ARKIVI:
24 Janar 2025

Aurel Dasareti e komenton dënimin e Zoran Vukotiq për dhunim seksual në kohen e luftës

Shkrime relevante

Sulmi i qenëve agresivë dhe dështimi i shtetit: një alarm për sigurinë e qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri

Nga: Luan Dibrani Një ngjarje alarmante ndodhi sot në Suharekë, ku katër...

Vuçiqi në Davos shprehet i shqetësuar “për politikën europiane për Kosovën!”

Gani I. Mehmeti A kishte këtë shqetësim Vuçiqi deri sot? Përse sot është...

Dëshirat dhe mundësitë reale të opozitës!

Florim Zeqa Ashtu sikurse pushtetarët edhe opozitarët, tubimet e para elektorale i...

Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre

Nga: Aurel Dasareti «Nipërit dhe mbesat janë pemët e jetës», na thoshte...

Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ I pari i ekzekutivit z Albin Kurti...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti, SHBA, ekspert i shkencave psikologjike e ushtarake
Koment shkrimit: 
https://www.botasot.info/politika-lajme/1621984/me-prerje-te-trupit-e-me-kafshime-te-ashpra-kundershtohet-denimi-prej-10-viteve-kerkohet-burgim-i-perjetshem-per-vukotiqin/

Dhuna seksuale që kryen barbarët serbo-çetnik ndaj femrave boshnjake në gjenocidin e vitit 1992-1995, dhe dhuna seksuale që kryen të njëjtët barbarë ndaj femrave shqiptare të Kosovës në gjenocidin e vitit 1998-1999, u përdor për shfarosjen e grupeve etnike, (thënë më mirë, boshnjakëve dhe shqiptarëve), për t’i shtyrë ata të largoheshin dhe t’i terrorizonin aq brutalisht sa të mos ktheheshin më. Një grua që terrorizohet  në mënyrën më të tmerrshme që njerëzit e zakonshëm as që mund të imagjinojnë, bëhet një kujtesë e fuqisë dhe gatishmërisë së armikut barbar për të pushtuar dhe shkatërruar.

Është turp që Gjykata Themelore në Prishtinë, terroristin e fëlliqtë, ndryshe birin e kurvës Z.V. e dënoi vetëm me 10 vite burg, në vend të dënimit me minimum burgim të përjetshëm (nëse atje nuk ekziston dënimi me vdekje). Ata “profesionistët” që e prunë këtë vendim komik i këshilloj të kërkojnë trajtim në klinikën psikiatrike.

Përdhunimi seksual është një armë e fuqishme në luftë që shkatërron shoqëri të tëra nga brenda. Përdoret me qëllim kundër armikut për të terrorizuar dhe kontrolluar shoqërinë. Gratë dhe vajzat janë rrëmbyer si skllave seksi dhe përdoren gjithashtu si “shpërblime” për ushtarët. Kjo përdoret si torturë, dhe në disa raste për përhapjen e qëllimshme të HIV-it.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu