Valentina Saraçini, Prishtinë
URGJENTISHT BE TË JAPË PËRGJIGJE, E TA NDËSHKOJË SERBINË!
___
Nëse ka parimësi atëherë nuk duhet të riniset dialogu Kosovë- Serbi pa i treguar BE-ja qytetarëve rezultatet e hetimeve të saja për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Republikës së Kosovës.
Qytetarët duhet sa më parë të dinë a e ka kuptuar BE-ja rolin e shtetit të Serbisë në sulmin terrorist… BE duhet të tregojë, sipas tyre:
1. Sa janë të përfshirë ushtria e Serbisë dhe Vuçiqi në përgatitjen e grupit terrorist serb në krye me Radojçiçin për ta kryer sulmin terrorist më 24 shtator 2023 brenda territorit të shtetit të Kosovës?
2. Kur janë sjellur armatimet në Manastirin e Banjskës dhe çfarë kanë bërë klerikët, kreu i Kishës Ortodokse Serbe? A e kanë njoftuar KFOR-in, EULEX-in, Policinë e Kosovës?
3. A kanë dështuar shërbimet e intelegjencës të vendeve të BE dhe KFOR-i?
Ka edhe shumë pyetje të tjera për të cilat do të duhej të merrnin përgjigje nga BE-ja qytetarët e Republikës së Kosovës, qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe qytetarët e vendeve anëtare të BE…
Për fat të keq, apo larg qoftë me ndonjë qëllim ogurzi, një muaj pas sulmit terrorist të Serbisë, dhe përpjekjes së sajë të dështuar për ripushtim të një pjese të territorit të shtetit të Kosovës, BE-ja ende nuk ka përgjigjet thelbësore…Turp! Turp!
Papërgjegjësi e madhe karshi rrezikimit të sigurisë dhe paqes!
Liderët e shteteve të BE nuk guxojnë të tolerojnë akte terroriste, përpjekje agresioni ndaj shtetit fqinj, të asnjë shteti që ka hyrë në proceset e integrimeve në BE!
Sërbia duhet të marrë ndëshkime dhe sanksione sa më shpejtë. URGJENTISHT!
E, vetëm pasi të ndodhin ndëshkimet dhe sanksionet ( për shkakt të sulmit të 24 shtatorit 2024 në Banjskë të Kosovës), duhet të rifillojë dialogut, si obligim i Sërbisë, i Republikës së Kosovës dhe i Bashkimit Evropian.
Poqese lejohet Sërbia të hyjë në dialig e pandëshkuar, pa sanksione të ashpra nga BE, kjo do të thoshte se BE-ja po e çon Ballkanin drejt luftës!
Përvoja e 10 vjetëve të fundit dëshmon se Sërbia nuk e ka interes dialogun. Ajo bëri dhe po bën gjithçka ta ndryshojë realitetin në pjesën veriore të Kosovës dhe ta aneksojë atë pjesë të shtetit të Kosovës!
Këtë e dinë faktorët ndërkombëtarë kaherë!
Por sikur nuk e dinë në plotëni se populli i Kosovës, institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës nuk do të lejojnë asnjë pëllëmbë e vendit ta pushtojë Serbia!
Është e pafalshme që BE e sfidon popullin Kosovës, por ama edhe po i shkel parimet e veta themelore, sidomos parimin e mosndryshimit të kufijve, ndërkohë që po i bën favore dhe po e toleron një shtet kriminal ( ku sundon mafia e Vuçiqit e Radojçiqit), një shtet luftënxitës siç është Serbia!
Turp të ketë lidershipi i BE!
Nëse nuk e ndryshojnë qasjen dhe politikat ndaj shteteve dhe liderëve luftënxitës e të kriminaluzuar fund e krye, këta udhëheqës të BE do të hyjnë në faqet e zeza të historisë së Evropës, si kontribues të luftës dhe shkatërrimit të parimeve të BE- së, pa të cilat parime BE do të shuhet!