SULMI: Tymi po ngrihet në qiell pasi një seri raketash u lëshuan nga Gaza të premten. Foto: Reuters
Korab Blakaj, Vjenë
____
Egjipti e paralajmëroi Izraelin për dhunë të mundshme tre ditë para sulmit vdekjeprurës të Hamasit, tha presidenti i një paneli në Kongresin amerikan, shkruan BBC.
Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul, foli para gazetarëve për paralajmërimin e supozuar.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha me zemërim se raportet ishin “plotësisht të rreme”.
“Ne e dimë se Egjipti i paralajmëroi izraelitët tre ditë përpara se kjo lloj ngjarje mund të ndodhte,” u tha McCaul gazetarëve të mërkurën pas një takimi të inteligjencës me dyer të mbyllura të ligjvënësve për krizën në Lindjen e Mesme, sipas AFP.
“Nuk dua të futem shumë në informacione të klasifikuara, por paralajmërimi është dërguar”, shtoi republikani i Teksasit. “Unë mendoj se ishte një çështje se në çfarë niveli u dërgua.”
Një zyrtar egjiptian i inteligjencës i tha agjencisë së lajmeve Associated Press këtë javë se Kajro i ka paralajmëruar vazhdimisht izraelitët se “diçka e madhe” po planifikohet nga Gaza.
“Ne i paralajmëruam se situata do të shpërthejë dhe shumë shpejt dhe se aksioni do të jetë i madh. Por ata i nënvlerësuan paralajmërimet tona”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.
-Një zyrtar i Kajros tha se zyrtarët izraelitë e minimizuan kërcënimin nga Gaza dhe u përqendruan në Bregun Perëndimor.
*Si dështoi kupola e hekurt në Izrael dhe lejoi të kalonin të gjitha ato raketa?
*Si kaluan kaq shumë ushtarë të Hamasit kufirin më të militarizuar dhe më të mbrojtur në botë për të masakruar „civilë të pafajshëm“?
*Izraeli është jashtëzakonisht i avancuar me disa nga teknologjitë më të mira ushtarake ,të mbikëqyrjes spiunimit në botë.Pse detektorët më të sofistikuar sizmik të tokës që monitorijnë 24/7 që në të kaluaren kishin zbuluar hapjen e tuneleve,kësaj radhe nuk dëgjuan zhurmen buqitëse të kolonave të gjata të kamionëve që transportonin 5000 raketa drejt kufirit Izraelit?*Ku ishin tri agjenci kryesore – Aman, Mossad dhe Shin Bet (Shabak) që nuk reaguan me kohë?
*Apo mund të jetë operacion i orkestruar ose lejuar për të justifikuar një përshkallëzim të luftës?
*A mundet që SHBA-ja , t’i manipulojë Izraelin dhe Palestinën të dyja për një axhendë përpara zgjedhjeve?
Ka nivele dhe kompleksitete për atë që po ndodh tani, dhe të gjithë duhet të filloni të mendoni si ata duke pasur në mendje strategjinë dhe interesat e veçanta.
*A duhet të pranohet menjëherë narrativa që servohet nga qeveritë, agjencitë e inteligjencës, mediave dhe portaleve sikur është e vetmja e vërtetë objektive që duhet pranuar pa diskutim!?
**Sulmi i Hamasit vjen në një moment të përshtatshëm për qeverinë Netanyahu, e cila kishte shkaktuar protesta masive kundër përpjekjes së saj për të shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit të Izraelit.
Fëmijët palestinezë të plagosur po trajtohen në spitalin Shifa të Gazës të mërkurën. Kryqi i Kuq ka frikë se çfarë do të ndodhë kur spitalet të mbarojnë nga pushteti. Fotografia: Ali Mahmoud / AP / NTB (Aftenposten)
***Njëkohësisht përshtatet edhe për SHBA-në për të larguar vëmendjen e publikut nga debakli politik, shthurjen në rritje të shoqërisë amerikane.
**Vjen edhe si i porositur për të zhbërë, degraduar bllokun BRICKS, për të projektuar një realitet të ri gjeopolitik në Lindjen e Messme dhe më gjerë.
**Ky sulm i konvenon Rusisë madje shumë , Kinës , disa qeverive arabe, Turqisë etj.
PS: Organizata HAMAS u krijua nga shërbimet intelegjente izraelite , në bashkëpunim me ato amerikane dhe angleze pas Intifadës së Parë në vitin 1988 , për të minuar dakordancën palestineze të zgjidhjës me dy shtete , duke refuzuar çdo iniciativë, dhe duke „ synuar „ shkatërrimin dhe „ zhdukjën“ e Izraelit nga harta !
Gaza bombardohet pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Foto: IBRAHEEM ABU MUSTAFA / Reuters / NTB
Fakti që financohet nga Petrodollarët sauditë , Ryalët e Katarit , trajnohet nga shiitët iranianë, armatoset nga rusët , ndihmohet nga Hisbullahu dhe aktivizohet saherë që tjerët kanë nevojë, duke „ tradhëtuar „ madje etërit formues siç rëndom ndodh nga këto pjella , për t‘i dhënë luftës çlirimtare palestineze epitetin e luftës terroriste !
Kjo është e vërteta .
Tjerat janë tepricë produkti !
Ushtarët izraelitë po mblidhen pranë kufirit me Gazën. Një pushtim tokësor i Gazës mund të jetë duke u afruar. Foto: Jan T. Espedal, Aftenposten
Shkrim shume interesant.