Shkruan: Florim Zeqa
Lajme nga Sporti
Ditë më parë, saktësiht më 15.09.2023 nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Kosovës në Rovato u themelua Klubi i Futbollit “NOLI PONTEGGI”. Ky klub i futbollit u themelua nga ish dy futbollist të dalluar në Kosovë dhe dy shokë të pandashëm edhe në emigrim, Arbër Llugaxhiu dhe Faton Berisha.
Në të kaluarën themeluesit e klubit “NOLI PONTEGGI” ishin futbollist të shumë skuadrave në Kosovë, si; Ballkani, Mushtishti, Liria, Dukagjini, etj, por ishin pjesëmarrës në shumë gara dhe turnire në nivel vendi.
Ndërsa këtu në Itali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizuan shumë turnire në Futboll të Vogël, duke ofruar rreth vetes me dhjetëra ekipe dhe qindra futbollist nga pjesë të ndryshme të Italisë si dhe me mijëra futbolldashës në përcjelljen e organizimeve të tyre dhe jo vetëm.
Suporti i tyre i përhershëm janë sponsorët, gjegjësisht pronarët e kompanive presitgjioze të bashkatdhetarëve tonë, si “Fratelli Berisha”, “Noli Ponteggi”, “TR Group Andrea”, “B.M.K.”, “RION PAVIMENTAZIONI” (me pronar Kujtim Sadiku) e shumë të tjera si këto.
Krahas kompanive, mbështetje të fuqishme morale këta dy veteran të futbollit kanë edhe nga bashkatdhetarët, në veçanti nga vëlllëzërit Berisha, vëllëzërit Llugaxhiu, veterani i futbollit Brahim Kolgeci dhe trajneri Loni Ber.
Vlenë për të theksuar se përkrahë Arbër Llugaxhiut janë edhe referët profesionist italian, kontributi i të cilëve është jashtëzakonisht i madh në mbarëvajtjen e turnireve.
Këta dy veteran të futbollit me themelimin e Klubit të Futbollit “NOLI PONTEGGI” në Rovato (Regione Lombardia-Itali) e realizuan ëndërrën e tyre të kahmotshme.
Mirëpo, themelimi i Klubit të Futbollit nuk është fjala e fundit e këtyre dy veteranëve të futbollit. Në të ardhmen e afërt këta dy veprimtar entuziast pritet ta formojnë edhe Ligën e Futbollit të Skuadrave Shqiptare në Itali, në të cilët do të aktivizohen ekipe gati nga të gjitha regjionet e Italisë.
Organizimi i Ligës së Futbollit burimin e ka tek dëshira e organizatorëve që t’i bashkojnë të rinjët edhe nga pjesët tjera të Italisë, me qëllim të njohjes dhe shoqërorizimit e të rinjëve mes tyre dhe lidhjen e bashkëpunimit mes organizatorëve të mërgatës nga të gjitha pjesët e Italisë.
Sikurse deri më tani edhe në të ardhmen Arbëri dhe Fatoni do ta zgjerojnë akoma më shumë bashkëpunimin me organizatorët e turnireve në rajonet, provincat dhe qytetet e tjera të Italisë siq janë Fadil Bajraktari dhe Florim Lumi (organizator të turnireve në Treviso) dhe shumë të tjerë.
Rrallë lindin ide kaq të qëlluara dhe briliante në mërgatën tonë. Andaj kjo ide e Arbër Llugaxhiut dhe Faton Berishës është për t’u përshendetur nga i gjithë komuniteti futbolldashës dhe jo vetëm, ngase kjo ide e unifikimit të shqiptarëve duhet pëshendetur edhe nga shoqatat dhe organizimet e tjera të mërgatës në Itali.