Xhamia e Bresanes në Sharri-Prizren . Me xhami të tilla e mbushën Kosovën dhe jo vetën vendin tonë, pa i pyetur fare shqiptarët…!
Nga: Bajram Binaku, Pejë
___
Pro dhe Kundër
___
Veprimtaria e Bashkësisë Islame të Kosovës, tani më është e njohura detalisht. Edhe një hoxhë kishte deklarue publikisht qëllimin. Pra, islamizimin e gjithë hapësirës shqiptare në Ballkan, duke përfshirë gjithë Shqipërinë, Kosovën lindore, Kosovën dhe Iliridën.
Nuk është rastësi e as aksident kohor tentativa për një konvertim të tillë kombëtar të inicuar. Edhe se ishim çliruar nga okupatori serb, agjenturat e huaja vepruan në Kosovë në mënyrë latente dhe me mjeshtri. Fillimisht me aftësimin më kompjuter, në aftësimin e faljes se namazit, në shpërndarjen e fletushkave dhee ndihmave përmes shoqatave fetare e deri të uniformimi me mbulesa e burka arabe.
Paralelisht u mobilizuan mercenarë fundamentalistë, shqiptarë, qe vepruan brenda e jashtë trojeve tona. Pasuan një ka një ndërtimi i xhamive, të cilat tani numërojnë gjithësejt mbi njëmijë për 1.8 milion banorë, qe ka Kosova. Sipas gjithë parametrave tejkalon tri herë nevojat reale të besimtarëve. Këta elementë kanë kapur gjitha segmentet e jetës. Janë futur në politikë, në arsim, në ekonomi, në tubime e oda. Në asnjë moment nuk propagandojnë qenien tonë si komb, por si etnitet fetar. Me ezanët, nëpër xhami, me namazët në rrugë, me iftaret në sheshe, me protesta në përkrahje të atyre shteteve, qe janë kundër pavarësisë se Kosovës, ja kanë tepruar tejsisht. Në një situatë të tillë, ku pjesa dërmuese e kombit tonë është e besimit islam tradicional, ka nxitur indinjatë e kundërshtim një çasjeje të tillë. Botërisht dihet se udhëheqësit e një politike të tillë paguhen nga shërbimet e huaja, marrin para dhe shpërlajnë ato duke ndërtuar objekte fetare e duke ndarë bashkërisht me ata qe i bëjnë këto punë të pista. Asnjëra qeveri qe nga ditët e para të çlirimit e deri të kjo, nuk kanë shprehë gatishmëri për luftimin e veprimtarisë se tyre antikushtetuese e antikombëtare, përkundrazi kanë përkrahur e lavdëruar klerikët në secilën festë fetare. Dhe gabimin fatal e kanë bërë duke krijuar një miqësi të rreme ndërveti për vota. Këta politikanë e pushtetarë asnjëherë nuk kanë llogaritur në rrezikun qe mund t’i shkaktohet popullit, një çasje e tillë në të ardhmen.
Normalisht qe një kundër aksion ka qenë i pritshëm, dhe ai ndodhi para 2 ditëve në Deçan. Është herët të konstatohet dobia apo dëmi qe mund të rrjedh në ditët e ardhshme, veç një gjë është e qartë, marrëdhëniet e komunitetit fetar dhe e gatishmërisë se popullit për braktisjen e islamit, janë evidente dhe disponimi dita ditës në rritje.
Në Deçan u formua shoqata, “Braktisja vullnetare e besimit islam”, qe pati jehonë në opinionin shqiptarë, pro e kundër. Kishte dhe kumtesa nga të dy taborret për këtë ngjarje të pritur. A mund të kemi një pajtueshmëri mes palëve? Unë them se po, vetem mungon vullneti dhe heqja dorë nga “kajtja”, siq do të thoshte populli.
Vite të tëra ka pasë kërkesa drejtuar hoxhollarëve, qe ritet e varrimit të mbahen në gjuhën shqipe, qe të vdekurin t’a përcjellim me flamurin kombëtar, si të vetëm qe përcakton qenien tonë në këtë botë dhe pas vdekjes, qe mos t’i ngarkohet barra e pagesës për “hakun e hoxhës” qytetarit, sepse jetojmë në shtetin laik, qe mbikëqyrjen e varrezave t’a bëjë komuna përkatëse dhe se fundi, gjithë qarkullimi financiar të kalojë përmes bankave të Kosovës.
Në gjitha këto qe ceka ka shpërdorime, hajni korrupcion të pa parë.
Në këtë situatë qe jemi, nuk do të ishte e drejtë të ketë luftë mes besimtarëve të besimeve të ndryshme apo dhe mes besimtarëve e jo besimtarëve. shqipfolës. Iniciativa e Deçanit do të përhapët në tërë Kosovën dhe mirë qe dotë përhapët. Kjo i jep këtij populli edhe një mundësi për të zgjedhë në kuptimin moral e fetar, përveç atij politik! Është koha qe pushteti të zgjohet nga gjumi i gadi gjysëm shekulli dhe t’a kryej detyrën e tij sipas kushtetutës!
Një analizë e mirë.
Për nismën “Braktisja vullnetare e besimit islam” duhet vlerësuar, shpresojmë që të bëhet realitet.
Vërejtja ime: Pse në ketë nismë mungon gjinia femërore?