Shkruan: Luan Dibrani, Gjermani
Brenda javës Edi Rama dha tri deklarata skandaloze politike kundër Kosovës .
Deklaratat skandaloze të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk kanë te ndaluar as në takimin e samitit në Granadë të Spanjës qe u bashkuan të enjten afër 50 liderë evropianë edhe nga Ballkani kushtuar situatës aktuale në Evropë ,po edhe në Kosovë . Brenda javës Edi Rama dha tri deklarata skandaloze
politike kundër Kosovës .Fillimisht me përshkallëzimin e situatës politike, pas sulmeve terroriste të serbëve të Kosovës ne koordinim me Serbinë dhe Rusinë.
Policia jonë e fitoj betejën dhe Serbia mbeti e turpëruar para botës!
Ne suazat e kornizës politike për zgjedhjen e problemit të Kosovës dhe Serbisë, pas këtyre suleve terroriste alarmi u ngrit ne qarqet diplomatike ndërkombëtare. E dënuan rastin si terrorist ndërsa kryeministri i Shqipërisë, as edhe njëherë nuk e vlerësoj sulmin në Banjske të Zvecanit në Kosovë . Policia jonë e fitoj betejën dhe Serbia mbeti e turpëruar para botës me tentativën e ripushtimit të Kosovës .Kryeministri shqiptar e nënçmoj policinë e Kosovës nga e cila e përqafoj politiken e Beogradit tha se “Kfori duhet te marr ne kontroll situatën rajonale në Kosovë” me çka kuptohet qe ajo pjesë e Kosovës te mbetet protektorat ose edhe ti ndahet fare Kosovës .
Sa për dijeni Edi Rama teza e juaj është e pa qëndrueshme “Veriu është tokë e askujt” është e jona madje kemi toka tonat edhe me tapi deri të Nishi e ma gjere!
Pas tri ditësh vazhdoj me gafat e veta politike kundër Kosovës me deklaratën skandaloze “Veriu është tokë e askujt” ka qenë ajo që ngriti diskutime revoltuese në Kosovë rajon ,por edhe me gjerë.“Nuk ka deklaratë më antishqiptare apo antikosovare, ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Aleksandër Vuçiqi , e devalvuar edhe Rusia . Shqiptarët, Evropa dhe bota e panë se si u zhvillua ajo beteje e humbur nga terroristet dhe e fituar nga te zotit e saje shqiptarët pronar të atyre tokave jo vetëm aty por edhe deri të Nishi ,Novi pazari, Vranja, komplet Sanxhaku e me gjerë. .Prandaj vetëm Edi Rama nuk e paska dijeni se kujt i përket ajo pjese e Kosovës?
Edi Rama ,po ta them se gjysma e Kosovës e kemi prejardhjen nga ato zona në thellësinë e Serbisë, qe armiku i ka stacionuar forcat ushtarake kundër Kosovës ne zonën e quajtur “Serbia Qendrore”. Qarqeve evropiane u takuan edhe ne Granadë të Spanjës qe u bashkuan të enjten afër 50 liderë evropianë dhe nga Ballkani Perëndimor.
“Duhet të jeni shumë të qartë se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama janë shumë konfuze edhe ne këtë “Samit” kur ky lëshon deklarata te pa matura kundër Kosovës. Edhe në ketë takim përpiqet ta zbus situatën në dobinë e Serbisë duke e dëmtuar Kosovën kur thotë se dialogu duhet vazhduar në mes Kosovës dhe Serbisë . A ka sy ky njeri apo vesh me pa e me dëgjuar?!
Edi Rama mos na tjetërso jemi një Komb dhe një popull !?
Vërtet është aq naiv dhe i pa ditur apo ne të kundërtën edhe njeri i shitur dore e zgjatur e Serbisë në këto momente dramatike për Kosovën.
Qarqet diplomatike evropiane dhe ato amerikane janë ne procesin e sanksionimeve dhe ndërrimin e kësaj arterie te pa sukseseshme deri me tash.
“ Dialogu me Serbinë ka vdekur atë ditë qe grupi terrorist ka sulmuar Kosovën “ Prandaj tani nuk ka dialog pa u marr vendime adekuate për Serbinë .
Zoti Edi Rama deklarohet sikur mos me ndodh asgjë!?
Prit Edi Rama , rri para qeve!. Njëherë është diplomacia e Kosovës me faktorin ndërkombëtar duke u marr me këtë proces se çka të veprohet me Serbinë me tutje . Dialogu i vjetër ka vdekur , presim dirigjimin e një dialogu tjetër dhe me përmasa politike , taktike dhe strategjike për Kosovën. Prit Edi Rama, mos e poshto Shqipërinë ?!. Edi Rama deklaratat tua po ndikojnë shumë negativisht edhe ne mes Kosovës dhe Shqipërisë qe jemi të një gjuhe dhe një gjaku, prandaj mos na tjetërso jemi një Komb dhe një popull.