Tanket izraelite duke u përgatitur për sulm përreth Gazës…
Hebrenjtë në Izraelin e sotshëm janë në trojet stërgjyshërore. Ata kanë të drejtën apsolute, nëse doni edhe atë hyjnore, të kenë shtetin e tyre aty ku janë, në vatanin e tyre kishin me thënë disa. Ata zbritën aty në atë tokë së bashku me Zotin si njerëzit e parë të tijë, atëherë kur nuk ekzistonte fare termi arab apo islam. Shumë shekuj para se të “lindnin” krishterizmi dhe islamizimi. Hebrenjtë ishin ndër popujt më të përndjekur dhe shtypur që njeh historia njerëzore. Janë perndjekur, vrarë dhe ushtruar më shumë se një gjenocid ndaj tyre! Që nga babilonasit e persianet e deri në ditët e historisë moderne të shekullit të kaluar, nga Gjermania naziste e Hitlerit.
Fillet e njerëzimit dhe feve monoteiste lidhen me hebrenjtë dhe të parët e tyre. Librat e shenjtë si Tora, Bibla e Kurani e dëshmojnë atë! Edhe vetë Jezu Krishti ishte i lindur në ato troje (Betlehem) si hebre. Si popull ishin prezentë pothuajse në të gjithë Lindjen e mesme apo qytetet kryesore të saj ku nga dhuna e ushtruar u dëbuan. Si popull mbijetuan duke u detyruar të ikun nga vendi i tyre, në këtë rast fatin e njëjtë e patën edhe shqiptarët, duke u shpërndarë në katër anët e botës. Edhe tempujt fetar, në origjinalin e tyre ishin hebre! Rasti i xhamisë Al Aksa (705-715) e ndertuar mbi themele të vjetra në atë që njihet si “Mali i Tempullit” si vend i shenjtë! Aty ku është edhe “Muri i famshëm i Vajtimit” , për besimtarët hebre.
Edhe për këtë Jerusalemi, nga hebrenjtë, konsiderohet një “Mekë hebreje” një qytet shpirtëror që nga mbreti Salomon apo më parë.
Duke ardhur në historinë e re të kombit izraelit, që nga viti 1948 kur Izraeli i sotshëm filloj të marr formë e deri me sot fqinjët arab e musliman, vëllezërit e dikurshëm, e luftojnë me të gjitha mjetet. Edhe pse me disa shtete arabe është arritur një lloj pajtimi pas luftërave të përgjakshme, në të cilat Izraeli e mbrojti të drejtën e ekzistencës si shtet, ka ende të tjera që e kërcënojn me “zhdukje nga harta”. Këtu është përgjigjja pse nuk ndalet dhuna, gjaku dhe vrasjet që shumë dekada në atë tokë që konsiderohet e shenjtë nga të tri besimet fetare monoteiste. Është pothuajse e sigurt se nuk do të ndërtohet paqe pa ulur dhe pikësëpari pranuar, njeri tjetrin, faktet historike apo edhe ato fetare. Disa herë janë bërë tentativa apo propozime për një rregullim të ri apo një marrëveshje ndërmjet shtetit të Izraelit dhe asaj që sot quhet Palestinë! Ajo më e rëndësishmja që ofroj më shumë palët, ishte Marrveshja e Oslos (1993). Me atë marrveshje parashihej që të ndërtohen dy shtete që njohin njëra tjetrën në fqinjësi të mirë ndërmjet tyre.. Por mëgjithat nga ajo marrëveshje pothuajse çdo gjë mbeti vetëm në letër, si pasojë e kërkesave maksimaliste, kryesisht nga pala arabo palestineze.
Kur kemi parasysh ekzistencën e dhjetra shteteve arabe, shumë më të mëdha si me popullsi dhe territor, për rreth Izraelit pse qenka pengesë e drejta e ekzistimit të një shteti megjithatë të vogël hebre!! Patjetër që e drejta për të ekzistuar është në anën e tyre. Këtu në këtë pjesë historia e shtetit shqiptar dhe atij izraelit përputhet. Sikur fqinjët sllavë apo ortodoksë që nuk e dështen një shtet shqiptar e njëjta histori i ndodh shtetit izraelit. Të vjen të thuash po si është e mundur që historia ka qenë aq e pamëshirshme dhe jo falenderuese ndaj këtyre dy popujve që i dhanë aq shumë vetë historisë dhe njerzimit.
Ajo çfarë dhanë hebrenjtë për njerëzimin duke u dalluar si njerëz në shumë fusha të shkencës, letërsi, art, filozofi, politik por edhe mjekësi, ekonomi, teknologji..mbetët e shënuar si vlerë dominante të arritjeve njerëzore.
Sa i përket kombit tonë, shqiptaret dhe hebrenjtë i erdhën në ndihmë njeri tjetrit gjatë historisë. Ishim ne shqiptaret pothuajse të vetmit në Evropë që i ndihmuam i fshehëm i ruajtëm nga ndjekja dhe vrasjet naziste. Nga ana tjetër hebrenjtë amerikan, ndër ta edhe shumë figura të rëndësishme politike si psh Madeleine Allbright dhe Wesley Clark, ishin në krah të Kosovës në orët e vështira të saj. Nuk kursyen as një lloj ndihmë. Izraeli para disa viteve e njohu Kosovën edhe si shtet, dhe tanimë jemi duke ndërtuar raporte të shëndosha miqësore, ekonomike e politike. Kosova dhe shqiptarët në këto kohë të vështira për Izraelin, veçmas pas sulmit terrorist me shumë viktima në njerëz, shumica e tyre të pafajshëm nga të dy anët, rreshtohet me Izraelin dhe miqtë, botën perëndimore. Aty është interesi jonë vital si komb dhe shtete. Nuk ka tjetër alternativë!