ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Ikja si vlerë (?)

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Emin H. Daka, Skenderaj
_____
…Dhe Avokati tha:” …du’ me ju thânë nji sên’: Kur e ka sos’ me ikë…, krejt Derzhava s’ka mujtë m’e nxânë!”…
Këtë e dimë…
Paskanë kënduar gabimisht për heronjtë rapsodët, prej kohësh.
“Kajmi shok’të ma fort se mue…
Kajma Smajlin, kajma Zekën
Që s’kan’ ik’ e me m’lânë vetëm
Bashk’ me mue e kan’ ba dekën…” (Hysen Bajri)
Pastaj … “Me pas ikë s’m’u kish k’nue kânga”… (Syl’ Rezalla)
Po ç’të duhet kânga kur nuk mund ta dëgjosh në gropën e vorrit?! Nga kënga nuk jetohet. (Jetojnë shumë mirë nga kënga ata që këndojnë, por jo ata të cilëve u këndohet)
Por, dikush zgjedh këngën, dikush milionat. Dje, më 22 shtator, u përkjtuan disa që nuk ‘e kishin sosë me ikë’, po me ngulë në istikam. Këta që kishin ikur, dikush me një telefon te veshi, dikush duke përtypur çamçakez, dikush me syze dielli të zeza, disa me kravata e tesha kat, shumica me xhepa të fryrë me para haram parakalonin para varreve të tyre me merakun se si do të dukën në televizor, kur të jepën lajmet…
Po transformohemi si shoqëri. Po evoluojmë. Tash e tutje do t’u këndojmë heronjve që kanë ikur… Heronjve që s’ia kanë bërë kurrë ‘bam’ dhe pas mejdanit janë bërë milionerë…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu