ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Poezi kushtuar kritikut letrar Hasan Mekuli , shkruar në Burgun e Pozharevcit në vitin 1985 nga Januz Januzaj

Shkrime relevante

Shpërndaj

Januz Januzaj

Poezi nga burgu

FYTYRA

Hasan Mekulit

Sikur deri tash

Qëndro he burrë

Jeta gënjen pa masë

Jeta gjuan me rrasë

Ruaju prej vetvetes

Prej nacionalizmit

pa internacionalizëm

Prej internacionalizmit pa

nacionalizëm

Nëse ka

Ruaju atyre që të

betohen

Ruaju, sikur atyre që të

hanë

Mos i beso mëngjesit

Dita shpeshherë

mashtron

Pa hesap, pa nder

Si jeta.

*

Qëndro, he burrë

I fortë

Para fuqisë

I mençur

Para shpifjes.

*

Qëndro, para

njeringrënësit

Mbahu, ashtu

Para nishanit,

para kthetrave

Para dhëmbit

Qëndro, mos u përkul

Përball veriut

Dimër është.

*

Qëndro, po të mësyjnë

-Ty

Të sharë

Të shënuarin me emra

Që rrasen me mbeturina

Të mallkuarin pse lind

dielli

Pse vëllai e do vëllanë

Ty – Mekuloviqin!

Nacionalistin!

Irredentistin!

Burokratin!

Ty – vendorin!

Shkurtpamësin !

*

Cilët emra të mungojnë

Pa çfarë kryqëzimesh ke

mbetur

Cila lëkurë ka shpëtuar

Të gjitha këto prej

përgjimit

Je i vetes, i njerëzve

Ke një fytyrë një emër

Njëherë kemi lindur

Njëherë do të vdesim

Me dashuri në zemër.

Pozharevc, nëntor, 1985

Shënime për autorin

Januz Januzaj, i lindur në Lubozhdë, më 1 janar 1958, komuna e Istogut. Shkollën fillore të kryer në Vrellë, gjimnazin në Istog. Fakultetin e Drejtësisë të kryer në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1981, i dënuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë me 10 vjet burg, si njëri prej organizatorëve të Demonstratave studentore të marsit të vitit 1981. Pjesëmarrës i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e atdheut. Kryetar i Komunës së Istogut prej qershorit 1999 deri në dhjetor të vitit 2000. Njëri ndër themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këshillëtar politik në Ministrinë e energjisë e minierave 2004 – 2008 Drejtor i Drejtoratit të shëndetësisë e mirëqenies sociale në Istog 2008 – 2010.

Prej vitit 2011, Inspektor i burgjeve në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ka të botuara katër vepra:

1. Libri i lirisë – bashkautor,

2. Në rrugën e lirisë – ditar lufte,

3. Shqipëria ime – unë dhe Ramiz Alia dhe

4. Ngritja e historisë i martuar dhe ka tre fëmijë.

Jeton në vendlindje.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu