ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi , si fushatë politike 

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Nail  Draga , Ulqin

Diskursi politik 

Ne vendet me demokraci të konsoliduar regjistrimi i popullsisë paraqet një proces statistikor, ndërsa  në Mal të Zi qe  do të mbahet nga 1-15 nëntor,  ka marrë përmasa të politizimit, sikurse në fushatat zgjedhore, qe   dëshmohet  me bilbordët e vendosura në disa qytete, si asnjëherë deri më tash, me sugjerim ndaj qytetarëve se cilës kombësi dhe religjion iu përkasin dhe me cilën gjuhë flasin, ndërsa idea për shtyrjen e regjistrimit është tentim i dështuar 

Vendosja e bilbordëve deri më tash ka qenë dukuri e njohur në fushatat zgjedhore, por në sajë të rrethanave të reja shoqërore, në prag të regjistrimit të popullsisë, ata këto ditë janë vendosur ne disa qytete në Mal të Zi. Kemi të bëjmë kryesisht  me pjesëtarët e popullsisë serbe e asaj boshnjake. Tekstet e bilbordëve kanë sugjerim ndaj qytetarëve se cilës kombësi e religjion iu përkasin dhe cilën gjuhë flasin. 

Bilbordi  serb  

Kështu në Budvë gjatë javës së kaluar janë vendosur një numër i madh i bilbordëve me fotografi të personaliteteve të njohura historike, për të cilët mendohet se janë serb, për të animuar qytetarët  qe në regjistrim të popullsisë ashtu edhe të deklarohen. Nga ana tjetër  bëhet me dije se në Podgoricë, Plavë e Rozhajë  ka bilborde me fotografi  të personaliteteve historike, për të cilët thuhet se janë Boshnjakë, duke e orientuar popullin boshnjak. 

Nuk ka dilemë se roli i bilbordëve është të përkujtojnë bashkëqytetarët dhe bashkëkombasit  e tyre  origjinën e identitetin e tyre.  

Se kemi të bëjmë me një organizim të fushatës identike si ate politike  dëshmohet  se ne media proserbe e proruese siç janë In4s, alo.me, dhe disa portale tjera janë angazhuar siç duket me mision  në fushatën për regjistrim të popullsisë në Mal të Zi. Popullit boshnjak në Podgoricë nga ana e bilbordit i janë drejtuar porositë për tu deklaruar ata çka janë, ndërsa në Plavë shkruan „regjistrimi 2023.Kombi:boshnjak, feja:islame, gjuha:boshnjake.Humbja e identitetit paguhet me nençmin e robëri“. 

Bilbordi boshnjak 

Notë proteste e Kroacisë kundër Malit të Zi 

Ndaj përmbajtjeve të bilbordëve të serbëve kanë reaguar nga Ministria e Jashtme e Kroacisë, duke i dërguar notë Malit të Zi, kundër  vendosjës së bilbordeve të tillë ne rrugët e Mali të Zi. Nota nga ana kroate ka të bëjë „me bashkangjitjen  kulturës serbe, trashëgiminë historike e kulturore të Republikës Kroate e popullit kroat“.  Fjala është në mes tjerash për Rugjer Boshkoviqin me prejardhje nga Dubrovniku dhe Veltizar Bogoshiqin  i cili ka lindur në Cavtat. Një veprim i tillë për qytetarët e Kroacisë dhe pjesëtarët e pakicës kroate në Mal të Zi është shumë shqetësuese dhe do të ndikojë në marrëdhëniet bilaterale, andaj shpresojnë qe Qeveria e Malit të Zi do të bëjë tentime mksimale që pllakatet kontestuese të tërhiqen. Nuk kemi informacione se në lidhje me këtë çështje ka pasur ndonjë reagim nga Qeveria e Malit të Zi. 

Shqiptarët pa bilborde 

Ne krahasim me të tjerët shqiptarët  ne këtë aspekt janë të heshtur, qe dëshmohet se nuk kanë vendosur asnjë bilbord. Por, para një muaji nga komuna e Tuzit, përkatësisht kryetari N.Gjeloshaj ka reaguar për mungesën e gjuhës shqipe në logon e regjistrimit të popullsisë nga ana e MONSTAT-it, duke kërkuar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për një muaj. Por, nga ana e qeverisë reaguan mënjëherë, duke e vendosur gjuhën shqipe në logon e regjistrimit.  

Por, si më parë edhe tash në Komisionin Shtetëror të Regjistrimit të Popullsisë, nuk është asnjë shqiptar, që është dëshmi e pabarazisë praktike  ne këtë mjedis multinacional. Për këtë çështje e cila nuk është personale apo partiake deri me tash nuk kemi degjuar se  ka reaguar ndonjë subjekt politik i shqiptarëve. 

Diaspora çështje e veçantë 

Duke marrë parasysh se në lidhje me regjistrimin e popullsisë nuk është organizuar ndonjë fushatë e veçantë për të informuar qytetarët, çështje të veçantë paraqet regjistrimi i diasporës. Kujtojmë me këtë rast se në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, ajo është diskriminuar, duke mos u regjistruar. Ishte ky një veprim absurd sepse në vitin 2003 është regjistruar e tëra, me të dhëna numërike për tërë Malin e Zi. Mbetet të presim fillimin e regjistrimit dhe procesin e evidentimit të tyre, sepse ata kanë lindur këtu duke qenë shtetas të këtij vendi, andaj duhet të jenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë sikurse qytetarët tjerë në vend. 

Shtyrje e regjistrimit apo bojkoti i tij 

Se në Mal të Zi kemi ndarje të qytetarëve sipas përkatësisë kombëtare një dukuri e tillë është duke u manifestuar edhe në prag të regjistrimit të popullsisë. Derisa partitë serbe  janë për mbajtën e regjistrimit të popullsisë në afatin e paraparë(1-15 nëntor), partitë e opozitës qe janë promalazeze (DPS, SD) kanë rezerva në këtë aspekt sepse  sipas tyre  nuk janë kriuar kushtet optimale ne mbajtjën e tij. Në këtë aspekt ata theksojnë faktin se institucionet nuk funksionojnë në kapacitet të plotë, ndërsa Qeveria është në mandatin teknik ma shumë se një vit, kuvendi nuk punon nga korriku sepse nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit si dhe ende nuk është formuar qeveria e re. Në këtë nismë i janë bashkangjitur edhe organizata të ndryshme ku veçohen edhe këshillat kombëtare, përveç të serbëve, që janë për shtyrje të regjistrimit apo bojkotimit të tij. 

Madje deklarata e fundit nga ana e DPS-it  del qartë se për mbajtjen e regjistrimit duhet te kemi ambient stabil shoqëror dhe të funksionimit të institucioneve dhe kyçjen e subjektëve dhe të opinionit të interesuar për ta bërë këtë proces transparent. Ndërsa në mungesë kushteve të tilla ata  kërkojnë  shtyerje  te regjistrimit  për gjashtë muaj, por  nëse nuk merret parasysh një kërkesë e tillë ata do të ftojnë qytetarët në bojkot të regjistrimit.  

Frigë nga ndryshimi i strukturës kombëtare të popullsisë  

Nuk ka dilemë se një qendrim i tillë nga ana e tyre dëshmon qartë frigën se do të ndryshojë struktura kombëtare e popullsisë në nivel vendi, çështje e cila  në të kaluarën ka qenë vazhdimisht nën kontrollin e tyre. Por, askush nuk duhet të frigohet nga realiteti, sepse është e drejtë e ligjshme qe qytetarët të deklarohen se cilës kombësi, fe e gjuhë i përkasin, pa imponime si kudo në botën demokratike.  

Ndërsa për regjistrimet e kaluara(1948-2011) ka fakte të mjaftueshme se janë bërë falsifikime numerike  në këtë drejtim, e ate kryesisht  në favor të malazezëve e në dëm të popujve tjerë, që ishte në kundërshtim me realitetin në këtë mjedis multinacional. Analiza e kësaj çështjeje sipas vendbanimeve te banuara me popullsi shqiptare e dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë. 

(Tetor 2023) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu