ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Pamja e rrejshme e luftës mes serbëve dhe shqiptarëve, në thelb është luftë mes ideologjisë klerofashiste dhe demokracisë

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Agim Morina, Londër
___
Është ironike, por aty ku nisi krimi gjenocidal i ideologjisë së klerofashizmit serb, në Kosovë, aty po don edhe me marrë fund kjo ideologji e me nisë procesi i çlirimit të mirëfilltë dhe demokratizimit të serbëve në përgjithësi.
Serbët e Kosovës sot janë serbët më të lirë nga të gjithë serbët që jetojnë në hapësirat e ish-Jugosllavisë, pra, edhe në vetë Serbinë autoritare e kriminale, por edhe në Republikën Serbe të Bosnjë e Hercegovinës, sepse jetojnë në një shoqëri të vërtetë demokratike, që u garanton të gjitha të drejtat.
Kjo pamja e rrejshme e luftës mes serbëve dhe shqiptarëve, në thelb është luftë mes ideologjisë klerofashiste dhe demokracisë. Bartës të ideologjisë klerofashiste të klasës politike në Serbi e kanë shpërdorë dhe po e shpërdorin çdo pore të historisë dhe të së tashmes serbe për interesat e veta kriminale, për me mbetë në pushtet e me grumbullu pasuri marramendëse, derisa populli serb jeton në varfëri. Demokratizimi i mirëfilltë i shoqërisë serbe do të nënkuptonte shkatërrimin e kësaj klase kriminale.
Pucnjava na Kosovu banjska ubijen policajac - Telegraf.rs
Edhe sulmi i fundit në Manastirin e Banjës, për Aleksandar Vucicin ishte llogaritë si një kartë patriotike e, me këtë, si garanci e fortë për fitore në zgjedhjet e ardhshme. Shkatërrimi i bandës terroriste është edhe djegie e kësaj karte patriotike. Kjo është arsyeja e shqetësimit të mirëfilltë të Vucicit dhe jo fati i serbëve të Kosovës.
Nëse dojnë dhe dijnë, serbët kanë një shans të madh që demokracinë dhe liritë që kanë në Kosovë të bartin edhe në pjesët tjera ku jetojnë serbët dhe të çlirohen nga autoritarizmi dhe ideologjia klerofashiste.
Vetëm kur të ndodhë kjo, do të kemi një Gadishull Ilirik të qetë, paqësor dhe një Serbi proeuropiane. Historia është edhe ironike, edhe e pamëshirshme: viktimën e dikurshme e kthen në shpëtimtare të tashme, të burgosurin e djeshëm në Serbi, kryeministrin Albin Kurti, e kthen në udhërrëfyesin e demokratizimit të sotëm të serbëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu