___
Ku tjetër, nëse jo në Shkodër! Pikërisht në këtë qytet, në qendër të Shkodrës, mund të vizitoni muzeun e parë në Shqipëri, me emrin, “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, në përkujtim të përsekutimit politik të atyre që kanë vuajtur dhe që kanë vdekur në duartë e regjimit komunist të Enver Hoxhës gjatë persekutimit politik gjatë diktaturës komuniste prej pothuaj gjysëm shekulli, në Shqipëri. Është “një vend kujtese, pikërisht në përkujtim të viktimave të diktaturës komuniste”, shkruan në librin doracak mbi historinë e muzeut, Z. Pjerin Mirdita, Historiani i Muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër. Pyetjes se pse pikërisht ky muze u ngrit në Shkodër, ai thekson se janë shumë faktorë, por përgjigja, sipas tij është shumë e thjeshtë. “Shkodra ishte qyteti më i përsekutuar i Shqipërisë, qyteti që vuajti më së shumti mbi njerzit e saj atë diktaturë, qyteti që asnjëherë nuk u përkul përball dhunës dhe hakmarrjes komuniste, sepse shkodranët nuk e deshën asnjëherë komunizmin dhe as komunistët”, shpjegon Pjerin Mirdita arsyen se pse ky muze u ngrit pikërisht aty në Shkodër.
Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar ndjenjat personale as historikun e këtij “Vendi”. Për fat të mirë, gjatë vizitës së paharrueshme në këtë muze, gjatë një vizite në Shkodër, në fillim të shtatorit, patëm mundësinë dhe privilegjin të shoqëroheshim nga Pjerin Mirdita, Historiani i Muzeut, “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër, i cili me shumë profesionalizëm, dokumentacion dhe me fakte historike shpjegoi në hollësi historinë e këtij “vendi”, si dhe vuajtjet prej dekadash të shumë shqiptarëve të pafajshëm – kundërshtarë të regjimit komunist.
Duke folur për historikun e këtij “vendi”, historiani Pjerin Mirdita shpjegoi se ndërtesa – që nga vitit 1930 — ka qenë pronë e Provincës Françeskane shqiptare, por me ardhjen e komunizmit, ajo konfiskohet dhe në ‘të vendoset Sigurimi famëkeq e krimanl i shtetit barbar të Enver Hoxhës. Kjo ndërtesë “Dëshmie e Kujtimi”, për viktimat e komunizmit — sot duhet të vizitohet nga të gjithë shqiptarët, detyrimisht, për kujtesë të krimeve të komunizmit dhe për reflektim, por edhe nga brezi i ri i shqiptarëve në veçanti që të njohin të kaluarën, por edhe nga vizitorë të huaj jashtë Shqipërisë që vizitojnë Shkodrën. Të vizitohet ky vend krimesh çnjerzore, një skenë sjelljesh barbare nga Sigurimi i Shtetit shqiptar komunist nga viti 1946 e deri në rrëzimin e komunizmit zyrtar të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.
Në hyrje të muzeut, vizitorët gjëndet përball një harte të vend-ndodhjes së burgjeve komuniste në Shkodër – Shkodra si “qytet-burg”, numëronte gjithsejt 23 burgje të tilla ku mbaheshin kundërshtarët e regjimit komunist sllavo-aziatik – që mbajti rob, për pothuaj një gjysëm shekulli, jo vetëm Shkodrën por një popull të tërë – mbarë Shqipërinë dhe Kombin shqiptar.
Muzeu është mjaft i pasur me materiale që tregojnë historinë e vuajtjeve dhe të vdekjeve të viktimave të komunizmit në Shkodër – ku salla vizuale, në vetvete, përmban video dhe dokumentarë që shfaqen gjatë vizitës për të interesuarit, përfshir edhe një bibliotekë e pasur me libra të asaj periudhe fatzezë.
Ndoshta pjesa më e dhimbshme dhe më e ndjeshme nga pikëpamja njerzore e morale – ndërsa mendoja me vete se si është e mundur që shqiptari të trajtojë shqiptarin në këtë mënyrë, vetëm e vetëm, se ka mendime të papajtueshme me një regjim barbar e anti-njerzor – siç ishte komunizmi ndërkombëtar i shekullit të kaluar, përfshir regjimin enverist. E dhimbshme dhe i trishtueshëm për vizitorin është kalimi për tek vend-ndodhja e qelive ku mbaheshin të burgosurit, që siç shpjegoi Z. Pjerin Mirdita. është një galeri e ndërtuar rishtasi, por e konceptuar si rrugëtimi i të burgosurve drejtë vuajtjeve, tortutave dhe dhimbjeve.
At Zef Pllumi, autori i veprës, “Rrnoi për me tregue”, njëri prej të burgosurve në këtë “vend”. Përkujtojmë 15 vjetorin e ndarjes nga jeta të fratit françeskan, At Zef Pllumi, i cili u arrestua dy herë gjatë diktaturës komuniste dhe në total kaloi 24 vite në burgjet dhe kampet e punës së detyruar të asaj periudhe. Vepra e tij përkujtimore “Rrno vetëm për me tregue”, është një dëshmi e gjallë mbi atë çfarë ishte diktatura komuniste për Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjithashtu kjo vepër na kujton dhe sakrificën e një populli për të jetuar nën një prej diktaturave më të egra të kampit socialist në Europën Lindore dhe në botë. Vepra e tij e merr titullin nga një amanet që At Zef Pllumi mori në atë kohë nga At Marin Sirdani, të cilin e përshkruan edhe në një fragment të veprës, duke e kthyer atë në misionin kryesor të jetës së tij.
Autori në qelinë e vuajtjeve e të tortutave, ose në “birucën”, siç e quanin vet të burgosurit anti-komunistë – sot muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër. I quanin “biruca” për shkak të hapësirës së ngushtë dhe sasisë së vogël të dritës dhe ajrit që
“Stalinizmi shqiptar, dega shqiptare e marksizëm leninizmit është nominalisht marksist, minimanilisht Leninist dhe esencialisht stalinist me një vello të përciptë maoiste. Emri më i përshtatëshëm për këtë fe të re është Stalalbanianizmi ose thjeshtë Hoxhaizimi.”, (Profesor Arshi Pipa)
Duke ecur nepër korridoret e qelive ose “birucave” të këtij “vendi” – (Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës), vizitori mendon dhe pyet veten se si është e mundur që shqiptari të veprojë në këtë mënyrë barbare kundër shqiptarit – duke vrarë e prerë më të mirët e Shqiptarisë. Por, njëkohësisht, duke reflektuar dhe duke kujtuar vuajtjet dhe vdekjen e këtyre heronjve të fesë e të Atdheut në duartë e barbarëve komunistë shqiptarë, një grup fanatik i dalur prej të njëjtit popull, për fat të keq – njeriu ndjenë se një popull nga gjiri i të cilit kanë dalur këta heronjë, duhet të jetë kryelartë dhe të mos humbas kurrë shpresën për një të ardhme më të mirë për Kombin! Le të shpesojmë që kujtimi i sakrificave të tyre sublime do të frymëzojë brezat e ardhëshëm të shqiptarëve për vepra më të mira për veten dhe mbarë Kombin shqiptar.
SHKODRA e persekutume dhe e lanun mbrapa DJE ne kohen e diktatorit toske Enver Hoxha.
SHKODRA e lanun mbrapa edhe sot nga i biri politik i Enver Hoxhes, kryeministrit me origjine nga Tosknia (Himara) Edi Rama.
Edi Rama asht edhe kundra kosovarve, siç po shkrujne gazetat kosovare.
Dhe ka mjaft kosovar qe jane enverista.
Keni me shume te drejte sa c’shkruani z.Paulin. Politika e sotme e vendit tone ( Shqiperise ) verteton katërcipërisht at politike trathtare qe kryen baballaret e tyre shpirtërore pas LB 2 .Vrasja e masakra e Tivarit 5000 te vrare afërsisht, verteton trathtine qe i bene Kosoves bandat nen maskën e clirimtareve te Enver – Ramiz .Ne ate gjakderdhje qe dhe sot nuk tregohet e verteta as nuk foli sa ishte gjalle diktatori pasardhes Ramizi. ( ky ndodhej ne Kosove me batalionin e vet ne at vit te mbrapshte 1944 – 45 ) U carmatosen u vrane ,u shpartallua e djathta kosovare qe prisnin e kërkonin pas mbarimit te luftes bashkimin me Shqiperine .At ” zgjim ” patriotik propagande qe filloi te perhapte Enveri pas 2, 3 dekadash afërsisht ( si pas te korrurave ) ne Kosove e boni per te mashtru dhe nje here shqiptaret se me 1944 ,1945 une s’ju trathtova ,ja ku jam sot per ju ketu. Mos zgjatem se dihen sot krejt padrejtësitë e poshtersite e atij sistemi .Por qeveria e sotme nen kryesine e PS ,pasardhesen e PKSH , PPSH verteton se eshte nje besnike e te pareve te tyre ,te tradhtareve e diktatoreve te kuq. E po mallkuar qofshin dhe keto se po shkatërrojnë popullin brenda dhe jashte kufijve . Historia perseritet sado qe koha ,kushtet jane te ndryshme .Qellimi i neokomunisteve , Socialisteve ,te te majtëve te cdo ngjyre ne Shqiperi eshte copëtimi i trojeve shqiptare si dhe me kryesorja rehabilitimin e djallit qe mashtroi vrau shqiptaret me shume se cdo pushtues .Ne Shqiperi s’duhet te ekzistoje parti ,rryme e majte ! Pas 1990 kjo duhej te ligjërohej .Me ate histori , llahtare qe perjetuam ,per nder te mijërave viktimave qe i krijoi qeveria e Hoxhes per 45 – se vite ne kohe PAQE tek ne per te paktën për nje shekull parti simotra ,pasardhese si PPSH nuk duhet te kishim e kemi .Asnjehere nuk krahasohemi me historite e popujve te lindjes qe perjetuan sistem komunist HUMAN me fytyre njerëzore.Ketu hyn dhe sistemi Titist .Gabuam me 19990 ???? Le te durojmë sot “komedinë ” e Rames , Berishes ,Bashes ,apo te Thaçit me shoke ne Hage .Populli shqiptar ne te gjithe trojet e tij duhet te bashkohen e te largojnë me dhune Ramen dhe qeverine e tij sa nuk eshte vone .Te bashkohemi te gjithe ne Tirane qe dhe Prishtina te marre fryme lirisht .