Nga: Rexhep Rifati
* Gëzuar ditëlindjen i dashuri vëlla, DioGuard, më dy vizitat e mija në Katundin Tënd, në Kalabri !
Në 83 vjetorin e lindjes, vëllait tonë të shquar arbëresh, Joseph J. DioGuardi, që për më tepër se tri dekada u vu në mbrojtje të popullit dhe çështjes së Kosovës, në luftë për lirinë dhe pavarësinë e saj, qoftë si anëtar i Kongresit Amerikan apo kryetar i Ligës- Shqiptaro Amerikane.
Ai gjithashtu u vu me gjithë shpirt e zemër në mbrojtje të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike, saherë që u shkelën apo edhe shkelen më tej të drejtat e tyre njerëzore e nacionale.
Me këtë rast duke i uruar shëndet dhe mirëqenie bashkë me zonjën e tij, në shenjë nderimi e respekti për këtë ish-kongresist dhe vëlla të shquar arbëresh, po sjelli sa foto nga vendlindja e prindërve të tij. Gjegjësisht shtëpia e tyre, pasi kahmot i kisha shtuar detyrë vetës, që gjatë udhëtimeve nëpër Kalabri, gjithsesi të vizitoj edhe vendlindjen e të parëve të tij.
Sepse, të jesh disa herë në Kalabri e të mos e vizitosh vendin e të parëve të këtij Arbëreshi të madh, më dukej si një lloj borxhi i veçantë ndaj njeriut që bëri aq shumë për popullin shqiptar e në veçanti për Kosovën. Kështu që gjatë vizitës që realizova në qytezën e Diogardit , që mban emrin KATUND (it. Greci) me shoqëruesit e mi, patëm rastin të shohim një vendbanim shumë të veçantë, ndonëse të shkëputur plotësisht nga të gjitha fshatrat arbëreshe, pasi i përket provincës së Avellinos, ku nuk ka vendbanim tjetër arbëresh. Në këtë ngulimet arbëresh ku ende për mëse 500 vjet ruhen shtëpitë e para të quajtura kalive, ndërsa të ardhurit e parë ishin ushtarakët e lart të kryetrimit tonë – Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Katundi është një qytezë tërheqës me rrugë të rregulluara ndërsa terracat e përmbushura me lule. Në njërin nga sheshet është i vendosur busti i Skënderbeut, ndërsa në pjesën e epërme të Katundit vizituam shtëpinë e Diogardit, ku bëheshin ca meremetime, ndërsa nga godina shkollore vërejtëm sesi vlonin zërat e fëmijëve ndonëse ishte e shtune, më 20 Korrik 2019.
Katundi karakterizohet nga traditat e lashta të identitetit arbëreshë , unik në të gjithë rajonin nga e cila është e mbrojtur me ligj. Në fakt, vendasit kanë ruajtur gjuhën e lashtë Arbëreshe së bashku me kulturën, zakonet dhe traditat origjinale gjatë shekujve. Dy herë isha në vendlindjen e prindërve të DioGardit, meqe rast hasem në një pritje shumë të ngrohtë nga motrat dhe vëllezërit arbëresh, si dhe ngritëm flamurin shqiptar në ballkonin e shtëpisë së prindërve të tij.
* Teksti e fotot : Rexhep Rifati. Autori i shkrimit është gazetar, udhëpërshkrues dhe njohës i çështjes arbëreshe