ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Bëhu donator i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

Shkrime relevante

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Shpërndaj

Po ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme për mbështetje financiare për Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”. Qendra jonë është një organizatë joqeveritare, e përkushtuar ndaj misionit të saj për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me nevojën e ngadhënjimit të drejtësisë për gjenocidin që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka vepruar me sukses që nga themelimi i saj më 2019. Ne kemi publikuar libra dhe shkrime të ndryshme. Kemi organizuar manifestime publike dhe kemi dhënë sqarime të ndryshme, se gjatë luftës së fundit, shteti serb ka përgatitur e zbatuar planin e gjenocidit për shkatërrimin e shqiptarëve në Kosovë.

Në kuadër të veprimtarisë sonë sensibilizuese, vitin e kaluar u kemi paraqitur një kërkesë zyrtare institucioneve të Kosovës, që simboli i qendrës sonë, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë. Kjo kërkesë jona ka pasur përkrahje të gjithanshme nga intelektualë e veprimtarë të të gjitha trojeve shqiptare, si dhe ka marrë mbështetjen e pjesës më të madhe të komunave të Kosovës, si dhe të një sërë institucionesh arsimore të nivelit të lartë akademik në të gjithë hapësirën shqiptare. Kërkesa jonë është shoqëruar me një sensibilizim të jashtëzakonshëm të të gjithë shqiptarëve dhe një numri të madh intelektualësh të shquar europianë për çështjen e gjenocidit në Kosovë.

Qendra jonë ka vullnetin për të vazhduar punën, sidomos në vitin që vjen, meqenëse ky vit përkon edhe me çerekun e shekullit të pjesës më të madhe të akteve gjenocidare në Kosovë. Shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje për një mobilizim si asnjëherë më parë, që kërkesës sonë për ngadhënjimin e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë, t’i japim zë më shumë se kurrë më parë.

Sigurisht që ky aktivitet yni është i lidhur edhe me një kosto financiare, që shpesh i tejkalon mundësitë tona, përkundër vullnetit për të dhënë maksimumin e asaj që mundemi. Mbështetja nga ju asnjëherë nuk ka munguar, por megjithatë, për të vazhduar dhe për të zgjeruar ndikimin tonë, ne kemi nevojë për mbështetjen edhe më të madhe financiare.

Fondet që do të grumbullohen nga donacionet tuaja, ashtu si në të kaluarën, do të përdoren për të financuar projektet tona aktuale dhe për të zhvilluar projekte të reja, që do të sjellin rezultate në publikimin e materialeve dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme.

Të gjithë ata që shprehin gatishmërinë e tyre për të ndihmuar aktivitetin tonë, këtë mund ta bëjnë përmes TWINT, përmes kartelës së kreditit në “PayPal” dhe përmes xhirollogarisë sonë.

Çdo donacion, sado i vogël që të jetë, do të jetë një kontribut i çmuar, që do të na ndihmojë të vazhdojmë punën tonë në shërbim të kauzës sonë.

Më poshtë janë të pasqyruara mundësitë për të dhuruar donacione.

Nëse keni pyetje të tjera, mund të na drejtoheni përmes e-mailit tonë zyrtar: info@kosovogenocide.com.

Në emër të të gjithë ekipit tonë, ju falënderojmë paraprakisht për mbështetjen tuaj.

Me respekt,

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu