ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Çfarë po bënë Turqia për ne dhe çka po bëjmë ne për Turqinë?

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

“Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë… Ja si po kthehet “vëllau turk” me xhami në vilajetet e dikurshme osmane, duke e shkatërruar ardhmërinë shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës. 
Autor : Lirim Gashi
_____
Nuk kam asgjë kundër turqve, fesë së tyre, vullnetit të tyre politik, mënyrës së tyre të jetesës, kulturës së tyre dhe fshatrave e qyteteve të tyre të bukura.
Madje nuk kam asgjë kundër shtetit turk dhe rendit të tij politik, shoqëror dhe shtetëror, sepse çdo komb ka të drejtë të ndërtojë në mënyrë të pavarur mënyrën më të mirë dhe më të përshtatshme të jetesës.
Dhe këtu turqit janë të paarritshëm prej nesh në çdo aspekt, ndaj respekt dhe lavdi atyre për këtë.
Por në fund të fundit kjo është çështje e tyre.
Për mua është e rëndësishme që shqiptarët që jetojnë atje të kenë një jetë dinjitoze.
Por nëse dikush duhet të jetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë pala tjetër, atëherë duhet të jenë turqit shumë më tepër se ne shqiptarët.
Dhe shteti turk tregoi respekt për ne shqiptarët në shikim të parë kur e njohu Kosovën.
Por fatkeqësisht na nxori atë shërbim më vonë për hunde.
Sepse gjithçka që pasoi ishte një përpjekje e vazhdueshme e Erdoganit për ta kthyer Kosovën në një vilajet feudal turk.
Pra, gjithçka që pasoi ishte një përpjekje e tij e vazhdueshme për të fshirë kujtesën kolektive historike të shqiptarëve se kush ishte paraardhësi i shtetit laik turk, kush e krijoi atë shtet dhe rendin e tij shoqëror e shtetëror, kush e krijoi madje kombin turk dhe kush i transformoi hieroglifet dhe shkrimet osmano-arabe, që as djalli nuk mundi t’i deshifronte, në shkronja dhe shkrim latin ?!
Shteti dhe kombi turk u krijua nga Ataturku shqiptar dhe jo vetëm alfabeti i sotëm turk, por edhe gjuha moderne turke u krijua nga shqiptari tjetër, Sami Frashëri.
A ka shërbim më të madh se ky ndaj një ish-pushtuesi gjakatar që na ndaloi dhe shkeli mbi pesëqind vjet rresht mes tjerash shkronjat, gjuhën, alfabetin, kulturën identitetin dhe dinjitetin ?
Çfarë bëri Turqia për ne shqiptarët dhe Kosovën tonë dhe çfarë bëri për serbët dhe Serbinë e tyre?
Tek ne ndërtoi infrastrukturë dyfish më të shtrenjtë, sepse zvarranikët tanë analfabetë, lakmitarë, hajdutë e tradhtarë në krye të shtetit, që zëvendësuan uniformat ushtarake me garderoba politike, ishin gati të gjunjëzohëshin si skllevërit e jargavitur para Erdoganit dhe të zvarriteshin si kërmijtë drejt bythës së tij për ta puthur dhe lëpirë për para.
Prandaj e lejuan atë ta kthente Kosovën jo vetëm në një koloni klasike turke, por në një vilajet fetarisht më primitiv, radikal e fashist se çdo vilajet tjetër në Turqi.
A mund ta imagjinoni se çfarë favoresh i bënë zvarranikët tanë analfabetë, lakmitarë, tradhtarë dhe hajdutë Erdoganit, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Vuçiqit, Putinit dhe Dodikut, i cili ndërtoi mbi 1000 xhami në Kosovë dhe vuri në pikëpyetje besueshmërinë e saj tek aleatët kryesorë perëndimorë dhe transatlantikë që e bënë shtet, sepse ata sot nuk janë më të sigurt se çfarë duan në të vërtetë shqiptarët.
A duan të anëtarësohen në Ligën Arabe apo në Bashkimin Evropian?
Erdogani është shumë i zgjuar, fleksibël, i ëmbël dhe dinak.
Ai ulët në aeroplan për t’i çuar miliarda euro investime serbëve në Beograd dhe kur kalon mbi Prishtinë, ai ua hedh shqiptarëve nga ajri tre karamela, katër çokollata dhe pesë pelena, ndërsa ata shkrihen si akullorja në gusht nga lumturia dhe e quajnë atë baba të kombit.
Çfarë bëjnë serbët?
Ata i pranojnë ndihmat e tij me gjakftohtësi, me rezerva, me dinjitet, me krenari dhe pa zhurmë e mirënjohje të tepruar.
Në të njëjtën kohë ata nuk i japin atij as në ëndërr shansa imagjinare, për të ëndërruar për ndryshimin e identitetit të tyre etnik dhe fetar, e lëre më për të vepruar konkretisht kundër tyre.
Ne shqiptarët jo vetëm që e lejojmë të bëjë çfarë të dojë me ne, por për dashurinë që kemi për të jemi gati të ndryshojmë historinë, fenë, identitetin, madje edhe ADN-në tonë.
Veç kësaj, ne jemi gati që për hir të tij ta shpallim babanë e kombit Gjergj Kastriotin, tradhtar të kombit, ndërkaq pushtuesin e poshtër dhe gjakatar, Sulltan Muratin, çlirimtar dhe hero të kombit.
A ka tradhtarë më të mëdhenj të kombit dhe shtetit të tyre se ne në botë?
As zvarranikët nuk kanë kaq pak krenari, dinjitet dhe respekt për vetveten.
Ne shesim gjithçka për para, ndaj nuk duhet të çuditemi aspak pse jemi në këtë situatë dhe nuk kemi të drejtë ta fajësojmë askënd përveç vetvetes.
Sepse ne jemi armiqtë më të rrezikshëm të njëri tjetrit dhe të kombit e shtetit tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu