ARKIVI:
17 Tetor 2024

Televizionet private në Kosovë, filiala të RTS-it, apo se si Ermal Panduri e përzuri nga sudioja Afrim Caken, një të burgosur të njohur politik!

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

Fatmir Brajshori – Tushi, Prishtinë
___
Është e dhimbshme, e mjerë ,shumë e shëmtuar ajo që ngjau mbrëmë në TV Dukagjini, në TVen e Ekrem Llukës një „ bisnismen“ që kryesishtë njihet si bashkëpunëtor ( në bisnis) me „ Braqa Kariq.“
Që tërthorazi do t‘thotë që ky televizion është edhe i këtyre Kariqëve.
1.
Të ecim hap pas hapi.
Nexhmedin Spahiu,të cilin e njohim të gjithë, si për t‘kaluarën e tij dhe synimet e tashme po ashtu të tija.
NEXHMEDIN SPAHIU NJË NATË NË KANALIN 10, e tha një të vërtetë të madhe.
Derisa debati po zhvillohej, për një moment Arben Ahmeti i tha:
„ Nexhë edhe ti e ke një televizion por ke dështuar me televizionin tënd!“
Nexhmedin Spahiu ia ktheu aty për aty:
„ Po sepse unë për TVen time s‘kam marrë para nga SERBIA!“
Dhe Nexhmedin Spahiu e tha një të vërtetë! Pastaj u dhez ai drejtori i kanal 10-tshit.
Po njësoj si ai Astrit Gashi të cilin askush nuk e di se kush e bëri „ gazetar?“. Sa për analista, me porosi të padronëve, ata janë krijuar dhe vetëm bisedat e tyre të kafeneve i kanë transferuar në studiot televizive, të financuara me para serbo – ruse.
Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sa qel e mshel sytë, elektoratin që ishte për Hilari Klinton, e ktheu në favor të Donald Trampit e s‘po t‘i kthen TVet si ato private në Kosovë dhe portalet e këtyre punëtorëve të spiunazhit serb, që na u kanë katapultuar për çdo mbrëmje si „ analista politikë.“
2.
Edhe unë jam Afrim Caka
Një farë udhëheqësi,i një emisioni „ DEBAT“ me emrin Ermal Panduri, që kishte dëmtuar shtetin e Kosovës, malet e Kosovës duke uzurpuar tokë, për Vilen e tij të ndërtuar, me parat që vetëm, Ai e di, nga i ka ngaqë me pagen e gazetarit,një luks të tillë s‘mundesh t‘ja lejosh vetës, e përzuri nga studioja e „ DEBATIT“ një të burgosur politikë ngaqë Ai fliste të VËRTETËN dhe dëshmonte për Radojqiqin, se ishte kriminel lufte që kishte vrarë tre shqiptarë në qytetin e Gjakovës!
Afrim Caka gaboj që tregoj se kush ishte Radojqiqi!
Nuk janë TVet private të Kosovës ku mund të shprehesh në atë mënyrë për Radojqiqin ngaqë financuesi kryesor i atyre televizioneve është pikrishtë Radojqiqi.
Ua tha troq Nexhmedin Spahiu!
Ermal Panduri e fton në TV mikun e tij Fatmir Shehollin. Ai kërcenon, shpif, manipulon por nuk guxon ta largojë nga emisioni.
E dini pse?
Sepse Fatmir Sheholli tregon pastaj si Nexhmedin Spahiu se nga i marrin parat Ermal Panduri me shokë; ata janë sot njerëzit më të pasur në Kosovë.
Kujtone Klan Kosova, pronarin dhe ku dhe nga kush kishte marrë licensen për punë!
3.
Kush ishin më të zëshmit në këto qëndrime:
„ Zajednica duhet gjithësesi të formojet!“
„ KFORi me marrë nën kontroll Veriun e Mitrovices!“
„ Kosova duhet me dhanë diçka!“
„ Lista Serbe është pjesë e jona!“
4.
Kur Serbia e kishte dërguar Kosovën në GJND me akuzën „ pavarsi e një anshme“ kishte bë një gabim shumë të madh dhe për këtë arsye, ajo kishte dal si humbëse ngaqë kishte angazhuar avokat dhe jurist serb dhe të huaj!
Serbia do ta kishte fituar procesin gjyqësor 100% sikur t‘i kishte angazhuar si mbrojtës të së drejtës së saj këta „ analistët e TVD, TV7, Kanali10, Klan Kosova, Tevë1 etj.
Më mirë t‘i kishte paguar atëherë se që i paguan sot.
5.
Vetëm një pyetje për Astrit Gashin dhe Ermal Pandurin:
Ju trimat e studiove televizive që bëni ciu viu para Fatmir Shehollit, ku ishit në kohën e luftës; ku ishin prindërit e juaj gjatë viteve të 80-ta; ku ishit Ju, kur nga Veriu i Mitrovices dëboheshin shqiptarët; ku ishit Ju që nuk shkonit me ja ngjitur për fyti Radojqiqit i cili për çdo ditë po ua shanë nënat?
Ku ishit?
6.
Edhe unë i bashkangjitem fjalëve të Afrim Cakës!
Tani u bëmë edhe ne dy; pra dy me dy!
Po presim se kush po vjen me na kap për fyti?!
Veç merrne edhe Radojqiqin me veti.
___

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. …!

    E ndoca ose percolla pak gjate mbremejes se dites se djeshme ate “debat televiziv” ne TV Dukagjini!

    Ne Kosova mbreterojne ligjet e pashkruara dhe te pashkelura te Xhungles, ku ai fare “trimi” Gashi, me “analistin” Mehmetaj, “moderatorin ” Panduri (milici) dhe shume te tjedre atje, me cdo cmim dhe me cdo kusht duat te lozin rolin e mbretit te xhungles.

    Gjakova dhe gjakovaret, ndoshta mund te kene mekate ose gabime te ndryshme individuale nga e kaluara e hidhur nen ish jugoserbosllavine.

    Por, gjithashtu Gjakova eshte qyteti i heronjve dhe deshmoreve te shumte te kombit dhe atdheut. Qyteti i tradites, kultures, patriotizmes etj.

    Asnje qytet tjeter ne Kosove nuk eshte vrare, masakruar, pergjakur dhe torturuar me shume se Gjakova dhe gjakovaret gjate luftes se fundit ne Kosove.

    “Burrat trima, intelektual dhe patriot” si Gashi, Mehmetaj dhe Panduri & Company: T´a bejne deken ( vdekjen) dasem per Bese!

    Afrim Caka dhe Gjakova, nuk jane vetem.

    Vec fola.

  2. Per z. Caka duhet patur respekt per te kaluaren e tij dhe sidomos per librin e tij te fundit. Por z. Caka duhet patur kujdes me reagimet. Prej se u be perkrahes i VV mori mendesine e tyre; u be fyes, prepotent, mendjemadh… Ai duhet ta dijë se nuk ka te drejte qe dikend ta fyej me “po flet si serb”. Ta kundershtojë nese ka fakte, por jo fyerjen ta bejë armen kryesore te kundershtimit te nje mendimi ndryshe.

  3. Afrim Caka ne ate “debat” nuk ka fyer aaskend, pervecse ka shprehur nje mendim te lire, i cili i ka helmuar ose revoltuar militantet e verber dhe fanatik te Hashim Thacit & Company, duke hedhur dyshime ne Mimoza KUSARIN etj.

    Thaci nuk eshte Zot ose profet i Kosoves, por vetem njeri qe ece si une, si ti, si ai, si ata…shkon me pshurre ose me dhie ne toalet, hane buke, pine uje…

    Dine me e trus zuzen para te huajve, dhe me ua cua gishtin te hunda disa shqiptareve neper studio televizive etj. Vakti e ha kashten, thote populli.

    Albin Kurti-gjithashtu.

    Ani ata fare Gashet, Mehmetajt, panduret etj—Pickin dim, si thone sllavet.

    • Une nuk thash qe ti i perket VV por e thash qe je bere perkrahes i saj dhe si i tille ke marrë tiparet e tyre, pra je bere perjashtues,prepotent, ofendues, mendjemadh. Per te miren tende do te ishte nese do te ndryshosh ne kete aspekt.

  4. Vetēvendosje ështē shumica, janē ajo pjesa e shēndoshē e e ndershme e shoqērisē . Prandaj nēse dikush më thotē që jam mbėshtetës votues apo anētar i saj unē ndihem shumē krenar e mē bēhet zemra mal qē jam aty ku janē atdhetarēt e tē ndershmit . Prandaj zt. CAKA ji krenar që je në mesin tonë , aty ku e ke vendin

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu