Nga: Luan Dibrani
Pas luftës se Izraelit kundër terroristëve të Hamasit do të krijohet shteti i kurdëve dhe bashkimi i shqiptarëve!
Pas Luftës së Parë Botërore dhe humbjes së perandorisë otomane, aleatët fitimtarë perëndimorë parashikuan krijimin e një shteti kurd në Traktatin e Sevres të vitit 1920. Por shpresat u humbën tre vjet më vonë, kur Traktati i Lozanës, i cili krijoi kufijtë e Turqisë moderne, nuk parashikoi krijimin e një shteti kurd dhe i la kurdët me statusin e pakicës në vendet ku jetonin. Gjatë 100 viteve që pasuan, çdo përpjekje e kurdëve për të krijuar një shtet të vetin është shtypur brutalisht me gjak .
Shumica e studiuesve pajtohen se në këto hapësira të Turqisë, Sirisë, Irakut ,Armenisë dhe Iranit, tashmë jeton një popullsi kompakte edhe më shumë se 40 milion kurd, pa shtet të vetin!
Kurdët janë njëri prej popujve më të lashtë të Azisë Perëndimore. Lashtësia e tyre shkon në thellësinë e shekujve — 5000 vjetë, tashmë e argumentuar nga burimet dhe studimet historike, përfshirë edhe ato të arkeologjisë se shteteve sundimtare mbi ta sido mos ne ato otomane. Gjuha kurde i përket familjes indoevropiane, më saktësisht degës së saj veriperëndimore të gjuhëve iraniane (e njohur si gjuhë iranoariane). Kurdët paraqesin popullsinë autoktone në hapësirat ku jetojnë edhe sot. Vendi dhe shteti i tyre i tyre njihet me emrin “Kurdistan.
-Aktualisht hapësira jetësore kurde është e ndarë në disa shtete: në Turqi, ku jetojnë rreth 15–21 milion kurdë; në Iran, 6.6–10 milion kurdë; në Irak, 4–6 milion kurdë dhe në Siri, jetojnë 2–2.8 milion kurdë. Nga kjo statistike po del se populli kurd është i shkapërderdhur ne shume shtete mbi 40 milion kurd, pa të drejta as minimale. Këto shifra janë të përafërta, meqë ,aty ku jeton kjo popullsi në regjistrin e të dhënave për popullsi, nuk është e përcaktuar ajo mbi përkatësinë etnike. Sidoqoftë, shumica e studiuesve pajtohen se në këto hapësira tashmë jeton një popullsi kompakte edhe më shumë se 40 milion. Pas luftës se Izraelit kundër terroristeve te Hamasit do të krijohet shteti kurd ku do prish balancën e shteteve islamike dhe homogjenë te Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit!
Atë që kishin arritur forcat politike kurde përmes të ashtuquajturës “Marrëveshje paqësore të vitit 1920 të Sevres”, që paraqiste në fakt hapin më serioz drejt realizimit të ëndrrës së tyre shekullore për shtet të pavarur e cila u varrosë përgjithmonë me rastin e Mustafa Kemajl “Ataturku” qe krijoj Turqinë moderne . Në marrëveshjen pasuese të Llozanës (1923) Kurdistani nuk humbi shpresat e themelimit te shtetit të pavarur.
Themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal, në këtë rast dhe më pas do të refuzojë rreptësishtë marrëveshjen e vitit 1920 dhe do të përvetësojë e zbatojë politikat më drastike antikurde. Ky qëndrim u përcoll tutje tek të gjitha qeveritë turke të me vonshme , deri me ardhjen e presidentit aktual turk, Rexhep Tajip Erdogan, në cilësinë e kryeministrit i cili mban një qëndrim shumë agresiv kundër këtij populli.
Historia tragjike e popullit kurd e bënë atë të jetë sot populli më i madh në botë pa shtetin e tij!
Friken dhe klithja e Rexhep Tajip Erdogan këto dite pas konfliktit te Izraelit me grupet terroriste te Hamasit të implikuara Irani ,Siria ,Libani dhe Turqia u dëgjuan nëpër vendet e ndryshme duke u ankuar dhe gjykuar Amerikën qe po e armatos popullin kurd për kryengritje,kundër regjimeve dhe sundimeve në Turqi,Iran, Irak dhe Siri. Historia tragjike e popullit kurd e bënë atë të jetë sot populli më i madh në botë pa shtetin e tij! Rrjedha e ngjarjeve në veri të Irakut, ne Siri,Iran dhe Turqi pritet shndërrimi i armatës kurde në aleate të NATO-s dhe BE-së, duket se flasin që kësaj epoke po i vije fundi dhe shteti kurd do te jetë afër qe të bëhet jetik.
Organizata terroriste te “Shtetit Islamik” qe i ka përhap aktivitetin ne organizata terroriste ne “ Hamas ,”Isis” është produkti më i ri i islamit fashist qe hodhi mbi 5000 raketa mbi popullin izraelit. Është sinjal ta zgjerojnë konfliktin edhe në shtetet tjera duke hedhur benzinë në zjarr, ku do të digjen vet. Ka gjasa qe populli palestinez do jetë shumë i penalizuar me pasoja shumë të renda madje edhe me zhvendosje popullate.
Edhe provokimi serb në Banjskë i ngjason agresorit “Hamas “ i shtyre nga Rusia, Irani dhe grupet terroriste të ekstremit islam.
Ballkani është zonë e shenjëstruar e radhës nga ana e kreut të “Rusisë Hamasit dhe Issisit” dhe grupeve tjera terroriste kur merret parasysh regrutimi i vullnetareve shqiptar nën ndikimin e “Shtetit islamik” qe pretendon te krijohet një Kosovë e drejtuar nga Lindja e jo dhe te perëndimit qe e kemi pas dhe do e kemi ardhmërinë me qe jemi nje vend shume strategjik për aleancën Amerike ,Izrail qe ne rendin e ri boteroro Kosova do te luaj rolin e Izraelit të sotëm ne këtë pjese te Evropës. Edhe provokimi serb në Banjskë i ngjason agresorit “Hamas “ i shtyre nga Rusia, Irani dhe grupet terroriste të ekstremit islam por me aktivitetin e shpejt policia e Kosovës e mundi agresiorin serb duke e shpartalluar brenda ore…
Zaten pamja e zymtë e Kosovës sot, gjithsesi është produkt i politikës naive që ushtruan dy forcat politike: LDK/PDK gjatë qeverisjes së pasluftës (1999) mbollën edhe prodhuan grupe shqiptarësh terroristë muhaxhedin.
Tashmë është fakt i dëshmuar se si dhe përse i krijoi terren të përshtatshëm fashizmit islamik dhe administrata e UNMIK-ut në Kosovë këtyre çerdheve ekstremiste me orientim islamik nga lindja!?.
Në shërbimin e tyre ishin partitë tona politike për krijimin e kësaj gjendjeje të cilën po e jetojmë aktualisht nga grupe te caktuara të ekstremit islamik duke e përkrahur terrorizmin e Hamasit dhe gjykuar shtetin mik Izraelin… Zaten pamja e zymtë e Kosovës sot, gjithsesi është produkt i politikës naive që ushtruan dy forcat politike: LDK/PDK gjatë qeverisjes së pasluftës (1999) qe mbollën edhe prodhuan grupe shqiptarësh terroristë muhaxhedin. Edhe populli kurd dhe ai izraelit kanë një histori te dhimbshme si shqiptarët. Ajo po e sjell Perëndimin në këtë pjesë të globit qe ta ndihmojnë krijimin e shtetit të Kurdëve ndryshimin e kufijve. Çështja kurde merr udhën e zgjidhjes, disi ngjashëm me atë të Kosovës në fund të shekullit XX-të. Në 1991, pasi mbaroi Lufta e Kuvajtit dhe Sadam Hyseini sulmoi 6 milionë kurdët e Irakut nga e cila secili shtet ,ku janë kurdët aktualisht i shtypin se cili me tepër ne aleance te përbashkët Irak,Iran,Turqi dhe Siri!. Prandaj është koha e fundit qe me rastin e përfshirjes ne këtë konflikt si Turqia ,Irani, Siria dhe Libi kundër Izraelit të mbështet populli kurd qe te realizojnë shtetin dhe pavarësinë e vet duke i shpartalluar shtet e lartshënuara.
Me këto që bënë Taip Rexhep Erdogani me dëshirën e çmendur të krijojë perandorinë e re osmane, ka gjasat që Turqia të shkapërderdhet e pas tyre erdhe Iraku ,Irani ,dhe Siria
Pavarësia kurde do të sillte fundin e Irakut, Sirisë, Turqisë dhe Iranit si okupatore dhe pushtues te këtij populli, ku prite destabilizimin dhe konflikte për kufijtë e ri,duke shkaktuar “shkëmbime të mëdha dhe të përgjakshme ne popujt aktuale “
Kjo hartë pasqyron realitetin praktik këtu ofron një version të shtrirjes së këtij shteti gjeografikisht , edhe një korridor për në Detin Mesdhe. Lindja tani e një shteti kurd do të ndryshonte thellësisht rajonin duke shtuar njëkohësisht një vend të ri, të një farë madhësie, duke cunguar pjesërisht katër fqinjët e tij.
Nga kjo perspektivë, dalja e një shteti kurd, është vërtet një destabilizim, i rrezikshme, por i nevojshëm i mbarë rajonit ,të formojnë një Kurdistan të vetëm dhe të bashkuar. Patën edhe ata fatin e shpërbërjes si të shqiptarëve, por më keq akoma sepse nuk arritën të krijonin shtetin e tyre. E ndanë në disa shtete popullsinë e Kurdistanit. Populli kurd ka të drejtën të jetojë i lirë në trojet e veta, në atdheun e vet. Ai popull ka karakteristika krejt të tjera nga turqit ,Sirianet , Irakianët dhe Iranianët etj…
Pas shpërbërjes së Turqisë do të fitojnë edhe shqiptarët e atjeshëm qe sot numërohen mbi 15 milion vetëm ne Turqi pa kurrfarë te drejtash as ato minimale!!!
Terrori me i theksuar kundër kurdëve është në Turqi . Me këto që bënë Taip Rexhep Erdogani me dëshirën e çmendur të krijojë perandorinë e re osmane, ka gjasat që Turqia të shkapërderdhet e pas tyre erdhe Iraku ,Irani ,dhe Siria dhe Kurdistani të fitojë më së fundi lirinë e vet në tërë territoret e veta kombëtare. E themi këtë, sepse Amerikanët dhe shteti izraelit mbështesin aspiratën e kurdëve për pavarësi”, kështu deklaroi edhe kryeministri izraelit në një konferencë për sigurinë, në Tel Aviv. Për fund lufta e tretë botërore është në prag dhe pas saj do të bëhet rendi i ri botëror nga e cila duhet përmirësuar gabimet historike qe iu benë popullit kurd atij izraelit dhe popullit shqiptar duke i prishur kufijtë e Serbisë, Malit te Zi ,Maqedonisë, Greqisë madje duke përfituar edhe populli shqiptar pas shpërbërjes se Turqisë qe sot numërohen mbi 15 milion shqiptar vetëm ne Turqi!