MAGJISTRALI
Misteret marrin trajtat e dritës në drithërima këngësh,
Idhujt ndërrojnë kokat e zotat përëndonë përditë,
Gjaku në lojë të përgjaktë pezmin e egër rritë,
Erëmira është lidhur në vargonjë çeliku në kështjellë tmerri,
Ninullë është heshtja e rëndë, valë-valë gumëzhitje zërash ferri…
Ik natë, ik gjum…për D i e ll n i n ë o diell drito,
Titanë me fuqi titani jemi ne…kurrë s’duam humbje, jo…!
***
(Nga vjersha KËNGA LIND LUFTËTAR, kushtuar Migjenit në 60-vjetorin e lindjes, botuar në gazetën “Flaka” të Shkupit në 13 tetor 1971. Magjistrali është pjesa e tetë e vjershës e shkruar me vargjet e para të 7 strofave – pjesëve 7 vargjëshe)
***
Vjershe e shkruar ne vitin e 5-te te Shkolles Normale ne Prishtine, derisa po e perfundoja -temen e diplomes e kisha per vepren e jeten e Migjenit
—
FJALEN TITANE E KAM PERDORUR NE KUPTIMIN MITOLOGJIK, SI TE PATHYESHEM…:
https://sq.wiktionary.org/wiki/titan
titan
- Metal i bardhë si argjendi, më i rëndë dhe më i fortë se alumini, që përdoret në industri, zakonisht i lidhur me metale të tjera, për të bërë vagonë, lokomotiva, automobila, traktorë etj. (Simboli Ti). Fletë titani. Lidhje titani.
TITAN II m. mit.
- 1. Qenie, që sipas mitologjisë greke, përfytyrohej si njeri me trup shumë të madh e me fuqi të mbinatyrshme dhe që gjoja luftonte me perënditë.
- 2. fig Njeri me trup të madh dhe me fuqi të jashtëzakonshme, vigan.
- 3. fig. lart. Njeri shumë i shquar, që ka çarë rrugë të reja në një fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. dhe i ka sjellë shërbime të mëdha njerëzimit, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; vigan. Titan i shkencës (i letërsisë). Titanët e mendimit njerëzor.