Ibrahim Kelmeni, Gjermani
___
Shumë herë më ka pyet Ibrahimi kurreshtar, dyshues, hulumtues, e kanë shqiptarët dhe serbët të përvijuar armiqësinë e tanishme shkaku i luftave të mëdha e të shpeshta në mes të popullit shqiptar e popullit serb, sidomos gjatë historisë rreth 1500-vjeçare, nga shekulli i 6-të deri në vitin 1870? Ibrahimi racional, iluminist, nuk ka ditë të përgjigjet. Fatkeqësisht edhe është tut me pyet publikisht historianë profesionistë, sepse pismileti kollaj të diskualifikon për serbofil e marionetë të Serbisë, nëse shfaq, qoftë vetëm dilema, nëse ndonjëherë shqiptarët dhe serbët kanë pas bashkëjetesë paqësore, të vetëvetishme, e jo të imponuar sepse pala e nënshtruar nuk ka pas kapacitete për t’u rrebeluar kundër pushtuesit e sundimtarit.
Ratësisht Miku FB-ukas, Burhan Lata, dje është marrë me këtë tematikë, i nxitur nga afishimi. Prandaj po i sjell komentin e tij dhe komunikimin pasues që patëm:
BURHAN LATA:
Sa më shumë që lexoj histori (lokale) aq më shumë më mbushet mendja që Osmania e ka lënë këtë fesat në mes shqiptarëve e serbëve. Fesati ka fillu kur Osmania i ka ‘dhuru’ Serbisë, (për ‘hatër’ të Rusisë), viset shqiptare (sidomos nga vitet e 1870-tave deri në vitin 1913).
Përndryshe, nuk kam hasur në ndonjë shkrim të librave historik për armiqësi të shqiptarëve me serbët (si popuj), para viteve 1870-ta.
Mallku i qoftë hordhive osmane që erdhen e na qorroditen popullin tonë, si askund më keq në Europë, e t’na lë përherë n’fesat me fqinj!
Sidoqoftë, shumë shtrenjtë – me gjak – e kemi pagu vendin tonë, sidomos Kosovën, shkaku turqve osmanë – mallku qofshin !
Megjithate, jam për të drejta të të gjithë njerëzve në Kosovë, të gjitha pakicave, normal, përfshi edhe serbët.
IBRAHIM KELMENDI:
Burhan, që dy-tre ditë më sjellet vërdall pyetja, cilat lufta janë zhvillua në mes të popullit shqiptar e popullit serb para vitit 1870, por tutesha me e bë. Ti tashmë paskëshe dhënë përgjigjen.
Të lutëm, pyete Profesorin Jahja Drancolli, meqë duket që e njeh personalisht.
Unë e shkarkova nga ENCYCLOPEDIA BRITANNICA (online) skedën për histori të Serbisë, për ta përkthye me Google, meqë nuk kuptoj anglisht, por është tekst i gjatë.
BURHAN LATA:
Miran Kelmendi, megjithëse disa të afërm të profesorit i njoh, profesorin Jahja Drancollin nuk e njoh personalisht.
Sidoqoftë, do ishte e mirëseardhur nëse profesori Jahja do merrte mundimin të sqaronte (shkurtimisht) marrëdhëniet e së kaluarës të të dy popujve, shqiptar-serb.
Unë kam lexu historinë e Perandorisë Bizantine, historinë e Perandorisë Osmane, Historinë e Ballkanit, Historinë e serbisë, dhe normal edhe Historinë tonë (që ishin libra bukur vuluminozë). Por, ASKUND nuk kam has në marrëdhënie të kqija në mes të popullit shqiptar dhe popullit serb, para viteve të 1870-ta.
Prandaj, për aq sa kam mësu deri tani, e fajsoj Osmaninë që na ka lënë në këtë derexhe neve shqiptarëve. Ajo jo veç që fali tokat e shqiptarëve fqinjve, por i ka shfrytëzu shqiptarët në çdo aspekt, i ka degradu e shpërfytyru ekonomikisht, kulturalisht, fetarisht…, si asnjë popull tjetër. Edhe i ka lënë përherë në fesat me fqinj. Me të gjithë fqinjët.
Prandaj them se, vëçanërisht ne shqiptarët, fort e sherrin ia kemi pa hordhive gjakatare osmano-turke që, me idologji islame, aq shumë dëme kanë bërë kudo që kanë shku. E më së shumti dëm turqit osmanë i kanë shkaktu shqiptarëve, që as nuk i ‘vrau’ (bile t’i asimilonte/turqizonte tërësisht, mbase do ishte më mirë për njerëzit që janë mbetë gjallë!!!), sesa që i la gjallë e për gazep, si popullin e vetëm në Europë (të krishterë) me shumicë islame.
Përkundrazi, në vend se Turqia (si vend me muslimanë) t’i ndihmonte shqiptarët (që tashmë ishin me shumicë të besimit islam, besim i imponuar nga turqit), shqiptarët u ndihmuan nga Austria dhe tjera shtete që njerëzit e tyre kishin (kryesisht) besim të krishterë.
(O tempora o mores).
Mësimet për historinë, sidomos të popullit tim, dhe mësimet për fetë, sidomos për islamin, sigurisht kanë bërë që unë ta braktis islamin.
Islamin e shoh si shkaktar të të gjitha të kqijave që i ka ndodhë njerëzve që i dua më së shumti në botë – shqiptarët.
[Vemendjesim: Burahni duhet të komentuar e komunikuar nga Iphon…]
***
Uroj të kenë vullnet të mirë të na informojnë konkretisht, ata që kanë njohuri, nëse nga shekulli i 6-të deri në vitet e 1870-ta ka pas lufta të mëdha e të shpeshta në mes të protoshqiptarëve dhe protoserbëve, rrjedhimisht në mes të popullit shqiptar dhe popullit serb.
Para 40 vjetëve e kam lexuar lexuar “Geschichte der Serben” (Historia e Serbëve), të Historianit austriak Konstantin Jireček, me prejardhje etnike çeke (ka qenë edhe ministër dhe rektori i parë universitar në Bullgari). E kam harruar përmbajtjen. Por nuk e di nëse e kam mbajt mend nga ajo Histori, se serbët e parë në Gadishullin Ilirik duhet të jenë ardh si luftëtarë mercenarë, të thirrur e të paguar nga Perandoria Byzantine, që të angazhohen në mbrojtje të Byzantit nga sulmet avare. Ata luftëtarë mercenarë duhet të kenë gjet ambint më të mirë për rrojtje, prandaj kanë qëndruar në Byzant, nuk janë kthyer më në vendlindje të tyre. Pra, nuk duhet të ketë pas invadim luftarak të serbëve të “karpateve” (siç e përdorim si pezhorativ), siç e themi dhe e shkruajmë kuturu, sepse nuk ka të dhëna për invadim pushtues serb gjatë shekujve 6-deri në 11-të, kur duhet të kenë filluar me krijim të etniosë politike e nacionale serbe. Apo?
Vetëkuptohet, ata mercenarë serbë në Byzant kanë gjet popullsi vendore. Cilës etni i përkiste, pas pushtimit romak të Iirisë në vitin 168 para E.s. Pra, bëhet fjalë për sundim gati 800-vjeçar romako-byzantin?
Ta marrim shëmbull Francën e tanishme. Përqindja e popullsisë me prejardhje kryesisht afrikane është shumë e lartë, edhe pse Afrikanët asnjëherë nuk kanë invaduar me luftë në Francë. Demografët parashikojnë që përqindja e tyre mund ta kalon shpejt 50 % e francezëve autoktonë, të cilët, në fakt, kanë qenë galë, por i ka romanizuar Perandoria Romake. Nacionalistët francezë tashmë po ndihet të rrezikuar nga afrikanizimi/islamizimi i Francës, prandaj është rrit armiqësi e madhe shoviniste ndaj imigrantëve afrikanë…
…Pikerisht kjo zotni Kelmendi…Edhe ngjarjet e fundit ne Bajnske te Mitrovices se bashku me pothuajse te gjitha ngjarjet dhe konfliktet tjera shqiptaro-serbe ne Kosove, jane produkt (prodhim) i axhendes ose doktrines se perbashket ruso-turke ne Ballkan dhe me large.
Qe nga”Kongresi i Vjenes” (1915), “Kongresi i Berlinit “( 1878) e deri me sot: Ruset dhe selxhuko-mongolet (turqit)-jane pajtua dhe kusuritur mes veti mbi kurrizin e thyer ose lakuar, apo mbi demin dhe fatkeqesine e shqiptareve.
Jahja Drancolli eshte matrapaz, konformist dhe oportunist i parikuperueshem….Nuk ka gje prej tij, mesa prej bores se parvjeme.
Me fjale tjera, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gervlla, Xhelal Svecla, Besnik Bislimi dhe tyrli tapuzi tjeter, jane vasal, caush dhe fetah turku. Si Hashim Thaci, Fatmir Sejdiu, Enver Hoxhaj (“profesori” ose “studenti” i Vjenes qe thoshte dikur se nese e fitojne gorillat ose cobanet e UCK-s luften, do kerkonte azyl politik ne Beograd, sot me “profesion patriot” dhe “profesor univerziteti”), dhe te tjere.
Nderkaq, bedeli, teveqeli, hajvani, matufi, mekshi dhe kau (kishku) i tredhun i Marecit, Behgjet Pacolli, eshte “baba” ose bosi i krejt zezonave ose fatkeqesive te Kosoves dhe shqiptareve, i cili ne nderkohe eshte edhe mik, partner dhe aleat i besuar i Putinit, Lavrovit, Vucicit, Daqicit etj.
Habite fakti, se si drejtesia, intelegjenca, politika dhe diplomacia nderkombtare, i mbyllin syte para atyre akteve dhe fakteve te kryera.
Gjermanet si duket kane jarani te madhe me tzrqit dhe ruset…?!
Ishalla jam anederr ose i gabuar! Amen, Amin….!