Sinan Kastrati, Suedi
Bardhyl Mahmuti ”Kemi me e vra edhe Kolonel Ahmet Krasniqin”, Shoqata ”Liria”, 21 shtaqtor 1998, Malmö
“Sipas Bardhyl Mahmutit komunikata numër 59 e UÇK-së në të cilën thuhej rrejshëm se Gani Geci me maskë po iu prinë forcave ushtarake dhe paramilitare serbe që po vrasin e diegin shqiptarët në Drenicë, paska qenë kerkesë e kërkesë e NATO-s dhe ShBA-së. Pra, sipas tij NATO dhe SHBA paskan rrejtë për Gani Gecin” (Nexhati Haziri)
Mos harro Bardhyl, ti ke thënë, ”Do ta vrasim …”. Askush nuk ta shton asnjë fjalë por as nuk e kemi ndërmend më të heshtim.
Kur të dalin dëshmtë me shpresë se ato nuk i keni burgosur, ku do të futesh kryet o struc?
Nëse e fsheh kryet, ”fytyrën”, e fut në ndonjë sholë të tualetit, prapanicën nuk mund ta fshehësh!
Për ty dhe juve, do të vije radha do të dalin në dritë të gjitha te palarat, e vrasjet do të zbulohen.
Ditët e mira po vijnë
Muaji shtator është muaji kur piqet rrushi, është muaji i Kushtetutës së Kaqanikut, muaji kur vritet Koloneli, Ahmet Krasniqi dhe muaj kur u linda unë.
Me profesor Enver Hysaj, Qerret, gusht 2023
Bardhyl, gjaku nuk bëhet ujë.
Fol Bardhyl:
-Kush dhe pse e vratë Kolenelin në Tiranë?
Ndoshta (nuk) ishte rastësi por pikërisht më 21 shtator, në mbrëmje, para 25 vjetëve, Bardhyli e tha një të vërtetë të madhe: Do ta vrasim Kolonel Ahmet Krasniqin dhe vërtetë e vratë Kolonelin pas 3 orëve, e vratë Ushtrinë dhe të ardhshmne e Kosovës, Bardhyli mbajti një fjalim të zjarrtë në qytetin më të madh jugor të Suedisë në Malmö dhe pas plot 25 vjetëve do të dëshmoj e mbroj njerëzit më të dyshimtë, do të dëshmoi në Hagë, shkruajtën e folën mediat në Kosovë.
Bardhyl, edhe unë po të them:
Ti je i pafytyrë, je gënjeshtar, je njeri i pasoj.
Po çtu desh ty të vish në Kosovë me Ali Ahmeti e fallangat komuniste, marksite, leniste, enveriste e naoiste?
-Me na ndihmua, do të thuash ti. Me e çlirua Kosovën me apo me e ripushtua?
Që nga muaji qershor nuk kam shkuajt as edhe një shkronjë shqipe për me e publikua në portalet tona sepse gazeta më më nuk kemi. Ato nuk shtyën më në Kosovë.
Kisha planifikua të shkruaj për pushimet (e mërzitshme) e udhëtimet e gjata në Kosovë e në Shqipëri, në korrik e gusht 2023, në Prishtinë, Pejë, Prizren, Vlorë, Sarandë, Qerret dhe në Rinas, eoroportin e Tiranë. Nuk isha në Tiranë e në Turjakë.
Nuk shkruajta as për takimet shumë të përzemërta që kisha me ish shokët studentë të gjeneratës së artë të studimeve (1975-1979), me Milazimin, Qahilin, Dijen e … Dushën.
Më mbetën pa shkrua edhe kujtimet për takimin me prof. Emil Lafen, zonjën Ninë, Gencin, djalin e tyre, në Sarandën e bukur në një mbrëmje përrallore gushti afër detit Jon, me valët e qeta plot ritëm, anijet e barkat e shumta. flladin e Jugut, muzikën, numrin e madh të turistëve që flisnin gjuhë të ndryshme, nëpër shetitoret me drun palma, erën e peshkut të pjekur, ujin ”Tepelena” e çka jo tjetër?
Nuk ka si ta harroj as takimin tjetër me prof Enver Hysajn në Qerret, takim krejt i rastësishëm e korespondencën me anë të letrave e mesazheve me Mirandën, pedagoge, qikën e profesor Enverit. Ishin momentet më të mira për mua të pushimeve sikurse edhe takimet me ish qikën e ish drejtorit tim, heroin e Kosovës, Halil Alidema, Yllkën e profesor Nuhi Rexhepin, ish asistentin e prof. Latif Berishës, i vrarë e masakruar nga paramilitarët serb më 1999.
Por ajo që më shtyri përsëri dhe më qoi peshë të shkruaj, është ”dëshmia” e Bardhyl Mahmutit në Hagë.
Në shtypin tonë, këto ditët e fundit u shkrua shumë për një ish ”ideolog”, për punë të pista se sa për ndonjë gjë të mirë.
Ai është Bardhyl Mahmuti.
Për letërnjoftimin e Bardhylit ka të shkruar kudo, natyrisht e majta shqiptare, Epoka e re, Kosovapressi, Zëri i Kosovës pra lpk-ja. Ata e ngrisin Bardhylin në katin e shtatë të qiellit kurse e djathta, e fut shtatë pash në tokë.
Bardhyli dëshmoi në Hagë. Ato që u publikuan mund të lexohen e kuptohen krejt ndryshe nga ata që e njohin Bardhylin dhe të pistat e Bardhylit, Xhavitit, Hajdinit e tjerë të lpk-së që edhe tash, edhe pse (vetëm disa) të mbyllur me shtatë dryra në Hagë, Kosova po ua sheh sherrin, po paguan të zitë e ullirit dhe miliona euro.
Me dy miqt e mi, ish shokë të ushtrisë: Mustafë Maxhuni dhe Musa Behrami, Vushtrri, gusht 2023
”Bardhyli nuk merrte përgjegjësinë që kishte thënë dikur për vrasjet e kryera me paramendim, për damkosjen e njerëzve, burgosjet dhe dhunën fizike që kanë ushtruar mbi viktimat e pambrojtura, të gjithë shqiptarë” dhe së pakut tash ta thonte të vërtetën, të kërkonte falje.
Bardhyli është një gënjeshtar sikurse dhe Jakup Krasniqi që ia kalojnë Pinokut.
Në Hagë edhe kësaj radhe u fol më së shumti për Komunikatën nr. 59 të UÇK-së” por nuk di a u tha ndonjë fjalë edhe për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit që Bardhyli e dinte.
Bardhyl, se sa ke qenë i informuar ti për ato që kanë ndodhur në fushën e nderit, në ”mejdanet” që i kanë pasur ai grup i vogël, që ti ke përfaqësua (jo për Hamzë e Adem Jasharin, sepse ata nuk ishin në Shtabin që ju e quajt ”Shtab i Përgjithshëm i UÇK-së” e as nuk kishin gradat e gjeneralëve, por ti përfaqësoje një grup e grusht të vogël që ishin me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep e Sylejman Selimin, Sami Lashtakun, Sokol Bashotën e … Fatmir Limën. Dhe nuk ishe ti i vetmi. Ishte edhe ”gjenerali” Bislim Zyrapi, ish spiuni jugosllav më vonë u bë Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së” dhe këshilltar ushtarak i Hashim Thaçit,
Bardhyl. para disa muajve të kam shkruajt një mesazh në numrin e telefonit mobil, në WatsApp. Ti ke dashur të flas dhe më ke thirrur por unë nuk e kam hapur telefonin, ndoshta kam gabuar. Arësyet ishin krejt private dhe personale por që lidheshin me ty, rreth vrasjes së Kolonel Ahmet (Hajriz) Krasniqit nga Zhilivoda, ish Ministër i Luftës dhe mikut tim.
Tash po të pyes publikisht:
Më 21 shtator 1998 në shoqatën “Liria” në Malmö, para një numri të madh të shqiptarëve që jetonin në Suedi kë thënë:
-Do ta vrasim edhe Kolonel Ahmet Krasniqin.
Fjalët I ke shti ngusht. Kur fjalët I shtin ngusht, vetëm kryet I nxjerrin (pop.)
Dëshmitë nuk mungojnë por videon që e ka njëri kur ti ke folur me afsh (emrin nuk mund ta them. Jeton në Malmö), ju, argatët e juaj, si të UDB-së jugosllave e keni zhdukur ose keni dhënë shumë të madhe të parave, për me e marrë ate e ndonjë tjetër, sikurse që keni dhënë shumë para për vrasjne e Kolonelit (fliten 250. 000 dollarë).
Në Vlorë, korrik-gusht 2023 me Pjerin Lleshin, pukjan dhe para Monumentit të Pavarësisë
Tek Monumenti i Pavarësisë në Vlorë
Bardhyl, ti do të mbetesh si një nga njerëzit më të rrezikshëm të kohës (1998, 1999) për dëmin që ia sollët Kosovës. Tash nuk je I rrezikshëm sepse më nuk të beson askush sepse të kanë cof morrat.
Njëri nga ish lpk-istët dhe më vonë drejtor i Qendrës Kulturore të Kosovës në Malmö, Naim Sadiku në një takim me mësuesit shqiptarë që punonim në Malmmö, (15, 16 mësues dhe të tjerë), kur unë u prezentova, dhe Naimi ma dëgjoi emrin mu drejtua:
-TI je Sinan Kastarti?
-Po, unë jam Sinan Kastrati.
-Ti ke shkruar kundër Hajdin Abazit (”Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti u betuan se do ta vrasin Ibrahim Rugovën dhe kol. Ahmet Krasniqin”)
-Po Naim, unë jam dhe unë kam shkruajtur, jo kundër Hajdinit por kam thën¨një të vërtete, po pse atëherë ti nuk reagove nëse unë kam thënë të pavërteta? Aso kohe ka reagua Hajdini dhe një grup prej katër vetash nga Halmstadi.
Pytja ime e raqdhës, para mësuesve shqiptarë dhe të tjerëv ishte:
-Naim, Bardhyl Mahmuti a ka thënë ”Do ta vrasim edhe Kol. Ahmet Krasniqin” në shoqatën “Liria” që edhe ti ke qenë nëse jo kryesori, ndër më kryesorët?
-Po! Për Bardhylin e din krejt BOTA. Ai ka thënë ashtu,”Do ta vrasim edhe Kol. Ahmet Krasniqin”. Ti e ke thënë vetëm të vërtetën dhe me kaq u mbyll ky debat për mos me Naimin.
Pas ndërrimeve në Qeveritë e Kosovës, Naimi u shkarkua. U shkarkua edhe Hadin Abazi, ambasador.
Perëndimi i diellit në Adriatik, Qerret 2023
Referencat:
”Bardhyl Mahmuti udhëton për në Hagë – do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin ndaj Pjetër Shalës”
”Bardhyl Mahmuti, dëshmitar i mbrojtjes në Hagë”, 18 shtator 09:52
Veprimtari Bardhyl Mahmuti do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Mahmuti me anë të një postimi në “Facebook”.
“Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor”, ka shkruar Mahmuti. Veprimtari i çështjes kombëtare sot udhëton për në Hagë, kurse dëshmia e tij fillon ditën e mërkurë.
Për fund Kryetari i Kuvendit, Konj-ufca e paska kujtua Xhevë e Fehmi Lladrvcin:
“Konjufca: Xhevë e Fehmi Lladrovci u bënë frymëzim për luftën heroike të UÇK-së“, 22 shtator 2023
por jo edhe Kolonel Ahmet Krasniqin i cili ishte shpallur Hero i Kosovës nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
O Konj-ufcë, ju i keni ndarë luftëtarët, të gjallë e tash edhe heronjët, të vdekur po i ndani.
Marre t`koft o faqezi!
Kështu bëre edhe në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku nuk e përmende Ibrahim Rugovën sepse, ju fara e keqe e rusit frikësoheni edhe prej të vdekurve
Ndërsa Ramushi u bë burrë dhe është më burrë se ju, spese ai iu thotë juve në sy.
”Në mbrëmjen e 21 shtatorit, 25 vjet më parë, u vra në Tiranë komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në 25-vjetorin e rënies së tij.
”Bardhyl Mahmuti: Unë nuk e kam shkruar komunikatën nr. 59 të UÇK-së”, 15 shkurt 2023
https://www.epokaere.com/bardhyl-mahmuti-une-nuk-e-kam-shkruar-komunikaten-nr-59-te-uck-se/
”Bardhyl Mahmuti: Nuk e kam shkruar komunikatën numër 59”, 15.02.2019 11:40
https://klankosova.tv/bardhyl-mahmuti-nuk-e-kam-shkruar-komunikaten-numer-59/
”Geci thërret në telefon Bardhyl Mahmutin, e pyet nëse e ka shkruar ai komunikatën nr.59”
”Komunikata 59, enigma që mund ta zbardhë vetëm Gjykata Speciale”, 21:19, 23/09/2020
”Komunikata nr. 59 dhe kërkim falja e Thaçit, reagon Bardhyl Mahmuti”
Një intervistë televizive e Presidentit Hashim Thaçi, bërë ditë me parë, ku i kërkoi falje Gani Gecit për komunikatën 59 të UÇK-së. Është Bardhyl Mahmuti, i cili zbulon se çka në të vërtetë përmbante komunikata numër 59, raporton Syri.net Kosova
https://lajm.co/komunikata-nr-59-dhe-kerkim-falja-e-thacit-reagon-bardhyl-mahmuti/
“Pasojat e dorës së fshehtë të Bardhyl Mahmutit po i vuan sot Kosova”, on: May 23, 2022
“Haziri ‘shpërthen’ keq ndaj dëshmisë së Mahmutit në Hagë – ja çka thotë për komunikatën e 59 të UÇK-së”, NGA: A.M. MË: 21 SHTATOR 2023 NË ORA: 21:48
”Kosova – Lufta në Lajme/ Shtator 1998: Bombardime, 100.000 refugjatë shqiptarë në malin Qyqavica”, Behlul Jashari, Prishtinë , Drini.us, 21 Shtator 2023
“Përgjegjës kryesor, Fatos Klosi dhe Kudusi Lame për vrasjen e Ahmet Krasniqit”, September 21, 2022
“FAKTE TRONDITËSE, A DO TË ARRESTOHEN HASHIM THAÇI DHE FATOS KLOSI PËR ‘VRASJEN’ E AHMET KRASNIQIT?”, 24/09/2018 REDAKSIAONLINE LINI NJË KOMENT
“Haradinaj kujton Kolonel Ahmet Krasniqin: Përgjithmonë në kujtesën historike“, 11:39, 21/09/2023
“Haradinaj: Fehmiu dhe Xheva, simbol i qëndresës për liri dhe pavarësi“, 22 shtator 2023
”Konjufca kritikohet nga LDK, nuk e përmendi kontributin e Rugovës gjatë fjalimit në Tiranë”, 27/11/2022 | 21:58
“Gjetje e verifikuar – zbulohet vrasësi i kolonel Ahmet Krasniqit“
https://www.ballikombetar.info/gjetje-e-verifikuar-zbulohet-vrasesi-i-kolonel-ahmet-krasniqit/
“Flasin dy personat që ishin në veturë me Ahmet Krasniqin, rrëfimi tronditës në detaje për vrasjen e kolonelit
“ULTIMATUMI QË FATOS NANO I DËRGOI KOLONEL AHMET KRASNIQIT”
Ushtaraku Rifat Haxhiu: Ja si u ekzekutua Kolonel Ahmet Krasniqi para syve të mi
“Shoqëruesi i Ahmet Krasniqit kujton momentin e vrasjes së kolonelit: Vrasësi nuk e njohu“, September 22, 2020 – 23:01
“Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë paralajmëron nisjen e hetimeve për vrasjen e Ahmet Krasniqit“, para 4 viteve
Malmö, 22 shtator 2023