ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Dështimi i shtetit nga propaganda mizore opozitare

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
____
A thua: “Kush do ta ndalojë këtë mizëri opozitare???”
Ky shkrim ngre shumë pyetje intriguese, por nuk e zgjidh në mënyrë përfundimtare çështjen e bajlozave. Kjo është vetëm një pikë kthese në jetën e tyre. Ndoshta këta bajloza të zi e të verdhë, këto shoshunja janë një mister që nuk do të zgjidhet kurr, si dhe ngjarjet të tjera në politikën e tyre. Apo ndoshta, sapo që çështja të jetë në arenën publike, fakte të tjera do të dalin në dritë e do të na sjellin pranë përgjigjes përfundimtare.
Autori këtij shkrimi është në kërkim të veprimeve e të së vërtetës… Në mënyrë të pashmangëshme, ju, lëxues, do të jeni gjykatësi themelor të këtij “testament politikë” të lënë përgjysmë nga bajlozat e zi të këtij shekulli. Drejtësia e jonë bashkohore është bërë e pazonja për një detyrë të tillë fisnike kombetare për shkak se i ka humbur të gjitha cilësitë e larta dhe është bërë e paaftë, jo – siç mendoj unë – se ia dëshiroj të keqën, por për shkak se këta bajloza janë shumë të dobët që të ngrihen kundër tyre.
Bajlozat i tmerron suksesi politik Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe deshirojnë t’ia nxijnë jetën çdo shqiptari. Pavarësisht nga pafytyrësia e pretenduar dhe pandershmëria e plotë, bajlozatë ishin ndihmë thelbësore për “Zajednicën e Serbisë” në objektivin e saj për burime strategjike – si minerale etj. Udhëheqësit e tyre u nervozuan. Thanë që ky sukses i tyre nuk duhet lënë pas dore prandaj duhet zbatuar taktika gebelsjane të “terrorit të zi”.
“Klasës së intelektuale” iu bëjë thirrje të marrin pjesë në shkrime e debate dhe për t’i shtypur me grushtin e hekurt atdhetar përfaqësuesit e bajlozëve të “agjitacionit për propagantë reaksionare”. Në fillim kjo thirrje duhet dëgjuar, por me kalimin e kohës gjithnjë e më tepër pasues janë afruar dhe për t’i pranuar mesimet e intelektualeve për ta ndaluar doktrinën e tyre.
Sa të mbrapshtë janë rritur e edukuar këta bajloza, me pabesinë e errësirës. Pastaj as vetë nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Gëlltisin turpin sëbashku me mallkimin. Kjo kohë e maskarenjve…
Me bajlozat e zi duhet të mirret drejtesia, sociologu, psikologu, psikiatri etj… Politika e tyre është si një libër, disa bajloza janë aty për një faqe, të tjerët për një kapitull, por ata të vërtetët e zinjë janë aty për të gjithë historinë… Pra, qysh në vargun e pas luftës (zbulojmë – pamë) bajloza, që paskan dalë nga istikamee kancelarive të tyre. Këto qenie të frikshme, fryma e së cilës u shpënda si murtaj kudo në parlamentë, dhe fryma e tyre e dëmtoi rëndë kombin….
Ajo që krijon habi në këtë politik të vjetër është fjala “bajlozat e zi” që krijojnë habi, e cila, ndonëse janë shpirtrazuar, nuk është fjala e moçme “antishqiptare”, që do të thotë politikanë (kryesishtë mishngrënës nëpër tepsi e kafiteri).
Me këtë nëntërrokësh nis nga politikat e vjetra të Brojës, Prapashticës, Ratkocit, Glloxhanit, Malishevës etj.. ose më saktë nga legjedat e vargëzuara të epikës së tyre “shqiptare” luftarake në mes tepsisë me mish e plonca. Bëhet fjalë për qeniet e bajlozave të frikshëm, më afër përbindëshit dhe njeriut si Millan Radojciqi nga Gjakova, Zvonko Vesilenoviqi dhe Rakiqi miku i Dardan Gashit (mjerë Drenica) që dalin nga guvatë për t’u ndeshur me tepsitë e mbushura me pilav e gullash dhe mezi erdhen në gjendje të maparshme, pas ndotjes prej gjakut të zi.
Sidoqoftë, për një politikë të tillë, bajlozat e zi vetëm një aleatë të mundshëm e kishin në Evropë. Kjo ishte Serbia sëbashku me Zajednicën. Në këtë mënyrë, vit pas viti, këto organizma që i quajmë me emri bajloza, na sjellin lëndë gjithnjë e më helmuese të cilat zor se do t’i kapërcejmë ndonjëherë.
Një tjetër motërzim i mundshëm. Në qoftëse se ka mjegull do të thotë se duhet të ketë edhe bajloza të zi. Vetëm nëpërmjetë aleancës me Serbinë do të bëhej e mundur ruajtja e parapavijës në parlament si një kryqëzatë e re opozitare. Përligjja për të ndërmarrë një ekspeditë të tillë ishte më e fortë se ajo e etërve tyre dikur. Asnjë nga bajlozat e zi nuk e kundërshtonë ta hajë bukën e turpit të prodhuar nga gruri i Lindjes; dhe plugu i parë i tyre quhet “TRADHETI”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu