Poezi nga Athdhe Geci
___
KËNGA E FATIT TË ATDHEUT
Në atdheun tim të ndarë dhe të copëtuar
një ëndërr në ëndërr shtrihet dhe zgjatet një ëndërr në ëndërr i jep krah shpresës një ëndërr në ëndërr i shtohet flamurit Iliri, brenda vetes ti je toka, dheu i bukës e i frutave, lumenjve herak dhe i detnave je shqiponjë e kësaj natyre të mahnitshme je gjuha e nënës dhe vendlindja perëndive Mirë bëjmë të ngrejmë flamunrin e Ilirisë në çdo pëllëmbë toke të Shqipërisë etnike dhe së bashku si një grusht të veprojmë për të sotmen, të kaluarën dhe të ardhmen Iliri, tepër gjatë e kemi fshehur emrin tënd tepër gjatë jemi përgjakur që të çlirohemi çasti është diellin ta ngremë me duart tona atdheu na thërret, t´ ia kthejmë emrin Iliri S´njoh vetëdije më të lartë s´e të bashkuar s´njoh realitet më të lartësuar se sa atdhe o tokë dardane ku unë jam lindur e rritur me forcën e gjuhës e të gjakut të këndoj! Fol tokë naimiane e dardanëve të Ilirisë fol tokë barletiane e fishtiane e tërë Atdheut kohë e së vërtetës së ëndrruar ka ardhur i dremitur jam, po gjumë nuk kam në sy! Iliri e atdheut nuk shterron me pranvera nesër do të ketë stuhi, nëpër të duhet të kalojmë! Kosovë, ky shkrim më vjen nga zemra e shpirti! Atdhe, ti je dashuria jonë! ____Atdhe Geci , Gush 2023, Roganë – Prishtinë