ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Jusuf Buxhovi: Në Kosovë dominon vehabizmi, po rrezikohet identiteti kombëtar

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Shpërndaj

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se politikanët në Kosovë po e shfrytëzojnë aspektin fetar për vota, duke shtuar se me këtë rast po rrezikohet edhe identiteti kombëtar.

Sipas Buxhovit, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) nga paslufta mbështetet mbi ideologjinë vehabiste, që sipas tij, është e dëmshme dhe e rrezikshme për kombin.

“Klerikët flasin si politikanë, e politikanët si klerikë. Nuk guxon askush të hapë një bisedë për shtetin laik…Një pjesë e madhe e politikanëve tanë kanë këqyrë që si klientelë të kenë nga kleri. Kemi edhe procesin te Islami. Ka dominuar sekti hanefi. Pastaj ka ardhur pasluftës vehabizmi që dominon. Sot Bashkësia Islame e Kosovës mbështetet mbi vehabizmin, me këto pretendime që të ndërtohen xhami sa më shumë, kemi ardhur në situatën që mbi 800 xhami janë ndërtuar në Kosovë. Kemi një fenomen ku identiteti kombëtar po kthehet në fetar, ku shqiptarët po kthehen në komunitete fetare. Nëse vazhdon ky proces, atëherë mund të themi që realizohen pretendimet e (Vaso) Çubrilloviqit”, ka deklaruar ai të mërkurën në emisionin Konfront të KTV-së.

Sipas Buxhovit, institucionet e Kosovës nuk e respektojnë shtetin laik.

“Shteti laik nuk është respektuar. Kryeministri dhe presidentja faleshin me ritin fetar. Në një varrim institucional nuk lejohen ashtu…Sa deklarime i ke që në Kosovë janë 95 për qind myslimanë. Si po i gjeneralizon kështu? Këtu s’ka pasur kurrë në të gjitha rrethanat islam të vehabizmit, ka qenë një islam evropian, tradicional, ku njerëzit i kanë shikuar punët e veta. Islami politik dëmton vetëdijen nacionale, kultura kombëtare të zëvendësohet me kulturë fetare. Në Kosovë ezani thirret në arabisht me 130 decibel, në vend që të jetë 30 decibel. Ulërin, fiton përshtypjen e një Kazakistani”, është shprehur tutje.

Historiani Buxhovi ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të aprovojnë ligjin për bashkësinë fetare.

“Kosova të aprovojë ligjin për bashkësinë fetare. Nuk është aprovuar sipas mendimit tim pasi grupet e caktuara politike që rrugëtojnë me religjionin, shkurt me islamin politik, shohin se me atë iu thyen premtimet që ua kanë bërë”.

Buxhovi: Po të zbatohej Asociacioni në përputhje me Pakon e Ahtisaarit, sot s’do t’i kishim këto probleme

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se po të fillohej në vitin 2010 procesi i zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me Pakon e Ahtisaarit, sot Kosova nuk do të përballej me problemet aktuale që i ka.Të mërkurën në Konfront të KTV-së, Buxhovi ka akuzuar klasën politike të mëhershme se ka qenë e interesuar që veriu i vendit të mbetej oazë e krimit të organizuar.

“Po që se në vitin 2010 do të fillohej procesi i zbatimit të Asociacionit në përputhje me Pakon e Ahtisaarit, nuk do t’i kishim këto probleme ne dhe ata do ta kishin Asociacionin në përputhje me Kushtetutën. Klasa jonë politike ka qenë e interesuar që veriu të mbetet një oazë e krimit të organizuar atje, bashkë me disa faktorë ndërkombëtarë. Në EULEX e UNMIK ka pasur disa gjykime, disa burgosje edhe të prokurorëve, por sërish po them se 13-shja është problemi këtu sepse është krijuar Lista Serbe prej politikanëve të Kosovës, ata kanë kërkuar partnerë”, ka thënë ai.

Buxhovi kashtuar se edhe sot nuk mund të formohet Asociacion që do ta lëndonte rendin kushtetues të Kosovës.

“Nuk mund të ketë Asociacion që do ta lëndojë rendin kushtetues të Kosovës, pasi vetë baballarët e Kosovës, Perëndimi, SHBA-ja, por edhe të gjitha dokumentet nëse shikohen, nuk e cenojnë në asnjë mënyrë sovranitetin e Kosovës. Ende nuk jemi në fund të këtij procesi, ani pse e dimë që do të ketë domosdoshmërisht Asociacion sepse e parasheh Kushtetuta e Kosovës e edhe aleatët tanë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk do të gabonte po që se do ta aprovonte Asociacionin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Albin Kurti nuk do të bënte kurrfarë gabimi po që se do ta aprovonte Asociacionin në përputhje me Kushtetutën”, është shprehur ai.

Buxhovi: Serbët duhet të kenë një autonomi kulturore në Kosovë

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se serbët në Kosovë duhet të kenë një autonomi kulturore në përputhje me Kushtetutën, në mënyrë që sipas tij, të kenë të drejtë të zhvillojnë identitetin kulturor e arsimor.Ai ka thënë të mërkurën në Konfront të KTV-së se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është kategori kushtetuese që Kosova duhet të zbatojë, por sipas tij, politika kosovare s’është sjell në përputhje me këtë kauzë.

“Ky do të ishte asociacion kulturor, por nuk përjashtohet edhe aspekti etnik…Është e drejtë edhe serbët të kenë një autonomi kulturore sepse vetë e dimë se çka do të thotë të kesh një autonomi kulturore. Unë ndalem te parimet dhe të drejtat elementare njerëzore. Kultura është një e drejtë që kultivohet me shekuj…Ajo parasheh një organizim që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, e ky organizim është i drejtë dhe i domosdoshëm, duke i garantuar identitetit serb të ruajë identitetin administrativ…Po flasim për probleme kulturore që një pakicë kombëtare duhet të ketë të drejtë të zhvillojë identitetin kulturor e arsimor”, ka shtuar tutje Buxhovi.

Sipas historianit dhe ish-aktivistit politik, autonomitë kanë qenë veçori kulturore e politike në Ballkan që nga mesjeta.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu