Demë Jashari, Strofc
“Fe e shqptarit është shqiptaria”! Vargun e Vaso Shkodranit e huazova këtu, por më tepër në kuptimin si identitet e si përkatësi. Kjo mund të jetë formulë dhe filozofi jetike për shqiptarët, sot më shumë se kurrë!
Fenomeni i ikjes nga islami – veçmas ai politik, nuk është kurrëfar devijimi apo largimi nga vlerat njerëzore e kombëtare, por është vetdijësim kulmor për rrezikun që paraqesin agjenturat kundërshqiptare përmes agjendave të tyre shkombëtarizuese dhe të mbarsura me programe e mesazhe përçarëse e armiqësore në nivel gjithnjerëzor.
Nismës dhe mesazhit të grupit të intelektualëve deçanas, kurrësesi nuk duhet e as nuk mund t’u mvishen ndajshtesa tjera e as të tentohet ndërrimi i kuptimit dhe qëllimit. Ata, thjesht, hapur e publikisht; guximshëm dhe me argumente, shkoqitën shkaqet dhe arsyet e ikjes nga feja islame. Kjo, mbi të gjitha dhe nëkohësisht, është revoltë e cila po i tmerron veçmas imamët shpirtshitur dhe përhapësit e islamit politik të cilët tashmë po e kuptojnë se perëndoi koha e “drzhavni hoxhallarëve” të shkolluar e paguar nga mbretnia jugosllave, nga Tito – Rankoviçi, nga Milosheviçi, nga Vuçiçi dhe nga agjenturat tjera kundërshqiptare. Revolta e shqiptarëve në Europë e gjetiu ndaj islamit politik është e madhe, prandaj ikja nga feja islame është një nga format e qytetëruara të njerëzve të vetdijësuar.
Nisma publike e deçanasve, është e para tashmë e bërë publike. Asaj i kanë parapri edhe shumë të tjera individuale e grupore, por që kanë ndodhur e janë shprehur në forma dhe mënyra tjera. Statistikat do të tregojnë se janë dhjetëra mijëra që ikjen e tyre nga islami e bënë heshturazi. Kjo nismë, e cila tashmë ka përmasa të një Lëvizje Vetdijësimi Kombëtar përballë rrezikut nga islami politik, ka shtrirje në gjithë Kosovën, në gjithë trojet shqiptare dhe në mërgatë dhe është e përmasave të largimit kolektiv të shqiptarëve nga LKJ dhe komunizmi.
Fundja, e drejta e besimit në Zot, është fundament i lirive të njeriut dhe i demokracive. Kjo mund të bëhet pa kaluar domosdoshmërisht përmes feve, sepse njeriu mund të besoj në Zotin në mënyrë të drejpërdrejt. Sepse, ZOTI është i gjithë atyre që e besojnë!
Fetë vetëm sa e mjegullojnë besimin !
Njeriut iu dasht, prandaj edhe e krijoi besimin në Zot! Secili mund të besoj dhe të falet në gjuhën e vet!
Ekzistojnë qindra fe në botë. Secila prej tyre pretondon se është e feja e vërtetë ose e din të vërtetën e plotë dhe se e gjithë bota duhet ta ndjek atë. Te gjitha fetë janë të ndryshme nga njëra tjetra. Meqenëse ato janë të ndryshme, si është e mundur të ketë qindra të vërteta të plota e të jenë të ndryshme?
Një tjetër pyetje:
Si mundet feja, e cila synon të ndihmojë njerëzimin, të jetë e damshme për njerëzimin – të vrasë njerëz në emër të saj?
Besimtar, jo fetar!