ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Everest i mahnitshëm j jetës sime, ndodhja para Dedë Gjon Lulit, njeriut të cilit i kam kushtu dramën e lavdishme të jetës së tij

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

____
NJI FOTO SA NJI PERJETSI!
____
Takimi me legjenden e kombit shqiptar, bash në truellin e Tij, perban nji emocion të jashtzakonshëm e të papërsëritshëm, që kam me e mbajtë me vedi nji jetë të tanë.
Me u ndodhë para Ded Gjon Lulit, njeriut të cilit i kam kushtu nji dramë, dramën e lavdishme të jetës së tij e me ia dorëzu atë në shpinë e tij, në naltësinë mbi 1000 metra, asht per mu nji Everest i mahnitshëm ndjesish.
Ded Gjon Luli personifikon malësorin, iliro-arbnorin-shqiptar, që mbas rreth 5 shekujsh, ringjalli flamurin legjendar të Kastrioteve.
Krejt afër tij, unë jam i vetëdijshem se pa ket Flamur, pa ket burrë që e valëviti në Malësinë tonë në bjeshkët e Alpeve tona, na sot kishim me qenë askushi, të shpërndamë në botë, si grek, si turq, si sllav, italianë, apo rumunë, siç ishim në pesë shekuj, siç janë kurdët sot nëpër shpijat e kojshive, porse kurrë shqiptar me flamur e me zjerm në voter.
Keine Fotobeschreibung verfügbar.
Prandaj sot, mbarë kombi, e sidomos diaspora shqiptare i falet nderës ketij burri me zemër të madhe e burrninë legjendare, që sakrifikoi gjithçka, edhe djelmt e tij në moshen rinore, për flamurin tonë, për kët flamur, të cilin kudo në botë e ngrejmë me krenari të ligjshme, sepse kallxon identitet…
Keine Fotobeschreibung verfügbar.
Pa flamur ska komb, as gjuhë, as identitet, je gjithmone jetim. Ti e pranon që flamuri të bahet nanë e babë, vetëm kur jeton mes popujve të tjerë, të ngjashem, nepër botë, te popujve që kanë nji flamur rreth të cilit mblidhen…
At Gjergj Fishta, poeti kombtar, në gjeninë e tij e ka pa menjiherë se Lahuta e Flamuri janë pagëzu në të njëjtin burim, prandaj edhe takimi i poetit me flamurtarin në këto troje, asht nji fatlumni e madhe e kombit shqiptar.
Mirnjoftje bijve të Malesisë tonë, Markut që më udhehoqi, si Virgjili Danten, në ket shteg të lavdishëm e Kolës që me shpjegoi çdo gurë të kësaj shpije legjendare, si Ciceroni i vërtetë i kohëve moderne.
Ist möglicherweise ein Bild von 2 Personen und Scheunentor
Ky asht truelli ku u ringjall flamuri, shpija ku çdo shqiptar nji here në jetë duhet me ba pelegrinash, truelli yne i shejtë, shpija e ringjalljes së flamurit të identitetit.
Së bashku me Mark Lucgjonajn, shefin „Per Diasporen“ në bashkinë – komunë të Tuzit u rritë ideja fisnike që dramen Ded Gjon Luli me e vendose në skenë ketu në Tuzin legjender me syte nga maja e Deçiqit.
Shpresa e madhe na mban gjallë ashtu siç mbajti edhe malesoret trima të flamurit të Kastriotit e na kena besim se në bashkpunim me bashkinë – komunë të Tuzit, me bashkinë e Malësisë së madhe, me bashkinë e Vjenës e me ndihmesën e malësorëve fisnikë kudo në botë, ta kthejmë heroin e flamurit në skenat e teatrove tona, ashtu si dikur koha e vendosi atë në skenen e madhe të teatrit të botës.
Prejt artistave shqiptarë nuk kërkohet sot me “shpikë rrotën e botës”, porse me mbrojte identitetin, flamurin e kombit.
Arti, në mes të tjerash ka aftesine per me nxjerrë sërishmi në dritë lavdinë e dikurshme e pyetjes së Markut, këtij shkrimtari e romancieri par Excellence shqiptar, nëse me të vërtetë e ardhmja e botës ka me qenë e poetëve, siç pata thane nji natë ma parë në panairin e librit, unë iu pergjigja:
„Patjeter lum Marku, sepse në çdo njeri vizionar ndodhet nji poet, e Ded Gjon Luli ishte poet njashtu në mënyrën e tij, poet i flamurit.“
Tuz – me 15.09.2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu