Banorë të Gazas, duke kërkuar ujë…
Nga: Pirro Prifti, Tiranë
Nga data 7 tetor 2023 ekstremistët e HAMAS që kanë rezidencat në Bregun Perëndimor të Rripit të Gazës ndërmorën një sulm masiv me afro 5000 raketa në disa qytete e fshatra në jug të Izraelit. Si pasojë e këtij sulmi vetëm ditën e parë, dt 7 tetor, u vranë 70 izraelitë dhe u plagosen afro 800 të tjerë. Luftëtarët e HAMAS-it u futën në brendësi të Izraelit dhe morën në kontroll disa qytete e lagje të veçanta. Rrëmbyen mjete luftarake, kryesisht makina e tanke dhe shumë pengje. Deri me diten e sotma janë vrarë në të dy palët mbi 3.000 vetë, dhe janë plagosur e dëmtuar me mijra veta kryesisht nga popullsia palestineze.
Lufta ka tendencën të ashpërsohet edhe ndoshta mund të futet në rrugën e një lufte të gjatë midis dy palëve. Faji sigurisht për momentin bie mbi ekstremistët e HAMASIT dhe jo direct mbi `ekstremistët` Palestinëzë, sepse ata janë nën komandën e qeverisë së Abas që qëndrojnë në bregun perëndimor të lumit Jordan dhe poluftojnë për të krijuar një shtet palesinez. Hamas kërkon lirimin e 4500 të burgosurve palestinesë dhe pretendon se do të vrasë cdo izraelit që ka marrë peng nëse Izraeli vazhdon të prishë ndërtesat dhe të largojë palestinezët nga vëndi.
Pak Histori.
Pavarësia e shtetit u deklarua më 15 nëntor 1988 nga Organizata Çlirimtare e Palestinës (PLO) dhe është njohur nga 138 vende të OKB-së. Himni kombëtar i Palestinës është Fida’i. Palestina ka një popullsi prej 5,051,953 që nga shkurti 2020, renditur e 121-të në botë.
Bazuar në këtë ide, lindi lëvizja sioniste, themeluesi zyrtar i së cilës është Theodor Herzl në 1897. Lëvizja mori emrin e malit Sion, në të cilin ndodhej tempulli i Jeruzalemit dhe kishte si qëllim bashkimin e hebrenjve në diasporë dhe kthimin e tyre në tokën mitike të Izraelit. dokumenti i parë zyrtar shtetëror që bën thirrje për themelimin e Izraelit u krijua tridhjetë vjet më parë dhe u lëshua nga Britania e Madhe. Bëhet fjalë për Deklaratën e Balfourit, botuar më 2 nëntor 1917. Me vetëm 117 fjalë, aspiratat e hebrenjve për krijimin e një shtëpie kombëtare të hebrenjve në Palestinë mbështeten qartë.
Numri i hebrenjve në Palestinë u rrit nga 11 përqind në 1922 në 30 përqind në 1942. Në vitin 1947, me një rezolutë të OKB-së, territori i Palestinës u nda në shtete arabe dhe hebreje me Jeruzalemin që do të ishte nën administrimin ndërkombëtar.
Më 15 shkurt 1944, Mikhoels, Feffer dhe Shakne Epshtein, në një letër të redaktuar nga Solomon Lozovsky, i dërguan një udhëheqës udhëheqësit sovjetik Joseph Stalin, duke kërkuar që ai të krijonte një Republikë Socialiste Sovjetike Çifute në gadishullin e Krimesë.. Stalini pranoi por cifutet nuk ranë dakort (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Jeëish_autonomy_in_Crimea#:~:text=On%2015%20February%201944%2C%20Mikhoels,Republic%20in%20the%20Crimean%20peninsula.).
Më 14 maj 1948, një ditë para skadimit të mandatit britanik, David Ben-Gurion, kreu i Agjencisë Hebraike, deklaroi “krijimin e një shteti hebre në Eretz-Izrael, të njohur si Shteti i Izraelit”.[20][21] E vetmja referencë në tekstin e Deklaratës për kufijtë e shtetit të ri është përdorimi i termit Eretz-Israel (“Toka e Izraelit”).[22] Të nesërmen, ushtritë e katër vendeve arabe Egjipti, Siria, Transjordania dhe Iraku- hynë në pjesë të asaj që kishte qenë Palestina e Detyrueshme Britanike, duke nisur Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1948. Jemeni, Maroku, Arabia Saudite dhe Sudani iu bashkuan luftës. Pas një viti luftimesh, u shpall një armëpushim dhe u vendosën kufijtë e përkohshëm, të njohur si Vija e Gjelbër.[31] Jordania aneksoi atë që u bë e njohur si Bregu Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, dhe Egjipti pushtoi Rripin e Gazë. Sipërfaqja e përgjithshme sipas ligjit izraelit, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor dhe Lartësitë e Golanit, është 22,072 kilometra katrorë (8,522 mi katrorë),[40] dhe sipërfaqja e përgjithshme nën kontrollin izraelit, duke përfshirë territorin e kontrolluar nga ushtria dhe pjesërisht të qeverisur nga palestinezët në Bregun Perëndimor, është 27,799 kilometra katrorë (10,733 mi katrorë).
Sipas vlerësimeve të OKB-së, pas Luftës Gjashtë-ditore te vitit 1967, 711,000 palestinezë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, ndërsa 600,000 hebrenj nga vendet arabe emigruan në Izrael.
Dy milionë palestinezë jetojnë atje, ose gati 6,000 banorë për kilometër katror, duke e bërë atë një nga vendet më të dendura të populluara në botë. Territori u pushtua nga Izraeli pas luftës arabo-izraelite të vitit 1967, pas së cilës Gaza u bë “burgu më i madh në botë”.
Në vitin 1973, Egjipti dhe Siria sulmuan pozicionet izraelite përgjatë Kanalit të Suezit dhe Lartësive të Golanit, duke filluar Luftën e Yom Kipurit. Izraeli i zmbrapsi të dyja ushtritë brenda tre javësh.
Shteti hebre e rriti bllokadën e tij në qershor 2007, kur Hamasi rrëzoi Autoritetin Palestinez të Mahmud Abbas nga Gaza. E vetmja dalje nga Gaza që nuk është nën kontrollin e Izraelit është pika kufitare Rafah me Egjiptin.
Zgjidhja me dy shtete, vendbanimet izraelite, statusi i Jerusalemit dhe refugjatët janë në thelb të konfliktit. Zgjidhja me dy shtete – një marrëveshje që do ta krijonte një shtet për palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, përkrah Izraelit.
Hamasi kundërshton zgjidhjen me dy shtete dhe zotohet se do ta shkatërrojë Izraelin. Izraeli ka thënë se një shtet palestinez duhet të çmilitarizohet në mënyrë që të mos jetë kërcënim për Izraelin.
Përpjekjet për paqe kanë ngecur që nga viti 2014, kur bisedimet dështuan mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington të SHBA-së.
Palestinezët më vonë bojkotuan marrëdhëniet me administratën e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi ajo përmbysi politikën disadekadëshe të SHBA-së duke refuzuar ta miratojë zgjidhjen me dy shtete – formula e paqes që parashikon krijimin e një shteti palestinez në territorin që Izraeli e pushtoi më 1967.
Analiza.
Konflikti Izrael Palestineë është I ndërlikuar, sepse Izraeli u krijua në një tokë ku jetojnë palestinezët sigurisht me marëveshje, por Izraelitet duke patur frike se mos dëmtohen nga arabët, refuzojnë të ndërtjonë një dy shtet Izraelito-Palestinez për disa shkaqe;
-Shumë shtete arabe dhe Irani nuk e njohin shtetin e Izraelit dhe gjithmonë kërkojnë të luftojën kundër tij,
-Palestinezët kërkojnë kryequtet Jeruzalemin Lindor, pro Izraelitet e kanë hedhur poshtë këtë opsion
-Xhamia Al Aksa një xhami e ndërtuar mbi tempullin e Solominit është mollë sherri midis dy besimeve
-Kërkesa për ta bërë Jeruzalemin një qytet ndërkombëtar, pra të asnjërit nga izraelitët dhe arabët si qytet -origjinë e tre feve kryesore cifute-kristiane dhe islame nuk është pranuar nga izraeli.
-Frika nga ekstremizmi arab dhe fetar si Hamas e ka shtyrë Izraelin të marrë masa jo vetëm ndaj ekstremistëve por ka marrëë masa ekstreme ndaj gjithë popullit palestinez.
Së fundmi Urdhri radikalist i Netanjahut për të larguar 1.1 milion palestinezë nga Gaza, dhe praktikisht janë larguar 425 mijë , mbetet një urdhër genocidues ndaj popullatës palestinëze dhe pavarësisht retorikës, ngjan si dy pika uji me masakrën e Milloshevicit në 1999, kur largoi rreth 500.000 shqiptarë nga Kosova.
Kjo nuk e nderon aspak shtetin e Izraelit pavarësisht justifikimeve të tij dhe armarosjes modern që ka kundër një populli të pafajshëm. Shumë udhëheqës botërorë, përfshi dhe Papën kërkojnë paqe dhe marëveshje për të shsmangur më të keqen. Sipas faqes amerikane të lajmeve Axios, e cila ka cituar dy burime diplomatike të paidentifikuara, ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka përjellë mesazhin e vendit të tij gjatë një takimi në Bejrut me Tor Ëennesland, koordinatorin special të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Hosein Amir-Abdollahian ka thënë gjithashtu se Irani nuk dëshiron që konflikti të kthehet në një luftë rajonale dhe se mund të ndihmojë në lirimin e izraelitëve të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza por se vendi i tij ka “vija të kuqe” dhe i ka thënë të dërguarit të OKB-së se nëse sulmet e Izraelit vazhdojnë dhe veçanërisht nëse fillon një sulm tokësor në Gaza, Irani “do të duhet të përgjigjet”(Irani paralajmëron Izraelin rreth situatës në Gaza – Bota (gazetatema.net).
Kujtojmë Moshe Dayan general i famshëm izraelit i cili ka thënë se: “Ne qofte se deshironi paqe, nuk duhet te flisni me miqte tuaj. Ju duhet te flisni me armiqte”.
Dënojmë veprimet e tmerrshme të Hamasit, por… populli palestinez nuk ka faj. Kerkon të drejtat e veta.
Shkrimi ka njëanshmëri. Ja ç’thuhet mes tjerash:-Xhamia Al Aksa një xhami e ndërtuar mbi tempullin e Solominit është mollë sherri midis dy besimeve : Kjo përputhet me të vërtetën. Xhamija është objekt pushtimi shpirtëror i Jeruzalemit dhe diuhet të shkatërrohet:
Autori vazhdon: –Kërkesa për ta bërë Jeruzalemin një qytet ndërkombëtar, pra të asnjërit nga izraelitët dhe arabët si qytet -origjinë e tre feve kryesore cifute-kristiane dhe islame nuk është pranuar nga izraeli.
Izraeli ka të drejtë. Qyteti i jeruzalemit ka themeluesin e tij, ku nuk kishte Palestinezë. Ai është themeluar dhe ka marrë këtë emër nga mbreti i Izraelit David 1000 vjet para Krishtit dhe 1638 vjet para pushtimit Islam. Deri në vitin 614 mbas Krishti,ku u pushtua Jeruzalemi nga Kalifi Umer i sirisë dhe 638 pas Krishtit kur u pushtua edhe jeruzalemi nga kalifi hamar nuk kishte myslimanë në Izrael dhe jeruzalem. Myslimanët erdhën dhe e pushhtuan më 614 Izraelin dhe 638 jeruzalemin. Mbas këtyre dtave filloi genocidi kundër ebrejëve , i cili vazhdon deri sot. Izraeli ka të drejtë dhe, nuk ka tre besime ,por dy fe të shkrira në një popull autokton-tek Izraelitët. Autori ka të drejtë, kur thotë se xhamija Al Aksa është e ndërtuar mbi tempullin e Solomonit, por autori nuk thotë si u ndërtua. ja e vërteta. Pasi u masakrua Jeruzalemi dhe u shkakëlrruan kishat në vitin 638 mbas krishtit Kalifi Hamar ndrëtoi shpejt e shpejt një xhami të vogël për qëllime politike . Autori qëllimisht nuk jep shpjegime, kur u ndërtua dhe pse u ndërtua mbi tempullin e Solomonit. Kalifi arab bëri masakër, që të mposhte kundërshtimet dhe, mbas masakrave shkatërroi kishat dhe ndërtoi edhe xhaminë. Pra xhamija është objekt pushtues dhe në themelet e saja është tempulli i Solomonmit i larë me gjakun nga mbrojtësit e tij Izraelitët. Nga ajo kohë Izraelitë ndiqen, masakrohen e dëbohen nga vendi i tyre. Palestinezët nuk njihen si autoktonë nga asnjë vend arab. Thjeshtë palestinezët ju bënë mashë e vendeve myslimane për të luftuar Izraelin dhe u zhdukën për vete. Edhe mbas rikrijimit të shteti të Izraelit e deri më sot 75 vjet asnjë vend ARAB nuk e ka njohur shtetin Iuzraelit. Pra paqa fillon rikkthimin në vitin 638 mbas Krishtit kur u pushtua jeruzalemi dhe u ndërtua xhamija Al Aksa. Xhamija Al Aksa duhet të shembet dhe të ndërtohet tempulli historik i solomonit. Kjo lshtë e drejta dhe, vetëm kështu zgjidhet konfklikti Arabo-Izraelit.
Nuk e kuptoj se perse Palestina ka te drejte? Ajo e pat te drejten ta formoje shtetin e saj ne vitin 1948 por nuk deshi. Donte qe i gjithe teritori t’i takonte asaj, donte qe izraelitet te mbesin pa shtet. Kjo nuk shkon. Ne vend qe ta beje shtetin, ajo u organizua me te gjithe arabet dhe sulmuan shtetin e brishtë te izraelit. Njejte ndodhi edhe ne vitet 1967 dhe 1973. Ne te gjitha rastet ishin arabet ata qe filluan luften. Dhe ne te gjitha keto luftera Izraeli doli fitues dhe e rriti teritorin. Tani cfare te beje Izraeli kur e ka shume te qarte qe rrethohet nga armiq. Te dorezohet apo te luftoje ?