Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka siguruar prova dhe fakte që vërtetojnë se ajo që ndodhi të dielën në Banjskë ishte një plan i mirëorganizuar ushtarak për të pushtuar një pjesë të territorit në veri të Kosovës.
Maqedonci u shpreh se ai që në fillim u perceptua si një sulm terrorist, rezultoi në fakt një plan ushtarak që do të zbatohej gradualisht nga njësi paraushtarake të ndihmuara drejtpërdrejtë nga shteti dhe ushtria serbe.
Më 24 shkurt, një grup terrorist kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë policin Afrim Bunjakun, që tashmë është hero i Kosovës.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Milan Radojçiq, që ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe.
Kjo parti politike kishte shpallur ditë zie për terroristët, njëjtë siç ka vepruar edhe Beogradi zyrtar.