Nga: Klajd Kapinova , New York
“Mbrojtësi i rrejshëm të lëshon në kurth. Me ose pa dashje, disa mbrojtës të standardit të sotëm janë të rrejshëm. E trajtojnë si lule mos më prek. Çdo vështrim kritik të tij e shohin me drithërimë, e përjetojnë si lëndim. Çdo përmendje e gegnishtes ua çon flokët përpjetë, thua pasuritë e këtij dialekti nuk janë gjuhë shqipe. “Mos e rrok fort, se po ia da frymën”!, thotë populli. E rrokin nga dashuria për shqipen, apo nga ndonjë dashuri a nostalgji tjetër? Gjuha, nuk mund të përparojë e shkëputur prej ligjërimit të rrjedhshëm popullor. Nuk mund t’a ruajë freskinë, e mbyllur me shtatë palë dryna. Është qenie e gjallë, rikrijohet çdo ditë. Nuk mund të mbijetojë në formalinë. Në mos u çeltë shtegu për reformë gjuhësore, mbetet hapur rruga për anarki gjuhësore. Te shkallëshkallshme. Për “rebelim” të heshtur kundër gjuhës zyrtare. Spontan, të rrëmujshëm, të ç’organizuar. Më fort se sot, pasojat do të dhembin nesër, kur do të jetë vonë. Uroj të jem gabim, por ndeshtrasha kështu thotë. “Fanatizmi pjell herezinë”, na kujton Niçja me gojën e Zarathustrës. Lasgushi thoshte “kam frikë nga historia”. Fanatikët “Mister njet” s’kanë frikë nga historia? S’e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë Kohën? Pse kaq armiqësi ndaj ndryshimit, ndaj një reforme që s’kërkon përmbysje, përkundrazi, kërkon ringritje, rijetësim, ose, po të përdor një fjalë të huaj, “rivitalizim” të kryevlerës, që na njëjtëson si shqiptarë? Nga syri i cilit Big Brother druhen sot, apo dikush e ka Big Brotherin brenda vetes? Rishtazi na shti në mendime Niçja, me Zarathustrën: “A di të bëhesh gjykatës dhe xhelat i ligjit tënd?”. Heshtja për të keqen të bën pjesë të së keqes. Unë nuk dëshiroj me u ba pjesë e së keqes. Unë kam frikë nga historia. Prandaj flas.” – Mehmet Elezi, studiues, publicist1
Hyrje dhe dalja me guxim tek e vërteta
Autori i shumë librave seriozë historikë etj., studiuesi dhe publiçisti cilësor dhe bashkëkohor Kastriot Myftaraj, i del zot gegnishtes, sepse vetë gegët duan të fshehin të vërtetën e tyre historike, mbasi i ekspozon ato gjatë dekadave të kaluara si bashkëfajtor të gjuhës së tyre amtare gegë.
Shkrimi i hollësishëm studimor i Kastriotit Myftaraj, është gjithëmonë aktual sot dhe për gjeneratat e reja apo dekatat e ardhshme, që do të popullojnë apo banojnë Shkodrën me rrethina.
Mendoj, se sipas logjikës futuriste kritika realiste nuk do të ketë ndikim në reagimit pozitiv për ringjalljen apo ripërtëritjen e gjuhës amtare të lashtë geg, sepse po vijojnë të flasin dhe shkruajnë me intensitet pa ndërprerje 24/7 dhe 365 ditë të vitit gjuhën letrare toskësishte, të imponuar me dhunë politike dhe fizike nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Faqja Pro Gegnishtes, në rrjetin social Facebook (lexo Fakebook) apo Grupi në rritje i tij, i përbërë 99.99% nga banorët geg me ose pa shkollë, fatkeqsisht nuk duan që të hapet kjo histori-plagë reale e cila ishte dhe mbetet edhe sot e shëmtuar, por duan që ata që e kanë bërë këtë masakër të vetëdijshme politike gjuhësore asokohe me ndërgjegje Nënshkrimin Kundër Gjuhës Amtare Gegnishte të vijojnë të nderohen dhe respektohen, për inerci të shprehjes absurde, se shkodranët nënshkrues të persekutimit të gjuhës geg, janë zotni me emër të mirë të qytetit tonë…
Gegët ndër shekuj
Sikurse dihet përcaktimi gegë, është klasifikim nën-etnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi lumin Shkumbin (në Shqipëri) ose folësit e gegnishtes. Trojet e banuara nga gegët janë të miënjohura historikisht dhe gjeografikisht si shtrirje territoriale me qendrat e tyre të banimit qysh në kohërat e hershme.
Sot fatkeqsisht, gegnishtja si gjuhë nuk zotëron status e saj zyrtar si gjuhë e shkruar, lexuar, studiuar etj., e gjuhës shqipe. Ajo ka dekada që nga komunizmi është future në gjuhët e vdekura të njerëzimit.
Për më tepër gegnishtja në vetvete ka 2 nëndialekte, që gjeografikisht ndahen te kufiri i lumit me emrin Shkumbin. Gegnistja veriore shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë, në Pukë, në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakovës, në të gjithë Kosovën, në Maqedonin e Veriut, në Malësinë e Dukagjit, në Malësi të Madhe (në të dy anët e kufirit të Malit të Zi me Shqipërinë), në qytetin Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajës dhe të Ulqinit; ndërsa gegnishtja jugore, shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasonit (Elbasanit), të Durrësit, të Tironës (Tiranës), të Krujës, të Matit, të Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonisë Perëndimore, nga zona e Dibrës deri në Shkup dhe Kumanovë. E thënë ndryshe Kufiri natyror në mes të gegnishtes dhe toskërishtes, është lumi Shkumbin në Shqipëri të Veriut, e cila sikurse dihet përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim.
Historia dhe personazhet geg të Kongresit të Zhdrejt apo Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Kongresi i Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, u mbajt në Tiranë dhe zgjati 6 ditë nga 20-25 nëntor të vitit 1972, me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe me praninë e 87 delegatëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë, pra nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Nëse shikohet me shumë kujdes qëllimi i mbajtjes së saj, lexohet shumë lehtë, se ai ishte një tubim i mirëfilltë politik komunist “shkencor” gjithëkombëtar dhe jashtë saj, për të rritur artificialisht sasinë dhe shtrirjen gjeografike gjithëshqiptare pavarësisht se si e sa ato e flisnin gjuhën shqipe. Propaganda dhe zhurma për ato asokohe kishte më shumë rëndësi se sa dhuna gjuhësore e pakicës toskë, kundër shumcës geg në trojet etnike shqiptare…
Kjo mbledhje e madhe partie, u thirr gjoja për të nxjerrë përfundimet e diskutimit të “gjerë”, për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, që kishte filluar në vitin 1967, pas botimit të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” që ishte asokohe në projekt.
Sikurse shkruan dhe studiuesi Myftaraj, del se aty u mbajtën 150 “kumtesa” me referime, të cilat me shpejtësi rrufeje janë botuar në dy vëllime si njolla turpi në faqen e zezë të historisë së popullit tonë: “Kongresi i Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” I, II, Tiranë, 1973.
Kongresi politiko-propagandistik në fjalë, ishte natyrisht më e keqja që mund të pritej nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, i cili përgjithësisht kishte prirjen t’ i bënte keq, duke qenë se gjithçka e shikonte nën prizmin e tij të shtrembër stalinist.
“Stalini, ati ideologjik i Enver Hoxhës, para vdekjes e shpalli veten edhe gjuhëtar.” – Kastriot Myftaraj, Tiranë, Shqipni, 2012
Produkti i Kongresit të vitit 1972, duhet rishikuar ose anulluar menjëherë, duke e shfuqizuar… edhe për shkakun se ata që e morën vendimin nuk e kishin nivelin shkencor, për të marrë vendime të tilla.
Është krijuar miti intelektual, sikur delegatët e Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit, që vendosi për standardin e gjuhës shqipe, që është në fuqi edhe sot (viti 2023), qenë “specialist” të gjuhësisë.
Mjafton të shikosh biografinë e “intelektualëve” apo delegatëve të Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që të bindesh se ata nuk kishin formimin e duhur akademik dhe intelektual, për të marrë një vendim afatgjatë mbi standardin e gjuhës shqipe.
Sipas një investigimi kritik dhe studimi në detaje, që studiuesi realist Kastriot Myftaraj ka bërë me shumë kujdes, del se: “Nga 87 delegatët e Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan Rezolutën për standardin e gjuhës shqipe, 72 nuk kishin asnjë gradë shkencore!!!
Nga 15 nënshkruesit me grada shkencore, pesë prej tyre nuk i kishin ato në gjuhësi. Këta qenë: Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Bedri Dedja, Josif Ferrari, Zihni Sako.
Nga pesë gjuhëtarët me titull “profesor”, njëri, Androkli Kostallari kishte diplomuar për rusisht. Ndër delegatët me tituj shkencorë, kishte pesë docentë dhe shtatë bashkëpunëtorë të vjetër shkencorë.
Ndër bashkëpunëtorët e vjetër shkencorë, njëri Osman Myderrizi, nuk kishte as diplomë të shkollës së mesme. (!!!!)
Pjesa më e madhe e delegatëve qenë shkolluar në Bashkimin Sovjetik dhe gjuha e huaj e vetme që njihnin mirë ishte rusishtja.
Në fakt, për shkak të pranisë së delegatëve nga trojet shqiptare në Jugosllavi, të shkolluar në Beograd dhe në shkolla ku gjuha e parë pas shqipes ishte serbokroatishtja, mund të thuhet se 80% e delegatëve nuk zotëronin mirë asnjë gjuhë të huaj përveç këtyre dy gjuhëve sllave.
Madje edhe në vitin 2008, pra 36 vjet pas Kongresit, nga 87 delegatët e Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit, 37 prej tyre, nuk përmbushin kriteret e vëna për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, do të thotë nuk kanë marrë grada shkencore!
Kjo shifër do të dilte edhe më e lartë nëse llogaritet se disa delegatë të Kongresit të vitit 1972, kanë hyrë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar thjesht si shkrimtarë mediokër të realizmit socialist si Ali Abdihoxha, Fatmir Gjata, Llazar Siliqi, Shevqet Musaraj, Sterjo Spasse, Dhori Qiriazi.
Nëse Fjalori Enciklopedik Shqiptar i viteve 2008-2009 do të ishte bërë në 1972, atëherë 55 delegatë të Kongresit, nga 87, nuk do të mund të përmbushnin kriteret për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik!
Merret vesh, firmëtarët e Rezolutës nuk përbënin një forum serioz shkencor. Apologjia e tyre do të kishte qenë nëse ata, pas rënies së regjimit komunist do të kishin thënë se vepruan në rrethana emergjente dhe të kërkonin që të mbahej një kongres i mirëfilltë shkencor për të vendosur standardin e gjuhës shqipe.
Disa prej tyre në fakt e kanë thënë këtë gjë. Por pjesa më e madhe qenë përzgjedhur nga regjimi komunist të tillë që nuk kanë as minimumin e deontologjisë profesionale, dhe nuk mund të pritej tjetër gjë prej tyre, se profesioni bazë i tyre është ai i sharlatanit.
Në vend që të mbanin qëndrimin e thënë më lart, ata pas vitit 1972 dhe madje pas vitit 1990 vazhduan që të shpërblejnë njëri-tjetrin me grada dhe tituj shkencorë që në thelb nuk qenë gjë tjetër veçse një ritual i zbatimit të “religjionit” të krijuar në 1972, në trajtën e standardit të gjuhës shqipe.
Nëse sot, në vitin 2012 (kur është publikuar stdudimi i Kastriot Myftaraj) do të mblidhej një forum prej 87 vetësh me një përbërje të ngjashme me atë të vitit 1972, nga pikëpamja e kualifikimit shkencor, dhe do të diskutonte për standardin e gjuhës shqipe, ai do të kritikohej si joserioz, joprofesional, qesharak, madje edhe nga ata firmëtarët e mbetur gjallë të Rezolutës të vitit 1972. (Kastriot Myftaraj, “Biografia e fshehur e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972”, EuroAlbemigrant.com)
Gegnishtja e persekutuar qysh në kohën e Perandorisë Islame Otomane dje dhe sot
Autori shkodran i Grupit Pro Gegnishtes, shkruan sa më poshtë: “As turku për 500 vjet, nuk i bani dam gegnishtes sa i bani për 40 vjet regjimi komunist”. Citali i mësipërm është marrë nga faqja Pro Gegnishtes.
Unë mendoj, se duhet të jemi të kujdeshëm dhe të mos i paraqesim në media (show televiziv, gazeta, revista dhe website) dhe opinone publike, mes njerëzve apo simpoziume kulturore dhe shkencore ish pushtuesit shumë shekullorë mizor otomanë si xhelatë të butë, “përparimtarë”, “paqësore”, që erdhën nga Azia në trojet e Arbërit me daulle të zhurmshme, taborre të mëdha ushtarake të armatosur deri në dhëmbë, me ekspedita kriminale ndëshkimore, të cilët kudo mbulohen trojet tona me gjakderdhje, shkatërrime totale… Ata nuk erdhën për të na ndihmuar apo shpëtuar ne asokohe, me hap rrugë, shkolla, ndërtuar ura, universitete, qendra kulturore, shtypshkronja, spitale, rindërtuar qytetet dhe fshatrat, ngritjen e ushtrise dhe shtetit etj., arbëror!!!?
Le të vazhdojmë argumentin tonë për gegnishten dhe kalvarin pambarim të saj ndër shekuj deri në ditët tona…
Në kohën e Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, nuk ka pasur shkolla shqipe, se me dekret otomanët antishqipe, me ndihmën e 39 kryeninistrave muhamedanë me origjinë shqiptare nuk i kanë lënë të parët tanë arbërorë në trojet e veta të kenë ligjërisht shkolla shqipe, sikurse serbët, grekët, sllovenët, maqedonasit, kroatët, etj., duke qenë i vetmi vend i pushtuar nën otomanizëm, ku shqipja Nuk u lejua që të ushtrohej me ligj.
Nga ana e tjetër, për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se Perandoria Xhihadiste Islame Osmane, nuk njihte në zotërimet e veta si etni autentike apo kombësinë arbërore-shqiptare, por vetëm komunitete fetare, sit ë vetët myslimanë (islamë), rumët (sikurse njiheshin asokohe ortodoksët) dhe latinët (popullsinë etnike vendase pra, katolikët).
Në këtë mënyrë, del se edhe arbërorët (shqiptarët) ishin grupuar në këto tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si një njësi kompakte kombëtare më vete.
Pra, teorikisht dhe praktikisht otomatë kishin mohuar gjuhën dhe identitetin e shqiptarëve askohe deri në vitin 1912, kur na japing Pavarsinë, meqenëse Perandoria e tyre ishte tjetërsuar për shkak të plasaritjeve, dhe konflikteve të brendshme familjare, korrupsionit, vjedhjeve, homoseksualitetit të pasuesve perandorak të Osmanit…
Popullsisë shqiptare, asokohe u lejohej ushtrimi i funksioneve arsimore-kulturore vetëm në gjuhët turko-osmane, greke dhe latine-italiane. Kështu, te popujt fqinjë ortodoksë sllavë u ruajt, kundër vullnetit të Patrikanës greke, tradita e përdorimit të gjuhës popullore në kishë e në arsim, shqiptarët ishin privuar nga përdorimi i gjuhës amtare shqipe në kisha e në arsim, ku komunitetet e tyre fetare ishin të varura nga tri qendra të ndryshme të huaja kishtare e kulturore.
Nga burime historike shohim se institucionet primitive kryesore arsimore që u shfaqën në periudhën e sundimit barbar islam osman në Shqipëri, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, ku mësohej gjuha si primare gjuha osomane dhe arabe.
Ndryshe për të njëjtën periudhë në vendet e përparuara të Europës, shohim se në fillim të shek. XVI, feudadalët “shqiptarë” të otomanizuar dhe islamizuar hapën në disa qendra të Shqipërisë, kryesisht pranë xhamive, shkolla fillore ose mektepe, ku për cudi në vend të gjuhës amtare shqipe, mësuesit-hoxhallarë u mësonin nxënësve islam leximin e librit të tyre kur’anin dhe shkrime të shenjta me shkronja arabe, e njëjta metodë sikurse ndodh ende sot në vendet radikale islame aziatike, afrikane, lindjen e mesme dhe pellgun arabik.
Pra, niveli kulturor dhe mësimor në Shqipërinë Islame Otomane, ishte i njëjtë me metodat dhe pedagogjinë islame të kohës e cila fatkeqsisht është rishfaqur pas peridhës post-komuniste në trojet shqiptare, ku sot domonjnë shkollat e mirëfillta kur’anore si kopje të bendeve ku ushtrohet edhe në ditët tona ligji i Sheriatit.
Në shek. XVII kur ndodhi islamizimi i dhunshëm masiv i shqiptarëve me shpatë, kur’an dhe gjak, filloi të shtohej numri i mektepeve dhe shkollave kur’anore, që hasen tani edhe në disa fshatra.
Kështu, nga historia e hidhur e trojeve tona etnike shqiptare mësojmë, se pranë mektepeve në qytetet-katunde kryesore të prapambetura të vendit u çelën edhe shkolla të një shkalle më të lartë prapambetjeje, si medresetë, ku nxënësit mësonin gramatikën dhe leksikun e arabishtes, të persishtes dhe të osmanishtes, retorikën e letërsisë orientale dhe doktrinën e huaj islame.
Numri i nxënësve në këto medrese ishte shumë i madh, ku përgatitja e fëmjëve “shqiptarë” (arnautë) bëhej direkt nga klerikët radikalë, që shërbenin në institucionet e kultit islam dhe në aparatin shtetëror otoman të kohës.
Fatkeqsisht, asokohe në tokat shqiptare u krijua një shtresë “intelektualësh” të pajisur me kulturë islame ose shpërlarje masive të trurit, disa prej të cilëve fatkeqsisht kishin studiuar edhe në medresetë e Stambollit, të Aleksandrisë (në Egjipt të Afrikës Veriore, ku shtriheshin territoret e pushtuara nën sundimin islam otoman), ose të Bagdatit në Iraq.
Ndryshe nga sa thamë më lart, shumë katastrofike ishte gjendja e arsimit të popullsisë së krishterë, e cila nuk gëzonte mbështetjen e shtetit e i nënshtrohej diskriminimit të hapur kombëtar, fetarë dhe gjuhësor, ku u mohohej hapur përdorimi dhe studimi gjuhës amtare shqipe në shkollat amtare.
Ortodoksët dhe katolikët kishin pak shkolla fillore (fetare) që ishin ngritur zakonisht pranë ndonjë manastiri ose kishe dhe në raste të veçanta pranë ndonjë fshati.
Shkollat katolike ishin nën drejtimin e kishës katolike me qendër Romën, e cila filloi të përdorte gjuhën fshehurazi gjuhën shqipe në shkollat fetare katolike. Në këto kushte dhe rrethana të reja u hapën disa shkolla të tilla, ku mësohej edhe gjuha shqipe dhe ku shërbenin si tekste mësimore katekizmat e hartuar nga shkrimtarë klerikë si arqipeshkëvi imzot Pjetër Budi etj.
Këto shkolla shqipe, ishin ngritur kryesisht pranë famullive dhe manastireve. Kështu mësojmë nga burimet historike të kohës, se një shkollë shqipe funksiononte qysh në vitet 1628-1675 në Pedhanë, dhe po në atë kohë edhe në Blinisht (të dyja në rrethin e Lezhës), si dhe në Kurbin (rrethi i Krujës).
Në vitet 1669-1670 funksiononte një shkollë katolike në gjuhën shqipe edhe në Himarë (Shqipëria e Jugut). Në Pedhanë e në Blinisht, u krijuan më vonë edhe shkolla më të larta, gjimnaze, ku përdorej gjuha shqipe.
Këto shkolla u ngritën nga murgj të Urdhërit Françeskanë, të vendosur në Shqipëri në fillim të shekullit XII. Shkolla të mesme shqipe katolike ku flitej gegnisht, u hapën edhe në Janievë të Kosovës (viti 1671), në Velje të Mirditës (1699), në qytetin e lashtë të Shkodrës (1699) etj.
Në këto shkolla të mesme nxënësit, që ishin destinuar për t’u bërë klerikë, studionin teologjinë, gjuhët latine e italiane, gjuhën geg shqipe dhe disa prej tyre dërgoheshin për studime më të larta në Itali. Mësimi i gjuhës shqipe në këto shkolla, edhe pse tepër i kufizuar, si pasoj e kufizimeve otomane asokohe dhe theksoj se ishte në interes të popullsisë vendase, që i përkrahte ato.
Nga burimet historike mësojmë, se gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kërkesën e krerëve të vendit dhe kur në vitin 1648 shkolla e Pedhanës u rrafshua nga një ekspeditë ndëshkimore osmane, banorët e fshatit e rindërtuan atë përsëri.
Zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe në shek. XVII u pengua direkt për shkak të ndjekjeve të qeveritarëve osmanë të ndihmuar nga spiunët shqiptarë, që tregonin se ishinn hapur shkollat shqipe. Megjithatë, në shek. XVII, në shtresat e larta të shoqërisë shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerëzve të kulturuar dhe që kishin mësuar disa gjuhë të huaja dhe gjuhën vendase shqipen.
Në çerekun e parë të shek. XVII imzot Pjetër Budi arqipeshkëv në disa relacione ai shprehej shumë ashpër për një pjesë të klerit të lartë katolik shqiptar, që tregohej indiferent dhe mospërfillës ndaj lëvrimit të gjuhës shqipe, si dhe ndaj gjendjes së mjerueshme kulturore të grigjës apo më saktë popullit të vet.
Rrethana më të favorshme për arsimin shqip u krijuan, kur në fronin e papës në Vatikan erdhi Klementi XI, me origjinë shqiptare. Me nismën e tij u mblodh më 1703 Koncili i Peshkopëve (Ipeshkvinjëve) të Shqipërisë, që njihet me në histori emrin “Koncili i Arbërit”, i cili vendosi të përhapte letërsinë fetare në gjuhën shqipe. Kjo shtoi interesin për gjuhën shqipe dhe kështu mbas 8 vitëve dhe më saktë në vitin 1711, mësojmë se në shkollën e Montorinos në Romë u hap edhe Katedra e Gjuhës Shqipe…
Edhe në shekujt apo vitet e mëvonshme shkollat e para shqipe të hapur pranë kishave katolike në Kosovë dhe Shqipëri, i kanë mbyllur mënjeherë otomanët me gjak dhe hekur, duke vrarë pa mëshirë mësuesit klerikë katolikë në rrethana dhe pusi të ndryshme…
Otomanët e komunistët apo komunisto-otomanët dje dhe sot
Pra, nga përvoja e përgjakur dhe e hidhur historike e popullit tonë ndër shekuj dhe deri në vitet 1990, mësojmë nga faktet konkrete, se otomanët islam dhe komunistët të pafe janë njësoj në forma dhe metoda radikale antishqiptare dhe anti-gjuhësore geg dhe nuk mendoj se duhen paraqit pushtuesit si më të butë se sa nazi-komunistët 1944-1990.
Në kohën e Rilindjes Kombëtare apo Rizgjimit të Ndërgjegjës Kombëtare Shqiptare, abetaret në gjuhën amtare shqipe, të shtypur jashtë shtetit amë, otomanët “vëllezër” i kanë quajtur vazhdimisht si heretike dhe kundër padishahut e islamit…
Pra, asokohe theksoj gegnishtja ëshë mësuar dhe ruajtur brez mbas brezi vetëm me të folurin e përditshëm në çdo shtëpi, mes miqëve në odat e burrave, nga përkushtimi i klerikëve katolikë vendas shqiptarë, që e thonin meshën në gjuhën geg shqipe me pak fjalë latine të kohës etj., por jo zyrtarisht në shkolla të mirëfillta private apo publike.
Edhe në kohën otomane kanë qenë pikërisht trathtarët e spiunçt arnautë, ato që Nuk na kanë lanë të mësojnë me gramatikë gjuhën gegnishte, ashtu sikurse ndodhi edhe në kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës (alias Dullës), kur fatkeqsisht po shqiptarët me mentalitet dhe kulturë otomane, ishin ato që përmes të ashtëquajturës Kongresi i Zhdrejt-Shkrimit apo C’Drejtshkrimit 1972, bënë që gegnishtja me ligj të ndalohet të flitet, studiohet dhe shkruhet, duke u futur kështu shumë shpejt në kalendat greke si një gjuhë e huaj e vdekur e pa shkruar dhe mësuar gramatikisht…
Edhe sot në neo-komunizëm gegnishtja nuk mësohet, studiohet dhe nuk flitet me gramatikë të unisuar të saj si gjuhë e vjetër etnike vendase dhe as ajka e figurave kryesore të saj ndër shekuj si në fushën e linguistikës, historisë, kulturore dhe evolucionit të saj ndër shekuj, artistike, politike, atdhetare, apo heronjtë geg e kombit ndër shekuj, patriotët, mendimtarët, intelektualët, shkrimtarët etj.
Fatkeqsisht konstatohet, se sot nuk ka asnjë shkollë shqipe, ku fëmijët të mësojnë realisht me libra shtetërore geg gramtikën e tyre letrare etj., sikurse mësohet dhe studiohet në të gjithë nivelet e shkollave zyrtarisht toskënishtja politike jugore letrare…
Disa thonë ose mund të rishprehen sërisht se ashtu ishte koha, duke justifikuar me djadhëzi trathtinë tinzare zyrtare të vetë gegëve e toskëve komunistë kundër gjuhës së të parëve ilir-arbërore-shqiptar të gegnishtes.
Lind pyetja: Po ajka e ndritur e klerit katolik pse vazhdoi të fliste dhe shkruante pa pushim dhe pa frikë dorëshkrimet e tyre brilante të fliste kudo dhe pa u trembur para gjyqeve të Dullës vetëm gegnishten edhe nëpër burgjet nazi-komuniste… edhe pse e dinin shumë mirë se komunistët fatkeqsisht shqipfolës geg e toskë ishin dhe janë edhe sot neo-komunistët kundër tyne!!!?
Anti-gegët komunisto-otomanë si provë të urretjes kundër gegnishtes bënë punime “studimore” shkrimmore gjoja të ashtëquajtur shkencore të mirëfillta që atakonin drejpërdrejtë gjuhën gegnishte e i botuan si paçavure turpi (që të gjithë sëbashku pjesëmarrësit apo të ashtquajtur delegatë të Kongresit të C’Drejtshkrimit) në dy vëllime, të cilat sot fatkeqsisht janë njolla prova faktike turpi nga servilizmi i tyre ndaj komunistëve me dhe pa tesera antarësie partie…
Disa vijojnë të thonë edhe sot, se dikush shkoi në spital dhe ia morën kmunistët firmën me zor e pa vetëdije a thua se asokohe ata që tregojnë këto përralla historie të vetëkrijuara ishin në vendngjarje… Ja po e pranojmë këtë version e forcës apo “detyrimit” absurd përkohsisht…
Sërisht lind pyetja logjike dhe retorike: Po shkrimet e shumë autorëve geg me shumë faqe kundër gegnishtes që janë si dëshmi prove edhe sot të shkruara dhe botuara si njolla të zeza turpi në dy vëllime në Tiranë pas Kongresit të vitit të zi 1972 kush i bëri autorët, që t’i shkruajnë me pasion kundër gjuhës geg!?
Gjuha otomane bëhet zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa gegnishtja etnike vazhdon të ndalohet me ligj që të mos mësohet
Së fundi, edhe sot në Shqipëri dhe Dardaninë antike, zyrtarisht ka filluar mësimi i gjuhës ish pushtuese otomane në të gjithë ciklet e shkollave atje. Dhe kjo në saj të një dekreti absurd antishqiptar, që kanë miratuar qeveritë neo-komuniste dhe neo-otomane erdoganiste respektive të Tiranës së kuqe me K/Ministër Edi Ramën 3 dhe erdoganistin fanatik otoman Albin Kurtin.
Pra, zyrtarisht gjuha e pushtuesve otomanë lejohet dhe ligjërohet me dekret special të mësohet si gjuhë amtare në Shqipqëri dhe Kosovë (në dy shtetet e pushtuara dikur për 700 vjet me radhë nga barbarët otomanë) nga mësuesit formalisht me pashaportë “shqiptare” çdo ditë në bankat e shkollave dhe auditoret e universitetëve në mënyrë serioze dhe masive, sikurse dikur gjuha ruse…
Pse them unë gjuha otomane dhe jo turke? Kur Osmani si i pari i osmanëve pushtoi vendet e Azisë dhe mbërriti deri në atë që quhet sot territori turk apo Turqia, ai si kryebarbar manjak rrafshoi mizorisht të gjithë fshatrat, qytetet dhe vetë civilizimet asokohe të shtetit multifetar etnik turk (Turiqinë).
Asokohe dhe deri në fillim shekullin XX, gjuha vendase që flitej në kohën e Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane ishte turqishtja etnike e vjetër me bazë arabe. Ajo u zëvendesua më vonë me gjuhën turke të re tashmë me bazë latine, pra europiane.
Kjo gjuhë fatkeqsisht po mësohet zyrtarisht në shkollat shqiptare atje tek ju. Dhe për çudi asnjë antar apo “patriot” i Grupit tuaj më të madh online në rrjetet sociale PRO GEGNISHTES me 20 mijë antarë dhe të tjerë, që shtohen çdo ditë dhe ku na i paraqet edhe administrator i faqes me emra, nuk Kundërshtoi këtë fakt të turpshëm, sepse Qeveria Neo- Komuniste Rama 3 lejoi zyrtarisht mësimin e otomanishtes së ish pushtuesve dhe jo të GEGNISHTES, gjuhës amtare të ish të pushtuarëve sot të nënshtruar para të njëtit pushtues gjuhësor.
Unë nuk di deri më sot që në zonat me popullsi geg nga kufiri i rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin (Qyteti Elbasan, që thuhet se është kërthiza e Shqipërisë, sepse e ndan atë në dy pjesë të barabarta fiziko-gjeografike) dhe deri në Dardani të mësohet gjuha geg.
Kështu popullsia e pjesës Veri Lindore të Shqipërisë ose qytetet malore, si: Peshkopia (Dibra e Madhe dhe e Vogël), Kukësi, Tropoja, Mirdita, dhe me pak Lezha (qytet i cili përbëhet kryesisht nga banorë të ardhur nga Malësia e Madhe dhe Mirdita) në zonën Perëndimore (që shtrihet në Ultësirën Perendimore të vendit tonë) etj., kanë humbur fatkeqsisht të folurit dhe të shkruarit original të gjuhës geg, sepse atje prej shumë dekadash nga presioni i madh politik komunist dhe gjuha toskërishte zyrtare e folur dhe e shkruar ka bërë që ata të humbin gjuhën etnike të tyre.
Po jap vetëm një fakt apo shembull të vogël historik. Dikur krahina malore e Mirditës është quajtur si toka e katedralëve, kurse sot muslimanët e ardhur jugorë në kohën e invazoneve komuniste, kanë ndërtuar atje edhe një xhami në mes trevës apo qytetit të Rreshenit, dikur të pamposhtur nga islami asimilues otoman. Këtë shembull negativ imponues nga të ardhurit jugor dhe shoqatat asimiluese “bamirëse” otomane-arabe, që fatkeqsisht veprojnë atje, nuk e permenda si argumentim fetar, por si pushtim i hapur e i mirëfilltë gjuhësor dhe fetar otomano-arab…
Sot, fatkeqsisht në kishat tona katolike puthuajse dhe në qytet dhe fshatrat apo katundet e thella në zonat malore; në kishat katolike meshet jepen pothuajse të gjitha fatkeqsisht në gjuhën toskërishte letrare, sepse edhe e gjithë literatura e botuar fetare e mirefilltë, si: Bibla (Shkrimi i Shenjtë), thënia e uratave fetare, libri shujtja shpirtnore, tekstet lirurgjike etj., janë të botuara në gjuhën letrare toskërishte dhe jo vendase të banorëve geg.
Ky është fatkeqsisht një presion i madh propagandistik apo shpërlarje e vijueshme e trurit non stop dhe sistematikisht, që dhunisht me forma të ndryshme po ia merr edhe sot frymën gjuhës amtare geg. Kjo diktaturë e fortë dhune, është një gur i madh i rëndë në qafën e hollë nga vuajtjet e pambarim të gegnishtes.
Për më tepër meshtarët e rinj katolikë vetëm flasin gegnisht, në mënyrë formale dhe rutinë në takimet me njerëzit, pra, besimarët e popullin e thjeshtë, kurse në realitet të gjithë librat e reja janë shtypur dhe botohen pa ndërprerje vetëm toskërisht…
Shumë shpejt ata nuk do të kuptojnë se çfarë kanë shkruar paraardhësit e tyre klerik geg mbi krahinat geg, gjuhën, historinë, kulturën, traditat, zakonet shqiptare etj., sepse do t’u duhet të mësojnë më parë gjuhën gegë si gjuhë të huaj.
Bibla e përkthyer me një mund dhe përkushtim të madh shumëvjeçar nga meshtari ulqinak shqiperuesi dhe studiuesi i madh mons. Simon Filipaj është e përkthyer nga latinishtja në gjuhën letrare toskë, të pakuptuar në fillim në të gjithë zonën e Malësisë së Tuzit dhe zonat bregdetare të qytetit antik të Ulqinit dhe trojet e tjera shqiptare.
Nga ana e tjetër, në mes të qytetit të Shkodrës, intelektuali i shquar një ndër helenistët dhe studiuesit më të famshëm shqiptar shkodrani prof. Gjon Shllaku të gjithë librat kulturore dhe historike helene (geke) të famshme i ka përkthyer në gjuhën toskë letrare…
Ky status, që citova në këtë foto, ka marrë pa vetëdije me qindra miratime dhe klikime pozitive nga antarët e grupit tuaj edhe pse statusi është i pasaktë dhe i bie ndesh drejpërdrejtë historisë geg dhe kulturës së tyre geg ndër shekuj…
Kjo tregon fatkeqsisht nivelin e ulët të grupit dhe antarëve të saj, që bëjnë Like pa lexuar dhe kuptuar statuset, që hidhen herë pas here këtu, në Grupin në fjalë… Kam shumë për të thenë, por kaq për sot…
21 delegatë ishin gegë ose ¼ ku 9 prej tyre ishin shkodranë, që vulosen pa Referendum groposjen e gjuhës së tyre geg
Nga burimet historike mësojmë, se nga 87 delegatët e Kongresit të Zhdrejt apo Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan Rezolutën për Standardin e Gjuhës Shqipe 21 (pra, gati ¼ e delegatëve ishte e lindur në territoret, me popullsi ku flitet 24/7 dhe 365 ditë të vitit gjuha e nënës dhe baballarëve të tyre gegë) ishin gegë nga zonat ku flitet gjuha e gegë e trashëguar nga të parët e tyre., si: Shkodra (9 delegatë), Kosova, Mali i Zi, Peshkopia (1 delegat) dhe Kukësi (1 delegat).
Nga shikimi i vendlidjes së tyre del se 7 (shtatë) prej tyre ishin nga Kosova, 6 (gjashtë) nga Prishtina dhe 1 (një) nga Prizreni.
Po cilët ishin nënshkruesit me emër dhe mbiemër që bënë historinë e faqes së zezë të gjuhës geg!!!?
Më poshtë po japim listën e plotë të delegatëve gegë të Kongresit të Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe si dhe ato nga Shqipëria e Veriut, Prishtina dhe Prizreni (Kosova):
- Prof. Idriz Ajeti Dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë (Kosovë).
- Dr. Rexhep Qosja Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë (Kosovë).
- Doc. Jup Kastrati (1924-2003), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
- Ahmet Kelmendi (1929-2916), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë (Kosovë).
- Ajet Bytyci, pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren (Kosovë).
- Bahri Beci, (Shkodër, 6 mars 1936 – Paris, 20 gusht 2023), gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
- Besim Bokshi (1930-2014), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë (Kosovë).
- Drita Garuci Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër.
- Fadil Podgorica (Shkodër, 11 gusht 1918-1993), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
- Ferdinand Leka (Prof. Ferdinand Leka lindi në Shkodër më 18 prill 1930, dhe vdiq në Tiranë në vitin 2022), gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
- Henrik Laçaj, (Shkodër, 11 shkurt 1909 – Tiranë, 12 mars 1991), pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
- Isa Bajçinca, pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë (Kosova).
- Ismail Bajra, drejtor i NGBG “Rilindja”, Prishtinë (Kosova).
- Ismail Doda (1939), drejtor i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Ostros (Krajë, Mal i Zi).
- Kolë Ashta (1918-1997), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
- Llazar Siliqi (1924-2001), i lindur në Shkodër, ishte shkrimtar, që banoi në Tiranë.
- Luigj Franja, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër.
- Mufit Trepça, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi (Shqipëria e Veriut).
- Pjetër Fusha, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik (Mirditë, Shqipëria e Veriut).
- Shefqet Hoxha (1934), pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, nga katundi malor Bicaj-Kukës (Shqipëria e Veriut).
- Tomor Osmani, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Titulli ”Mbyllja si Parathënie e Gegnishtes fatkeqe” nuk me pelqeu.
Nuk me pelqeu as ne fund, nentitulli ” Po cilët ishin nënshkruesit me emër dhe mbiemër që bënë historinë e faqes së zezë të gjuhës geg!!!?”
Te thuash se bene faqe te zeze me duket se nuk e ndershme e as e drejte, per keta burra:
Prof. Idriz Ajeti Dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë (Kosovë).
Dr. Rexhep Qosja Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë (Kosovë).
Doc. Jup Kastrati (1924-2003), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Ahmet Kelmendi (1929-2916), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë (Kosovë).
Ajet Bytyci, pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren (Kosovë).
Bahri Beci, (Shkodër, 6 mars 1936 – Paris, 20 gusht 2023), gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Besim Bokshi (1930-2014), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë (Kosovë).
Drita Garuci Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër.
Fadil Podgorica (Shkodër, 11 gusht 1918-1993), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Ferdinand Leka (Prof. Ferdinand Leka lindi në Shkodër më 18 prill 1930, dhe vdiq në Tiranë në vitin 2022), gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Henrik Laçaj, (Shkodër, 11 shkurt 1909 – Tiranë, 12 mars 1991), pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Isa Bajçinca, pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë (Kosova).
Ismail Bajra, drejtor i NGBG “Rilindja”, Prishtinë (Kosova).
Ismail Doda (1939), drejtor i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Ostros (Krajë, Mal i Zi).
Kolë Ashta (1918-1997), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Llazar Siliqi (1924-2001), i lindur në Shkodër, ishte shkrimtar, që banoi në Tiranë.
Luigj Franja, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër.
Mufit Trepça, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi (Shqipëria e Veriut).
Pjetër Fusha, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik (Mirditë, Shqipëria e Veriut).
Shefqet Hoxha (1934), pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, nga katundi malor Bicaj-Kukës (Shqipëria e Veriut).
Tomor Osmani, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Nuk mund te diskutoj per artikullin e mesiper pasi njohuritë e mija nuk i afrohen cakut te nje studiuesi / se / veçse shpreh respektin per autorin e shkrimit qe dhe pas vdekjes ka vlerësuar historianin, autorin e ndjere Kastriot Myftaraj .Dhe pse toske vete K. M. guxoi dhe demaskoi te bemat e rregjimit komunist per caktimin e gjuhes dhe drejtshkrimit te gjuhes shqipe. U mundua i mjeri , shkroi si askush tjeter per fakte historike te fshehura per dekada dhe forca te errëta, duar te fshehura i dhane dhe fundin tragjik e te pamerituar . Rrojne veprat e tij !!
Rite, harrove pershendetjen?
Nje ish miku im me shkruante:
”Përshëndetje Sinan,nuk po mund të marr në telefon, po sa për sqarim: Rexhep Hoxha nuk pranohet ne pune ne fak. si profesor kur R. Qosja ishte shef i katedres se Letersise. Ai shkruan nje ankesë Pleqësisë së Fakultetit, Organit kompetent për pranimin e njerëzve në punë. Unë nuk kam qenë anëtar i Pleqësisë, as që e kam parë ankesën e tij, por njerëzit i përflitnin gjërat! Unë këto i kam dëgjuar prej administratës, se këtë ankesë, drejtuar Pleqësisë, e përfundonte:
Pa nderime, me kryenaltësi-Rexhep Hoxha!
Rite, te pershendes ty dhe Kastriot Myftarajn.
Me duket se edhe njehere kemi folur per kete teme.
Sa mekujtohet, as atehere nuk jemi pajtuar.
Mos harro se Kastr. Myftaraj i ndjere eshte i vogel ne krahasim me disa nga ata profesor me Idriz Ajetin ne balle te oxhakut.
Naten!
Nuk ka asnje dyshim qe gjuha letrare e njesuar kombetare duhej te behej. Por per te duhej te vendosnin ekspertet e gjuhes e jo politika. Fatkeqesisht tek ne ndodhi e kunderta. Gjuha e njesuar u be me diktat nga partia e Enver Mugoshes.
Albert, a nuk i lexova disa nga profesoret, 21 nese nuk gaboj, shumica nga Veriu, Kosova e trojet shqipfolese?
Albert, edhe ne ty kemi debatua per gjuhen letrare shqipe dhe nuk jemi pajtua. Une kam dhene deshmite qe mendoj se i mundin ato politike dhe krahinore.
Paskajorja ka mbetur peng por megjithate, pjesa me e madhe e popullsise, geget e flasin (psh. ”tuj” … . etj.
Naten!
Z. Kastrati!
Aresyen se perse ata 7 shqiptare nga Kosova dhe disa te tjere nga viset shqiptare te ish-Jugosllavise dhane pelqimin per dominim te toskerishtes mbi gegerishten me se miri e dha prof Shaban Demiraj. Ai ne nje interviste dhene gazetes “Tirana Observer” tha: “Shkaku kryesor i pranimit te ketij standardi nga popullsia e trevava shqiptare jashte teritorit tone eshte dhenja e shenjes se patriotizmit ndaj Shqiperise amë.”
Mendoj se kjo interviste e tij i tha te gjitha.
Ju pershendes.
Albert i nderuar, edhe ti je nje nga komentuesit qe me fjale e sjellje te kulturuar debaton per temen. Nuk e di Albert pse ngul kembe kur Sh. Demiraj e paska thene (vertete nuk e kam lexua interviste ne ”Tirana …” por bre burre gjuha nuk eshte vetem mjet komunikimi ku njerezit flasin, shkruajne e mirren vesh por eshte edhe me shume, bashkimi kombetar.
Naten!
Po pra, prandaj ai bashkim kombetar nuk duhet bere dhunshem dhe ne dem te njeres pale. Cdo gje qe behet dhunshem, heret apo vone do te shperfaqet me ndasira. Nuk eshte ne rregull qe per nje pune kaq madhore te vendos politika. Nuk eshte ne rregull qe te kerkohet qe per baze te gjuhes te merret ai dialekt me te cilin “partia fitoi kunder nazi-fashisteve”. Shtrohet pyetja, a kane pasur mundesi qe gegët ta kundershtojne nje urdher te Partise. Sigurisht qe jo. Ne diktature nuk e kishe mundesine e kundershtimit te vendimit te Enverit dhe Partisë. Kundershtimi do te thoshte burgosje, pushkatim.
Miku im i mire Sinan Kastrati , vërejtje drejte per harresen e pershendetjes por komenti im i mesiperm eshte vec nje memorial , nje epilog nderimi per shkrimtarin e ndjere K.M. Nuk beso te kem diskutuar me ju per te njejten teme dikur ,pasi njohuritë e mija nuk mund t” i njehesoj me studiues , profesoresha e mesues te gjuhes shqipe si ju me te gjithe emrat qe ju shkruani me siper . Dhe me teper as qe pretendoj qe Rahmetliu , Kastriot te jete mbi Idriz Ajeti ku m.q.se.sinqeriteti eshte arma ime e vetme une e mesoj nga ju , e lexoj per here te pare .Jane te pakta per te mos thene aspak kur dikur ne rinine e pare kam lexuar poezi , tregime te shkruara me dialektin gege
Dhe sa me pëlqenin e pyesja veten pse kaq te paket botime te tilla ?. .Ne te Shqiperise se mesme jemi gege por te folmen ,dialektin jo aq te aferm me te veriut .Dialekti i veriut eshte nje mrekulli me vete , e shoqëron nje ëmbëlsi e butësi qe dhe vete ato te jugut ,Shqiperise , e pëlqejnë e ndoshta cuditen e kane zili pse flasin ndryshe .Kam pasur shume miq nga Korça qe ma pohonin kete e une me shaka ja ktheja ,po a i kuptoni se c”thone.? Pershendetje e natën e mire miku , vellai ,patrioti , shqiptari Sinan K. Detyrën e kryeva tash por trishtimin , pikëllimin me kujtesën e nje miku te humbur ,te K. M. nuk e mohoj qe me kabllon. E quanin te ” marre ” pasi jetonte ne nje ambjent egërsirash , cakejsh ku e copetuan se fundi .
Rite e nderuar, faleminderit shume. Une kam mesuar shume nga ti per kulturen ne bisede e komunikim me te tjeret. Te kam kakmi.
Kur komentoj me ty, qellim te vetem kam qe te nxis diskutimin e te debatojme se bashku sepse, be fund te fundit fort besoj se ke njohuri te pergjithsme ku une dhe lexuesit e komentuesit e tjere ”marrim yrnekun” prej teje.
Ritë, naten e shendet!
A bon hajgare apo cfare ? E mbylla me siper por me detyroni te pergjigjem se jam ASKUSHI perpara diturise ,eksperiences , profesionit qe i sherbyet nje jete . Natën mire !
Jo zonja Rite, me ty nuk bej hajgare. Jam shume i sinqerte, sepse ti je e sinqerte.
Keshtu do te thoshte edhe J. V. Gete. Ti ke tregua kur ke komentoje me M. Uken e te tjeret. Ke tregua se sa vlen, sepse fjalet te kane vlere sikurse ”Lira (ari) eshte i vogel por shkon n’Shkoder”.
Naten e mire u takofshim me komente te tjera, ne shkrime te tjera!
Mos ma merrni per te keq, por deshiroj te baj dy pyetje:
1- Ju qe komentoni çfare moshe keni pase ne vitin 1972?
2- A keni jetu ne Shqipni ne vitin 1972?
Aibert, une e thash ate qe mendoj. Te thuhet se ka vendosur politika, pra E. Hoxha per çdo gje, edhe per gjuhen standarde shqipe, eshte shume e diskutueshme. Se ka pasur delegate (edhe gjuhtar, siq ishte A. Kistallari) qe i kane sherbye politikes, mundet me qene por E. Çabej, M. Domi, Sh. Demiraj e Idriz Ajeti kurre nuk do ta benin nje gje te tille.
Sot kjo duket e pabesueshme por keta kater qe i permenda, ka edhe te tjere, nuk do ti nenshtroheshin diktatit politik.
Albert, eshte e vertete se dialektit toske iu ka dhene perparesi, por, por interesi kombetar ishte me i madh se sa te thuhej ”hânë” ne vend te ”Hënë”, ”âsht” ne vend te ”është” apo ”Vlonë” ne vend te ”Vlore” etj por ruhen edhe trajtat e vjetra me ”n”, koha perpara Rrotacizmit psh ”vlonjat” (tokë) ”ranore”, normë eshte ”rërë”.
Nuk e mbroj politiken se ajo sidomos shkences, letersise e kultures ne Kosove, na ka kushtua shume por interesi i pergjithem kombetar shqiptar ishte te kemi edhe ne shqiptaret gjuhen letrare, kancelarske, zyrtare si te gjithe kombet e popujt e qyteteruar e jo te mbetemi pengvi politikes.
Çka do te ndodhte, sipas teje po mos te mirreshin vesh, apo delegatet e Kongresit nga Kosova e ata nga Maqedonia te mos pajtoheshin, te largoheshin ose mos te merrnin pjese?
Albert, kjo mendoj une do te ishte shume e demshme dhe, edhe ashtu do te pengonte ne shkrim e ne te folur (ne Radio e TV-e).
Nje profesor univerziteti i cili e ka ligjerua Mirfologjine, pas prof Shaban Demiraj ne Fak. Filologjik ne pyetjen time pse ”Partia e Punes ….”, ka thene e ka bere … ai me pyeti mua:
-Po sot, a eshte ndryshe? A mund te mirren vesh edhe per probleme madhore osh PD-ja e PS-ne Shqiperi apo, LDK-ja, PDK-ja e … AAK-ja ne Kosove?
Pergjigja ime ishte:
-Sot eshte edhe me keq.
Per fund:
Albert, pse te dy fakultetet e Gjuhes Shqipe, te dy Institutet Albanologjike, te dy Akademite e Shkencave, te Shqiperise dhe Kosoves nuk po (mund) te mirren vesh per mbajtjen e nje Kongresi tjeter?
-Sepse politika zyrtare, sidomos ajo ne Shqiperi e udhehequr nga socialistet e ish PPSH-se, me Edi Ramen ne krye nuk e lejojne.
Ai edhe Kryetar te Akademis e ka emerua nje ish pariak, Skender Gjinushin.
Besoj se eshte mjajf.
Diten e pune te mbare!
Sinani, Suedi
Z. Kastrati, ndoshta ky debati yne po zgjatet pak si shume, por mendoj se nuk ka gje te keqe kur ai behet me fjale e sjellje te kulturuar.
Edhe une mendoj qe interesi kombetar eshte mbi te gjitha, eshte jetik per ne. Por a thua ky interes kombetar nuk do te mund te behej nese per gjuhe te unisuar te caktohej gegerishtja apo, qe do te ishte edhe me mire, te caktohej elbasanishtja? Si mund te jete qe interes kombetar te jete toskerishtja kurse gegerishtja te mos jete?
Dhe tjetra, nese socialistet e Edi Rames nuk lejojne nje Kongres tjeter, perse kete nuk e beri Sali Berisha sa ishte ne pushtet?
Ju pershendes dhe ju deshiroj nje dite te mire.
Pershendetje komentuesve te mesiperm ne vecanti mikut tim Sinan perpara se te me terheqe vërejtjen .I drejtohem z. P. Tedeschini per korrektese ndaj pyetjes se tij kuriose Se pari ne se nuk gabohem duhet te jeni pinjoll i nje nga familjeve
me te nderuara te ardhur ne qytetin e Durresit para me shume se dy shekujsh .Te ardhur nga Italia Veneciane ne Shkodër e pastaj ne Durres .Nuk e dij ne ju pasardhësit tuaj , ju vete vazhduat te jetonin ne Durres apo rikthim ne Shkodër apo gjetke . Banimi shekullor ne zemer te Shqiperise dhe me
mbajtjen me krenari te Fese Katolike tregon virtytin dhe besnikerine e te pareve tuaj ndaj besimit Katolit nen pushtetin ,sundimit Otoman.Pra jo gjithmone eshte përdorur dhune e terror per braktisje te besimit te Krishtere ne adoptim te fese Osmane .Ne mesin e shekullit 18 – te , lufterat pas heroit Skenderbe kane qene te pakta pasi shumica u pajtua me fene Osmane .Ndoshta dhe gaboj ketu z.Paulin .I pergjigjem pyetjes suaj per vitin 1972 ,ku me gjeti e sa me gjeti .Mjerisht jo te madhe e te pjekur ,ne tetevjecare , ne klasen e 6 – te
.Ne ate moshe as vete nuk e dija se ne cfare isha me shume e pasionuar , me lojrat e c ‘ frenuara ne rrugicen e lagjes , me leximet , me muzikën ,me sportin ne pergjithsi ? Pra sic kuptoni dhe nga komentet e mija te mesiperme per temen e gjuhes shqipe nuk prononcohem sepse nuk kam dijenite e sakta .Vec shtoj se komenti i fundit i z Sinan i afrohet se vertetes .Cdo gjuhe duhet te kete Standorten e vet te perbashket pamvarsisht dialekteve ,jug – veri .Dhe kete standart e zbatojnë pothuajse te gjithe shtetet . Z.Paulin besoj se moret pergjigjen qe kerkuat me miresjedhje .Pra e lindur dhe e rritur ne Shqiperi .Diten e mire !
Rita, me pelqeu skjarimi i sinqerte, qe ke ba rreth moshes qe ti kishe ne vitin 1972 dhe se ke jetu ne Shqipni gjate diktatures komuniste. Kjo perfshine faktin se ne ate vit, qe u mbajt Kongresi famkeq i te ashtuquejtunit Drejteshkrim, ju nuk keni kene krejte e re.
Po Rita, njashtu asht çka keni shkru per familjen time. Bile ka shume gjana ma teper, por nuk asht rasti te zgjatem ma shume. Un kam jetu ne Shkoder dhe u largove me familje me jetu ne Itali mbas ramjes se dikatures se eger komuniste te Enver Hoxhes dhe te enverave bashke-kriminela te tij.
Ketu ne Europe un kam pase rastin dhe knaqesine te njoh shume shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia. Shume te dashtun, solidar, te sjellshem dhe te respektueshem. Por kam konstatu se ashtu si na te Shqipnise nuk kena pase njohuni mbi situatat e zorshme te tyne ne Jugosllavi, njashtu edhe ata nuk kan pas njohuni te situatave tona te zorshme nene diktatuten komuniste te Enver Hoxhes, spese kena kene dy pjese te nji populli te ndame me nji mur te hekurt. Prandej komentet kryesisht te studjuesit Zotni Sinan Kastratit me duken krejtesht te pabazueme historikisht dhe te gjitha te damshme per lexuesit. Zotnia nuk i njeh aspak rrajte dhe historine e kultures sone euoropiane kryesisht ne Shqipnine e Veriut, sidomos ne Shkoder. Bile as ka ba asnji perpjekje me studju kete kulture, e cila ne Shkoder na ka lidhe shekullarisht me Europen, edhe ne periudhen e errte te pushtimit aziatik antieuropian turk-osman. Jo me kot Shkodra asht quejte QENDRA E KULTURES ne troje shqiptare me institucionet e saje kulturore dhe me intelektual te nivelit nalte europian. Asht per kete arsy qe ky qytet u maskaru nga Enever Hoxha sherbetori i serbo-malazeve anmiqve shekullor te shqiptarve.
Nuk ka kuptim te filloj e te spjegoj historine e Kultures Shqiptare para komunizmit, sepse per nji kulture shume shekullore nuk mjafton nji koment.
I ashtuquejtuni “Kongres i Drejteshkrimit” ka kene nji krim i rande kundra kultures shqiptare si te gjitha krimet e tjera te bame ne ate periudhe.
Mjafton te tham se ne asnji vend europian gjuha standarte nuk asht ba me kongres, aqe ma shume te drejtuem nga nji mbret o diktator. Po gjuhen italiane kush e standartizoi? Ndonji mbret apo ndonji diktator? Po gjuha gjermane dhe gjuhet e tjera europiane si moren formen e standartit? Me kongrese si ato per kolektzivimin e bujesise ose te industrise ne Shqipni ne kohen e dikatures? Kush nuk ka as dy pare mend e pranon.
Por problemi kryesor asht se keto, qe e quejne vehten studjuesa dhe profesora, me shkrimet e tyne dhe me komentet e tyne te mbeshtetuna ne çka kan shkru ne kohen e diktatures, po na e helmojne rinine tone me falsifikime dhe po varrosin traditat tona kulturale.
Pergjigja juaj z.Paulin me ka cele deren e hekurt te tunelit te erret, te ftohte ku s’duhet te kete drite ne fund . Qetesohem qe nuk u gabova per origjinën e familjes suaj ku vec mbiemri e tregon kete gje pasi jetesa , martesat , banimi shekullor ne shqiperi ju kane bere shqiptare përmbi shqiptare si race. Me z.Sinan kam nje lidhje miqësore, vëllazërore ( e lindur ketu ne kete gazete te nderume nga komentet qe kemi bejme) lindin debate qe kembejme dhe pse jo pak here kundershtojme njani tjetrin .S’ka dyshim qe shqiptaret e Kosoves dhe sot nuk i kuptojne apo nuk duan t’ i marrin si te verteta vuajtjet tona ne ate sistem shtypes . Shkurt te gjithe vuajten nga tirania komuniste por ne te Shqiperise hyme ne portën e ferrit ku u dogj kush u dogj , shpëtoi kush shpëtoi gjysmak ,skelet . S’ka dyshim qe Shkodra mban flamurin per kulture , per qendrese ndaj shtypjes komuniste .Dhe edhte veriu qe u sulmu ma se shumti nga bandat komuniste .Z. Sinan i perket gjenerates ku Enferrin tone e shihnin si shenjtor , si hero ,si nje trim etj.etj. Por nuk ishte i vetem , krejt profesoret shkrimtaret Akademistet ,intelektualet, si R. Qosja me shoke ishin marru e mashtru nga propaganda enveriste . E mira sot qendron qe z. Sinan eshte shkëputur , ka kalu ne krahun tjeter .E vertete qe asnje shtet nuk ka bo Kongres per caktim te skandartin gjuhësor. Por ne z.Paulin gjysem shekulli at sistem patëm, me ato Kongrese , plane 5 vjecare mbijetoi diktatura e eger keshtu qe dhe gjuhen do ta caktonin cobanet e Jugut , gjirokastritet bastarde .As keto 3 dekada postkomuniste as nuk flitet te ribëhet nje studim .Duket nje teme e mbydhur . z. Paulin , keni te drejte per c’ka shkruani . Se u zgjata ,ju pershendes familjarisht te jeni mire !
Te falem nders shume Z.Rita per konsideraten.
E ke sintetizu mire periudhen e dikatures ashtu si edhe se si e kan kuptue ate ne Kosove.
Aristoteli, filozofi i famshem i Greqise Antike, ka thane “Amicus Plato, sed magis amica veritas “, qe don me thane “E kam mik Platonin, por ma shume kam mik te verteten” ku edhe vete Platoni ishte nji nder filozoft e famshem te Greqise Antike. Pra randesi primare nuk asht miqesia o konsiderata ndaj nji personi, por randesi primare ka THANJA E SE VERTETES.
Tashti tue u kethy tek problemi jone dhe konkretisht tek pohimet e Z. Sinan Kastratit. Vet pohimi i tij se “Te thuhet se ka vendosur politika, pra E. Hoxha per çdo gje, edhe per gjuhen standarde shqipe, eshte shume e diskutueshme. ” tregon se ne realitet ai nuk asht shkepute aspak nga enverizmi perderisa pranon si te mireqenuna çka ka ba Enver Hoxha ky kriminel i popullit dhe kultures shqiptare, kryesisht kundra kultures se Gegnise ku kultura shqiptaro-europiane u zhvillu ma shume se ne krahinat e tjera, tue fillue qyshe nga periudha e Gjergj Kastriotit e kndej. Dhe po te diftoj edhe nji fakt nga eksperienca e ime personale. Si e thashe ne komentin tem te pare, un kam pase kontakt me shume kosovar qe jetojne neper Europe. Ne pergjithesi keto ndahen ne tre grupe, ne ata qe jane islamista qorra, ne ata qe ne nji forme o nji tjeter jane enverista dhe ne ata qe jane atdhetar te patundun, bile edhe ma shume se na shqiptart e Shqipnise. Asnjena nga keto tre grupe nuk ia kan idene se sa e thedhe dhe sa e vjeter asht kultura e jone shqiptare kryesisht gege e lidhune me kulturen europiane si dy forma te se njajtes kulture.
Tue kene se shqiptart e Kosoves kan kene nen shtypjen e eger jo vetem te Turqise por ma vone edhe te sllavizmit dhe tue kene ma larg bregdetit, pra larg lidhjeve me Europen, keto shqiptart e Kosoves enverista kujtojne se kultura shqiptare ka fillue me ate lloj kulture qe krijoi diktatori toske tue fshi kulturen Gege me te gjitha mjetet qe pati ai ne dore. Kutura shqiptaro-eruopiane u zhvillu kryesisht nga elementi gege. Dhe asht pikrisht kjo arsyja qe keto shqiptar te Kosoves si puna edhe e Sinan Kastratit e quejne te drejte krimin e Enver Hoxhes Te Kongresit te Drejteshkriit mbi zhdukjen e kultures se Gegnise perfshi ne kete rast edhe Kongresin e “drejteshkrimit”. Un kam njofte personalisht nji pjese te mire te firmatarve te ketij Kongrsi Antishkrencor dhe Famkeq, dhe e dij mire prej tyne se nenshkrimi i vendimeve ka ken i detyruem. Kush nuk nenshkrunte vendimet e Kongresit, deklarohej anmik i popullit dhe i partise keshtu ate e pritete burgu.
Kjo dhune antishkencore ndaj gjuhes shqipe ne pergjithesi tue imponu shkrimin toske, qe ne fakt asht ma pak i perpunuem se shkrimi gege i shqipes, vazhdon edhe sot ne Shqipni, sepse Akademia Shqiptare e Shkencave vazhdon te drejtohet nga po ato persona qe ndjekin enverizmin e cila permateper kan kene pjese perbase e tij. Bile kryeministri Rama pat thane para disa vitesh se “kush nuk shkrun simbas drejteshrkimit do te burgoset”. Ma vone ai nuk e perseriti ma kete shprehje te diktatures.
Por thelbi nuk asht vetem imponimi i gjuhes se nji krahine mbi gjuhen e te gjithe popullit.
Gjuhen shqipe e ka lavru kresisht Kleri Katolik shqiptar tue fillue qyshe nga gjurmt e para te shkrimit te shqipes qyshe shume kohe para pushtimit turk. Ishte kleri katolik qe e mbajti shkrimine gjuhes shqipe dhe qe i dha drejtimin latino-europian alfabetit. Kerkund nuk permendet “Kuvendi kishtar i Arbërit” me 14 e 15 janar të vitit 1703, në Mërqi, afër Lezhës i organizum nga Papa shqiptar Kelmendi i 11 i cili mori vendime te randesishme mbi zhvillimin e gjuhes shqipe. Kerkund nuk flitet per hapjen e shkollave te para te gjuhes shqipe nga kleri katolik qyshe para Gjergj Kastriotit e kndej.
Si dita e pare e shkolles shqipe asht deklaru zyrtarisht data e 7 marsit 1887 qe u hap ne Korçe. Ne fakt 10 vjet ma pare asht hape gjimnazi (laik) nga jezuitet ne Shkoder 10 vjet ma pare, me 17 tetor 1877, e qe u prish nga partizant komunista toske ne vitin 1946 pikrtisht sepse ishte ndertu nga kleri katolik.
Ka shume fakte historike per tu permend. Zhdujka e qellimshme e te gjith kultures se Shqipnise e Veriut asht ne fakt perpjekja me zhduke KONTRIBUTIN e madh patriotik e kultural te Klerit Katolik Shqiptar. Kjo asht nji forme e urrejtjes fetare dhe urrejtjes ndaj kulture europiane ne pergjithesi.
Përshëndes Albertin, Rittën dhe Paulin për komentet që më shumë mirren me mua (me komentin tim) se sa me shkrimin “Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” 20-25 nëntor 1972.
Me Ritën pakëz jam i habitur prandaj do ti tregoj një ngjarje nga një romansier shqiptar i Kosovës që ka ikur ilegalisht e ka jetuar në Shqipëri, Sylejman Krasnqi. Është i njohur, ndoshta edhe më i miri që ka shkruajt romane me temë historike për Lidhjen e Prizrenit, Mic Sokolin, Bajram Currin, “Tri motra, tri histori” (sepse ai i kishte lenë 3 motra me nënen plakë në në një katund të Rahovecit, prej nga edhe unë unë jam). Ai vjen në Shqipëri më 1957. Më 1979 u takuam në Hotelin Arbëria dhe mi dhuroi disa nga librat që i kishin mbetur, sepse me tha ai: kur erdhi nëna, kushdo që vinte nga Kosova i falte diçka. Nëna i vdes sa ishte mysafire ndersa motrat pa vëlla i mbetën në Kosovë. Dyert e oborrit iu mbyllën e tymi i oxhakut, iu fik (shym, dal. Gegë), sipas gegëve nëse një shtepi nuk ka mashkull, shtepia shuhet, humbet fara.
Një amanet e mora nga baca Syle që të shkoj te njerat nga motrat, në Stydenqan katund në mes të Rahovecit dhe Suharekës dhe isha me tre shokë: Fetaf Berishën, ish i burgosur politik, Skender Gashin, gjinekolog dhe Isuf Kafegjiun, përkthyes.
Në romanin ”Qielli i përflakur”, baca Sylë tregon një ngjarje se si një një bari plak e që kur kishte qenë i vogël e kishte përcjellur një sjap (cap). Kur filloi të rritet capi të rritej e iu rritën edhe brirët (brinat) e kalonte kufirin shqipt.- jugosll. dhe kështu merrte sëmundjet jugosllave, sillte sëmundje të dhitë tjera. Një ditë plaku çoban dhe gjuetar vendos me e vra (?), me gjuajt me pushkë … por ia then vetëm njërin bri. Cjapi dha çobani kanë jetuar edhe shumë vjet dhe sa herë e shihte cjapin pa bri, i kujtohet se si e ka gjuajt me pushkë.
Ritë, me fal se ti nuk ke brirë por ndoshta ke gërsheta.
E tash shkurt:
Paul, ti kishte shkrua (lexo: shkarravit) shtrua shumë tema e asnjë s`e kishe zgjidhur.
Sipas teje nuk duhej të kishe ”Kongres të Drejtshkrimit” (”Kuvend” ose ”Konferencë” nënv. imi).
Pa tëherë edhe Kongresi i Alfabetit, majtur në Manastir (Bitol, më 1008) nuk duhej të mbahej (lexo dhe kuptoje ”Kongresi i Manastririt”, Shaban Demiraj, Kristaq Prifti …).
Po mirë mor kalemli nëse atëherë PPSH-ja dhe Enver Hoxhaj kishin pushtetin absolut dhe ata që nuk votonin, sepse i priste burgu, ose si në kohën e inkuzicionit, iu shkonte edhe kryet, pse sot Veriu i Shqipërisë me qendër Shkodrën po e votojnë Partinë Socialiste, deputetët socialistë?
Këta janë të lirë por edhe delegatët gegë nga Kosova e … ishin të lirë.
Benet Beci është kryebashkiak i Shkodrës, është djali i Bahri Becit, gjuhëtarit më të madh të Veriu, shkodran,
(Vdes gjuhëtari i njohur, Bahri Beci – Gazeta Express, 21/08/2023 14:28
https://www.gazetaexpress.com/vdes-gjuhetari-i-njohur-bahri-beci/
Tash edhe në Kukës, pas skandaleve të turpshme, përsëri fituan socialistët.
Paul kush po i detyron tash me i votua të bijtë bijtë e Enverit, në Veri?
Të mos mbetëm borgj. Paul, ti nuk je jo sa gishti vogël i këmbës (kâmes së majtë) por as sa qimja (kimja) e flokut të Bahri Becit, si gjuhëtar dhe njohësi gegënishtes. Si njeri, mund të jesh edhe më i mirë edhe se shumë ish delegatë të tjerë Kongresit, nga Gegënia, jo nga Kosova).
O Paul, mos u lodh kot se ke hy llugave e nuk mund të dalësh. Edhe ne, gegët që jetojmë në Kosovë, një pjesë e tyre në Serbi (Bujan. Presh. Medv.), në Maqedoni, Kumanove, Shkup, Tetovë, në Mal të Zi e në Sangjak, jemi hisetar të gjuhës standarde, jo vetëm ju, disa zhurmagjinjë nga Shkodra dhe rreti i saj dhe nja dye a tre nga Kosova (kërkusha) që duan edhe ”kosovarishtën” ta zyrtazirojnë si gjuhë, analoge me gjuhën shqipe (Shqipëri), ”boshnjakishten” Bosnjë e Hercogovinë. Paul, a je n`veti ti? Ti je n`gjendje me e kallë jorganin për një plesht.
Mjaft me ti dhe të tjerët si ti! E them me plotë gojën dhe jam shumë i ndërgjegjshëm se delegatët nga Kosova kanë kryer një punë të madhe janë që kanë votua për. Kjo ka e do të ketë rëndësi historike, shkencore, letrare e gjuhësore.
Paul, njëherë mendova mos të përgjigjem se më dukesh se ti nuk sheh para hundëve (hunve) tua dhe desha të reagoj me një publikim, opinion (jo ”koment”) por mendova se sa sa paulat dalin rrugës, nuk ia vlen as me i përshëndet.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 4 tetor 2023 (13:05)
sinankastrati09@hotmail.com
Vazhdojmë diskutimin z.Paulin per temen e mesiperme. Nuk ka dyshim se dialektit gege i eshte bo padrejtësi ne at kongresin e famshem ku dobiçi gjirokastrit i zotëronte te gjithe dipllomat per cdo problem te popullsise . Kishte dipllome per ” inxhinier ,shkencat, per agronomi , specialist , gjeneral ushtarak ( kur ne LB 2 pozonte me uniforme e pallateve ne brez me Popovicin qe nuk e zbrazi asnje here por shijonte fejesën me N.Xhunglinin ne vilen e motres se tij , te kunatit B.Omari ) ,,ishte linguist, dipllomat humanitar ” .Po ,po, ai djall besonte se i kishte keto veti dhe pse me 1990 mesoi populli shqiptar qe as dhe nje dipllome ne France nuk mori. ku Mbreti Zog e coi per studime Tash , ,a u kthehet ,mbushet mendja enveristeve pertej kufirit se cfare aktori , cfare mashtruesi ,hakmarresi , i padrejti ishte ai “heroi ” i tyre ? Te kthehem tek thenia e mikut tim Sinan .” Te thuash se per cdo gje ka vendosur politika ,pra Enveri eshte e DISKUTUESHME ” .Pra z.Paulin z.Sinan tregon medyshjen e tij , dilemën se si ka mundur vec nje njeri perpara gjithe atyreve emrave qe permend me siper te caktohet toskërishtja si gjuhe zyrtare , nga ishte ai vete dhe 90 % te anëtareve te byrorese politike si dhe kryesuesit e pushtetarët ne te gjithe gjithe skajet e vendit .Ai madje me shume u besonte minoriteteve grek se sa verioreve .Dhe brezi i z.Sinan nuk e kane pasur te lehte kur me 1990 ,1 ,2 kështjella e ” pamposhtur ” e heroit te tyre u shkërmoq si shtepi kartoni .Zhgënjimi i atij brezi nuk reduktohet me te hapur e mbydhur syte . Ne se ne kemi vuajtur nga ligjet barbare e antihumane me denime kapitale , alla ” Mandela ” me qindra e qindra e ndoshta mijera , me internime e tjera e tjera ndalime e abuzime , shqiptaret e Kosoves vec nje ” Mandele ” kane ne arshivat e historise ne rregjimin Titist ,te ndjerin Demaci , dhe me nje burg = turizëm pasi mungonin galerite e puna fizike e rende dhe e DETYRUESHME . Na takon neve, deshmimtaret e atij sistemi te tregojme te zezat e atij sistemi
diktatorjal qe rinia e sotme nuk e ka haberin dhe ma e keqja jane te painformuar pasi qeveria Majtiste e Rames eshte e keqja e dyte pas Enverit qe i ka rene Shqiperise . Une ju kuptoj shume mire z.Paulin .Per kete teme do te mund te flisja shume gjate .Por eshte e udhës te mos e zgjas e ju lodh .Ju uroj te gjithe te mirat .!
Miku Sinan shoh nervozizëm jo te vogel ne komentin tuaj. Po z.Paulin dhe une ne baze te temes per standardin e gjuhes shqipe po diskutojmë dhe ne se permendet emri juaj une te paktën ,,,nuk e bejme te te nënvlerësojmë si nje njeri qe nuk je ne dijeni te ngjarjeve qe diskutime e per me teper per kontributin e dhene nje jete ne profesionin tuaj , si mesues i gjuhes shqipe. Cinizmn tim mund t’a shfaq me kete fjali se gjuha zyrtare qe flet Radio TV. eshte bash i njellojte me ate qe perdor une perdite . Pra nuk ka dallim. Por shqetësimet e verioreve ,si te z.Paulin me shqetsojne pasi nuk thote te pavërteta. Z.Sinan habitem se si nuk keni dijeni se si u fituan zgjedhjet ne Shkodër ne maj te ketij viti ,me ate fare Beci .Ne se nuk do te ishin bandat kriminale , paret e droges ,T.Doshi milioner i P.Demokristiane ( parti e majte ,bashkpunim me te majtet ,s’eshte degjuar askund ne europe qe nje parti me emer te tille te jete e majte ,vec ne Shqiperi ) bleu vota me ndihmen e administratës dhe bandave . Per Kukesin . Tregues se nderi i nje burri eshte i paster dhe kur tradhtinë t’a merr vesh gjithe populli .Mjafton gruaja dhe vetem gruaja te mbaje nderin dhe familjen .Gjysma e kuksianeve jane ne Angli ,emigracion . Kur te mos shitet e blihet vota mund te flas per rezultate . Shqetësimin e z.Paulin nuk e shof te zhdrejtë. Si verior ,shkodran ka te drejten absolute te shprehet si me lart. Ate tregimin me cjapin do te desha te me plotësoje kuptimin ,domethënien se ne grate si ” shejtane ” nga natyra kuptojme ndryshe e paksa ndryshe .Nejse, une gershet s’kam mbajtur e as qe mbaj .Ne mbydhje uren e miqësisë nuk i ve dinamit ,perkundrazi uroj te has ne ura te tilla sa me shume . .Ju pershendes !
Ritë e nderuar, kerkoj falje nga ti, Alberti po edhe Pauli pasi qe kam qene dhe jam (i semure) e tash e pash se mu paskan pervjedhur disa gabime.
Nese me permiresohet shendeti, neser do te pergjigjem.
Me beso se ti dhe Mal Uka i ndjere, per mua keni qene dhe do te mbeteni miqte me te mire, ketu ne Drini.
Prit deri neser!
Perzemersisht te pershendes !
Sinani, Suedi
Malmö, 4 tetor 2023, 16:43
Sinani
Ah ,miku Sinan , tash po ndihen une keq , se pari ju uroj shërim te shpejte .Uroj kalimtare te jete .Permendet dhe javën tjeter dhe sot te ndjerin ,malsorin M.Uka .Tek ai admirrova sinqeritetin . Te ju patriotizmin . Te shkume mik e ne se falja ime ndihmon ne ikjen e gripit le ta quajme ,ju kerkoj 100 here falje !!!. Sherim e mireudegjofshmin !!!
Profesor Sami Repishti: “Sinteze e Historise Shqipnise shek.XV-XX”
Ketu ma poshte po jap nji pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.
“….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“
Profesor Sami Repishti per martirizimin e Klerit Katolik Shqiptar:
Martirizimi i klerit katolik shqiptar, dhe persekutimi i veçantë i besimtareve katolikë shqiptarë janë dy “fakte” që duhen theksue, dhe duhen studjue si manifestime monstruoze të diskriminimit fetar dhe politik në Shqiperi.
Ky ashte nji proces. Hapi i parë asht zbulimi i së vertetës, dokumentimi dhe popullarizimi i saj. Asgjasimi fizik i klerit katolik shqiptar ka qenë nji fenomen unik, në kohen tonë e në hapesinen shqiptare. Prandej, duhet studjue sistematikisht që të kuptohet e të mos perseritet. Pse ngjau kjo katastrofë per katolikët shqiptar? Cilët janë faktoret që e prodhuen? Cilat jane forcat shoqënore që e ushtruen, dhe cila ishte fryma që ushqeu këto forca? Pse “Lleshrat dhe Markrat e Veriut u vranë faj e pa faj” siç pohonte krimineli Pandi Kristo në Burgun e Burrelit?
(me 13 shtator 2014 – Ridgefield, CT, SHBA)
Agron GJEKMARKAJ: “DUFF MALOKU!”
https://albemigrant2011.wordpress.com/2013/07/15/agron-gjekmarkaj-duff-maloku/
Papa shqiptar Kelmendi i XI – Kuvendi kishtar i Arbërit e mbrojtja e identitetit kombëtar e fetar të shqiptarëve
https://albemigrant2011.wordpress.com/2017/01/15/papa-shqiptar-kelmendi-i-xi-kuvendi-kishtar-i-arberit-e-mbrojtja-e-identitetit-kombetar-e-fetar-te-shqiptareve/
Data 7 mars si shkolla e pare laike ne gjuhen shqipe ASHT NJI FALSIFIKIM I HISTORISE nga komunistat shqiptar.
https://albemigrant2011.wordpress.com/2020/03/07/data-7-mars-si-shkolla-e-pare-laike-ne-gjuhen-shqipe-asht-nji-falsifikim-i-historise-nga-komunistat-shqiptar/
Historia e “Teatrit Shqiptar” fillon me teatrin e jezuitve në Shkoder
https://albemigrant2011.wordpress.com/2021/07/10/historia-e-teatrit-shqiptar-fillon-me-teatrin-e-jezuitve-ne-shkoder-pjesa-e-pare/
NGA FATJON JAHA: Faktet që rrëzojnë historinë. Shkolla e parë shqipe në 1258
“Shkollat e Para në Gjuhën Shqipe u hapën nga klerikët katolikë në Shqipni në 1258
https://konica.al/2019/01/faktet-qe-rrezojne-historine-shkolla-e-pare-shqipe-ne-1258/
Ne vend qe te krenoheshim me nje histori qe daton me 1258 per hapjen e shkollës se pare shqipe na u desh te besonim per gati gjysem shekulli se shqiptaret ishin populli i fundit qe nuk kishin gjuhen e tyre te shkruajtur e te fundit qe hapen nje shkolle shqipe ne fund te shekullitv19 – te. Pse gjithe ky mashtrim i historise ??? Pse nuk korrigjohen sot keto mohimit ne krejt tekstet e shkollave ??? Pse duhet te qendroje perseri historia e rreme e diktatorit ??? Kur nuk korrigjojmë vetveten ,historine tone te vertete t’i tregojme botes ,, si mund te presim qe te tjerët te na respektojne ?? Qeveritaret ,pushtetarët, politikanet i ka zeze i vetmi merak . Si e sa me shpejt te behen milionere. Ky eshte halli i tyre . E mjera Shqiperi . Paraardhësi vriste ,mashtronte , me fjalime pompoze ne emer te proletariatit e demokracise , te dytet, te sotmit d.m.th. kane vec nje hall te vetem : SI TE BEHEN MILJONERE .Me cdo kusht e me cdo lloj menyre .
Zonja Ritë, pësrshendetje!
Dua ti jap vetes të drejtë e ta fus edhe fantazinë në veprim.
Zonjë e nderuar, përveç gjendjes (jo të mirë) shëndetësore i kam lënë të nguajuar heronjët e mi, ”Sylën” si heronjët e këngëve të Veriut në zindan: parathënien e librit të pakryer që nga fundi i korrikut, gjithë gushtin e shtatorit sepse nuk po mundem. Dy ish miq, një profesor i njohur i gjuhësisë dhe një ish gazetar i Rilindjen mu lutën që tua ta dërgoj atyre e ta të më ndihmojnë por as atyre nuk iu dërgova sepse atyre nuk iu premtova e ty, të premtova me një kusht: nëse bëjë më mirë.
Po të përgjigjem, për herë të fundit për temën që po diskutojmë e si dukët u bë, edhe ”Kongersi …” u bë si Ura e Fshejtë apo ”Ura e mjerimeve” (raman i E. R.).
Po e filloj aty ku e kam lënë me ndonjë përmirësim: ”Me Ritën pakëz jam i habitur prandaj do ti tregoj një ngjarje nga një romansier shqiptar i Kosovës që ka ikur ilegalisht e ka jetuar në Shqipëri, Sylejman Krasnqi …Më 1979, ai erdhi me më takua mua apostafat kur kishte dëgjua se një student nga Rahaveci ka ardhur në një eksursion mësimor- shkoncer në Hotelin Arbëria sepse në ”Dajti” nuk kishte pasur vende të lira. Erdhën edhe Adem Istrefi, Agim Gjakova ndërsa për mua, vetëm për mua erdhe ish profesori i Letërisë së Përbotshme, Myzafer Xhaxhiu me një studim për poemat e I. Kadaresë. …
Ngjarja për Cjapin bandill
Cjapi, sipas tregimit kalonte shpesh kufirin shqiptar sepse nuk shtazët dhe shpezët edhe në Shqipëri kishin më shumë të drjta, edhe të drejtat e lëvizjes së lirë.
Pas një kohe çobani, nga frika se cjapi po merr ndonjë sëmundje (lexo nga titizmi), don me e frikësu cjapin dhe e gjuan me pushkë. Cjapi mbetet pa njërin bri tërë jetën.
Unë ia tregoja babës tim ngarjen nga tregimi e ai qeshte. I pëleqente mënyra e tregimit por nuk i besonte as sistemit hoxhist.
Krahasimi i brirëve me bistekun, bishtalecat apo gërshetat ishin vetëm një shaka por edhe për këtë sinqerishte të kërkoj falje.
Do të këthehem më vonë te ti z. Ritë.
Paul, fjalën ”shkarravit” e … shumë tema e asnjë s`e kishe zgjidhur i tërheqi.
I tërheqi edhe fjalët ”Të mos mbetëm borgj. Paul, ti nuk je jo sa gishti vogël i këmbës (kâmes së majtë) por as sa qimja (kimja) e flokut të Bahri Becit, si gjuhëtar dhe njohës i dialektit të gegënishtes…. etj.”
Ritë përsëri po të këthehem ty sepse ti Pauli e kishit vazhduar pa më pritur mua, pra nëse mund të them butësisht, më kishit pre në besë.
Zgjedhet
”Z.Sinan habitem se si nuk keni dijeni se si u fituan zgjedhjet ne Shkodër ne maj te ketij viti, me ate fare Beci .Ne se nuk do te ishin bandat kriminale , paret e droges T.Doshi milioner i P.Demokristiane (parti e majte, bashkpunim me te majtet, s’eshte degjuar askund ne europe qe nje parti me emer te tille te jete e majte ,vec ne Shqiperi) bleu vota me ndihmen e administratës dhe bandave . Per Kukesin.
Tregues se nderi i nje burri eshte i paster dhe kur tradhtinë t’a merr vesh gjithe populli .Mjafton gruaja dhe vetem gruaja te mbaje nderin dhe familjen .Gjysma e kuksianeve jane ne Angli ,emigracion . Kur te mos shitet e blihet vota mund te flas per rezultate. Shqetësimin e z.Paulin nuk e shof te zhdrejtë …”
Zonja Ritë, nuk është arësye se a me pare e me presion e dhunë, Shkodra e Kuksi, ka edhe tjera qytete i kanë votua socialistët të bijtë e Enverit dhe Edit birit që as ai vetë nuk e din, baba e gjyshi, nëna apo gjyshja me kend ishin të martuar ….
Në Kosovë
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.
Ejup Qorri,
Esat Shaban,
Riza Lluka,
Melihate Tërmkolli,
Sadik Zuka,
Avdi Berisha,
Bajm Buçani,
Ukë Bytyçi,
Remzi Hasani dhe
Menduh Shoshi.
Mund të ketë edhe delegatë që ishin deklaruar kundër, por që nuk morën pjesë në votim.
Ndër delegatët kundërshtues, ishte edhe Valbona Raci.
”Delegatët që votuan kundër suprimimit të autonomisë, 33 vjet më pas kujtojnë sakrificën e rrezikun”
https://telegrafi.com/delegatet-qe-votuan-kunder-suprimimit-te-autonomise-33-vjet-pas-kujtojne-sakrificen-e-rrezikun/amp/
Ritë e nderuar kemi edhe delegatët ose deputetet e Kuvendit të Kosovës (jo votuesit si në Veri të Shqipërisë) që e kanë votua Gjykatën Speciale.
Ja lista e deputetëve të atëhershëm që votuan ‘pro’:
Nga radhët e PDK’së:
Kadri Veseli
Enver Hoxha
Elmi Reçica
Agim Aliu
Fadil Beka
Labinotë Demi-Murtezi
Sala Berisha-Shala
Bekim Haxhiu
Xhavit Haliti
Ramiz Kelmendi
Latif Gashi
Adem Grabovci
Azem Syla
Zenun Pajaziti
Agim Çeku
Naim Fetahu
Besim Beqaj
Nezir Çoçaj
Gëzim Kelmendi (Deputet i Pavarur)
Rrustem Mustafa
Mexhide Mjaku Topalli
Blerta Deliu-Kodra
Selvie Halimi
Margarita Kadriu-Ukelli (Deputete e Pavarur)
Xhevahire Izmaku
Luljeta Veselaj-Gutaj
Safete Hadërgjonaj
Shaip Muja (Deputet i Pavarur)
Hajdar Beqa
Salihe Mustafa
Nga radhët e LDK’së:
Vjosa Osmani
Teuta Rugova
Anton Quni
Ismet Beqiri
Nuredin Ibishaj
Arben Gashi
Sabri Hamiti
Armend Zemaj
Njomza Emini
Naser Osmani
Lirije Kajtazi
Hatim Baxhaku
Shpejtim Bulliqi
Muhamet Mustafa
Fatmir Rexhepi
Sadri Ferati
Ali Sadriu
Adem Salihaj
Blerim Graincaj
Agim Ademaj
Salih Morina
Alma Lama
Besa Gaxherri
Teuta Sahatqija
Doruntinë Maloku
Veton Berisha
Etem Arifi
Murat Hoxha
Agim Kikaj
Bardhyl Meta
Milazim Haliti
Sinavere Rysha
Blerim Shala (Deputet i Pavarur)
Melihate Tërmkolli
Partitë e tjera (Minoritetet)
Milena Milicevic
Bojan Mitic
Serdjan Popovic
Slavko Simic
Slobodan Petrovic
Sasa Milosavjlevic
Milka Vuletic
Jasmina Zivkovic
Jelena Bontic
Adem Hodza
Mufera Serbica-Sinik
Duda Balje
Danush Ademi
Kujtim Paçaku
Fikrim Damka
Cerim Bajrami
Nenad Rasic
Emilija Rescepi
Zonja
Zonja Ritë për ”mandelat” e Kosovës, unë i njoh deri sikurse ti që i njeh ata të Shqipërisë. (“A është Adem Demaçi “Mandela” i Kosovës (dhe Evropës)?”
SHKRUAN: SINAN KASTRATI, Malmö, 26 korrik 2019
https://www.ballikombetar.info/a-eshte-adem-demaci-mandela-i-kosoves-dhe-evropes/
Të lutem, e mbyllim me kaq.
Të dëshiroj të mira e shëndet!
Sinani
Të lutem Ritë, lexoj me kujdes e mos mi merr për të keq!
Rite ta kam dergua nje pershendetje dhe nje falenderim por nuk e di pse nuk po publikohet. Ndoshta me vone e sheh driten.
Miku im Sinan shyqyr Zotit je mire e mos u shqetso per asgje .Debate ,kundershtime gjithmone do te kete .Shendeti mbi te gjitha ! Urimi me i mire sa m”a shkruajte ! Fund jave te mire familjarisht te kaloni !!! Hajt po perdor dhe ate urimin kosovar qe s’me vjen per mbare pasi nuk e perdorim nga anët tona : TUNG ! .S’do te besoni por nje mbese e imja ( goca e motres profesoresha gjimnazit ) me përshëndet nga nje here ne mesazhe ” tung ” e une nuk ja kthej njësoj vecse i them ,aman nuk e kuptoj kete pershendetje .Ajo me te drejte se ne Kosove shkon shpesh , cdo vit pasi i vjehrri ne vitet 1990 e me tej i shoqi kane biznesin privat .