Nga: Aurel Dasareti
Sinan Kastrati 17 Tetor 2023 Në 7:01 am
Zotëri Aurel Dasareti, faleminderit shumë.
Ju përmendëni llojet e luftrave, dhe unë s`kam asgjë kundër sepse ju jeni njohës i mirrë. Aq sa kam pasur unë njohur për luftërat (luftën), ka qenë se ne që jemi rritur në ish shtetin e RSFJ-së, në vitin e parë dhe të dytë të studimeve (dy vite të plota, 4 semestra) kemi mësue për Mbrojtjen e Përgjithshme Popullore që ne studentët, lëndën mësimore e quanim “Paraushtarak”. “Paraushtarakun” na ligjëronin oficerë madhorë, kapitenë, major e deri te gjenerali (E. Riqica) por tash, ndoshta edhe sot nuk janët e mjaftueshme ato njohuri për luftën për arësye, sipas mendimit tim se librat e domosdoshme që ne mësonim dhe ligjëratat ishin politike dhe ideologjike dhe luftërat po marrin forma të reja, mjete e armë të reja (dron). Pyetja ime për ju është (nëse e lexon pyetjen time): “Lufta e Kosovës, 1998, 1999, cfarë lufte ishte dhe a ishte luftë apo konflikt ahtu siq e njeh bshkësia ndërkombëtare (UNMIK-u)?. Edhe një ideolog, mjerisht edhe profesor, Paskal Milo, ish ministër Luftën në Kosovë e quan “KONFLIKT”. Pra kemi emërtime të ndryshme për të njëjtën ngjarje, ngjarje që sigurisht e ke parë edhe ti (nuk e di moshën tënde). Faleminderi! Sinan Kastrati, Suedihttps://drini.us/ata-qe-nuk-dine-aq-sa-duhet-per-te-tjeret-nuk-mund-per-te-gjykuar-me-drejtesi/
——————————————————–
Përshëndetje i nderuar z Sinan Kastrati.
Lufta është një përdorim i organizuar i forcës së armatosur midis grupeve të njerëzve me qëllim të asgjësimit (shkatërrimit) të palës tjetër ose t’i imponojë atij vullnetin e palës tjetër.
Cilat lloje të luftës ekzistojnë?
Llojet:
· Lufte botërore
· Luftë civile
· Luftë për pavarësi ose luftë çlirimtare
· Luftë fetare ose luftë e shenjtë
· Lufta kundër terrorit
Lufta e Kosovës 1998-1999 ishte Luftë. Luftë Çlirimtare. Nuk ishte Konflikt.
Konflikt quhet (nënkupton) mosmarrëveshje të thellë ndërmjet dy palëve, ndërmjet dy shteteve etj. Nëse një konflikt i këtij lloji çon deri në ndeshje me armë, atëherë quhet: Konflikt i Armatosur.
____
Ata shokë dhe shoqe të UNMIK-ut anojnë nga agresori terrorist Serbia, prandaj e quajnë “Konflikt”.
Ajo mbeturinë njerëzore Paskal Milo që i thotë vetes profesor është një vasal, mercenar i ortodoksisë sllave dhe greke. Shpifës, manipulues, gënjeshtar, sahanlëpirës, i çmendur. I dëmshëm për Kombin dhe Shqipërinë. Ai edhe për Skënderbeun mashtron kokëmishët shqipfolës, kinse Gjergj Kastrioti – Skënderbeu paska “lindur ortodoks”. Përkundër faktit biologjik se asnjë fëmijë nuk mund të lind me fe. Feja është njëlloj bindje e njerëzve të rritur. Nuk është gjenetikë…
Skenderbeu pa mitet e nacional-komunisteve Prof.Dr. Paskal Milo
|
Prof.Dr. Paskal Milo lehën (mashtron opinionin):
“Është e vërtetë se Skënderbeu ka lindur ortodoks”.
PS: Unë kam lindur më Nëntor 1976, Sydney, Australi. Prej moshës 8 vjeçare jetojë në USA (Kaliforni, Arizona).
Ditën (natën) e mirë dhe respekt për ty,
Aurel Dasareti
Ju faleminderit i nderuari Aurel Dasareti!
Pajtohem plotësisht me ju-ve.
Ju dëshiroj punë të mbarë e të sukseshme, jetë të gjatë e shëndet!
Opinionet tuaja i lexoj me dëshirë dhe më duhet ta them: Kur lexoj artikuj, edhe polemizues, opinione nga analistët e studjuesit si ju, më duket se po arra të qëruara e hallvë me shumë sheqer.
Ditën!
Sinani, Suedi