ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Turk elhamdulilah !

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Varje të shqiptarëve në Masakren e Manstirit…, sot Bitolja në Maqedoni
Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
___
Tri vite më parë një Enver, eh këta enverët nga Enver Pasha masakruesi i armenëve, te Enveri masakruesi i shqiptarëve, e deri te Enver “profesori”, e pra Enveri me një shkrim tipik islamik dënonte me aforis e anathematis ambasadorin e Kosovës në Paris Qëndrim Gashi, për një shkrim të këtij të fundit në gazetën “Le Figaro”.
“Eshtë e drejtë e besimtarëve myslimanë që të reagojnë ndaj këtij veprimi” – shkruante Enver “profesori”, dhe shtonte duke dashtë me ba një kontrabalancim se kjo e drejtë e tyre qëndron “ashtu siç është e drejtë e besimtarëve katolikë të reagojnë kur fyhet Krishti, Nënë Tereza apo Skëndërbeu.”
I ashtuquajturi Enver me mbiemrin Bytyçi, (dyshoj se ai mbiemër fisnik t’i takojë vërtet nga prejardhja), pasi konkludonte se çdo gjë është shkërmoqur, shtonte se “më duhet të kujtoj se shtylla kryesore e padëmtuar e bashkimit kombëtar është dhe mbetet harmonia fetare.”
Shkrimi ishte në vazhdën e një tjetri për “tradhëtarët”. Dhe “tradhëtarja” në rastin konkret ishte zonja Jozefina Topalli, dhe i tradhëtuari ishte Lulzim Basha.🤣
Komentin e parë e kishte bërë një Milushe nga Tropoja. Ajo për të përforcuar mendimin e Enverit shkruante se: “nga anët tona thonë mos i beso katalikit se ata jane te pabese”, dhe shtonte se “mu kujtua Jozi katalike “. (Nuk dinte se shkruhet katolik-e e jo katalike).
Enveri , me gazmend, i jepte pëlqim, në vend që të mbante qëndrim. Por jo nuk di ai nga ato dreqni. Ai di se tek ne ka vetëm “harmoni fetare”.
Pas tri vitesh Enveri, sapo merr vesh se një grup shqiptarësh distancohen nga yryshi antishqiptar i allahakberristave shkruan i nxirë e i mavijosur:
“Po lexoj jo pa shqetësim një lëvizje që paska nisur në Deçan për ndryshimin e fesë.”
Dhe shton porosinë e tij “Ex cathedra”:
“Por në këtë rast tërheq vëmendjen në disa aspekte”:
“Konvertimet duhet të jenë të natyrshme. Pa organizime dhe shoqata, pa format e presionit masiv ose mashtrimit masiv.”
Tani, kush po mashtron, kush po bën presion ? Këtë Enveri nuk e thotë, por sipas tij ” thellojnë nxitjen e ekstremizmit fetar.”
Në vazhdim të fjalës së tij të çoroditur, ai Enveri shkruan se ata që flasin për ekstremizëm islamik dhe ortodoks thonë të pavërteta dhe se kjo nuk qëndron dhe është antihistorike.
Harron Enveri se turqit osmanë erdhën si pushtues me ideollogjinë e islamit dhe e pllakosën atë ideollogji terrori në bashkëpunim me kishën ortodokse të Fanarit dhe kishat ortodokse anembanë sinisë ballkanike. Ortodoksia ishte shërbëtore e bindur e sulltanit dhe ndihmëse e palodhur e sulltanit kalif islamik kundër shqiptarëve në radhë të parë dhe Kishave të tyre katolike. Serbët nuk e morën dhuratë Kishën e Deçanit nga shqiptarët, por peshqesh nga sulltani turk kalif i islamit.
Por këto janë gjëza për Enverin islamik.
Harron ose bën sikur harron Enveri islamik se pse shqiptarët muslimanë thoshin “jemi turq elhamdulilah”.
Nëse do të dijë se si ka ndodhur metamorfoza e shqiptarëve nga shqiptarë në muslimanë e pastaj në turq, nëse nuk u beson shqiptarëve të sotëm, le të lexojë poezinë e famshme “Turk elhamdulilah”, të intelektualit, atdhetarit dhe poetit Esad Mekuli.
Enver Bytyçi
___
Ndoc Bushgjoka: Përgjigje ime për Enver Bytyçin
___
Ne dukje, ju i nderuar zoteri, paraqiteni i preokupuar, per siç parashihni, nje konflikt tjeter ndërshqiptar. Shtysë për shqetësimin ju jep, nje shperndarje qe ambasadori Kosovar ne France i ka bere nje shkrimi te gazetes frenge ” Le Figaro”.
Ç”kohë, ç’alarm e polli shkrimin e ” Le Figaro-s” ? Quel temp ? Quel alarm ? Mos therja dhe prerja e kokes se profesorit nga nje çeçen i pranuar nga shteti dhe populli freng ishte nje rast i izoluar. Mos ajo vrasje makabre u be nga nje i çmendur? Jo aspak. Ka nje bark qe e pjell ate çmenduri.
Dhe Qendrim Gashi ka treguar se e denon jo vetem vrasesin, por edhe virusin qe shkakton çmendurine. Dhe ju takon edh ju e gjithe njerezimit, te pakten ta denojne. Por ne fund te fundit ne shqiptaret qe nuk po rregullojme dot as nje ligj zgjedhjesah, me mire te heshtim. Pa kthyer koken as ketej as andej. Por, zoteri i nderuar, ajo qe me beri te brengosem te shkrimi juej eshte kur thoni se eshte e drejte e besimtareve myslimane te reagojne ndaj ” veprimit” ,siç e klasifikoni ju, “mekatin ” (siç e quaj une), te ambasadorit Gashi.
Pra ju i shtoni nje pike benzine zjarrit. Por me shume lende djegese, ndoshta pa e ditur dhe pa u thelluar, hidhni kur shkruani te zezen mbi te bardhe se : ” ashtu siç është e drejtë e besimtarëve katolikë dhe e të gjithë shqiptarëve të reagojnë kur fyhet Krishti, Nënë Tereza apo Skëndërbeu.” Pse i veçoni ne kete rast besimtaret katolike per Gjergj Kastriotin ? Dhe kur thoni gjithe shqiptaret e keni fjalen si kombesi apo si fetare ? Ju lum zotnia dy dite me pare dhate dy strofa te poetit tone shqiptar ( kurrsesi nuk mund te them bektashi apo tjeter), Naimit tone Hyjnor, nga poezia “Trathëtorët”, ku nënkuptohej se kush ishin ” tradhetaret”. Nje zonje nga Tropoja, pa u menduar gjate komentoi aty se ” nga anet tona”  (asaj), i kujtohej se njerezia thoshin se ” mos i beso katalikut se ata jane te pabese”, dhe shtonte se ” mu kujtua Jozi katalike “. ( Nuk dinte se shkruhet katolik-e e jo katalike). Ju zoteri nuk reaguat fare.
Ti thoshit se zonjen Zhozefine e stigmatizoni si ” tathëtore” por jo si “katalike” të pabese. E meqe jemi ketu, them se nuk bej dallim midis, bie fjala, Fehmi Aganit dhe Mark Krasniqit, ( pushofshin ne paqe e u nderofshin per jete), per asgje. Te dy ishin patriote, ditunare, studiues e te perkushtuar per shqiptarine. Nuk me intereson fare se si i luteshin Zotit. Sikur Mark Krasniqi te thoshte se duhet vrare ne emer te krishtit, duhej denuar nga te gjithe demiroll e beqiroll e gur i thate.
Apo nese nje njeri i letrave i krishtere do proklamoje ” identitetin” kristian te shqiptareve, siç Qosja i ” identitetit” ka shume vjet qe blla-blla qit, duhet denuar e treguar me gisht si i marre.
Esad Mekuli ( 1916 – 6 gusht 1993 )
__
Turk Elhamdulilah
__
Turku me shpate ka pre,
Europa dridhet, ushton…
Ne Kosove luftuam dhe ne
– Liri, kush s’të don ?
*
Me shpate me zjarm sundoi,
me shekuj liri s’kemi pa,
Tirani mbi ne gërmoi :
– Je turk, elhamdulila !
*
Fenë me kombesi e njisoi,
muslim e turk s’ka da,
Deshti dhe emnin t’na harroi:
– Je turk, elhamdulila !
*
Dhe gjuhën tonë e ndaloi,
Kush turçe s’flet,fe s‘ka
Ashtu, thanë, feja urdhnoi:
– Je turk, Elhamdulila !
*
Je turk ! Je turk ! – kanë shti
Shqiptarin me shekuj, pa da,
E nji ditë ndër ne u ndi:
– Jam turk, Elhamdulila !
*
Jo, s’jemi turq nuk jemi !
Jo kurre ! Ta dijne të tanë.
shqiptare dhe t’parët i kemi,
Feja prej kombit s’na ndan !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu