ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Koha kur Kosova e zhgroposë veten, nga gropa ku e futën Serbia dhe një klasë proserbe ndërkombëtare

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Nga: Agim Morina, Londër
___
Serbia nuk pranon me njohë:
a) inegritetin territorial dhe
b) pavarësinë e Kosovës para se me u themelu «Zajednica».
Kjo, ngaqë, me themelimin e «Zajednicës» do të zhverësohej edhe integriteti, edhe pavarësia e Kosovës. Serbia ka pasë në plan me njohë integritetin territorial edhe të Kosovës, edhe të Kossev-it, (Republikës Veriore të Kosovë-Metohisë, për me mujtë në të ardhmen me aneksu këtë), ashtu qysh e ka njohë BeH-në mbasi e ka kriju Republikën Serbe.
Mirë e din Serbia që me njohjen e pavarësisë dhe të inegritetit territorial të Kosovës çdo formë e «Zajednicës» ka me pasë një status të shoqatës së peshkatarëve. E kjo nuk është ajo për çfarë ëndërrojnë klerofashistët serbë.
Gjatë gjithë kohës, që nga disfata në luftë në vitin 1999, Serbia ka vepru në këtë mënyrë, nëpërmjet kërkesash konsekutive, të njëmbasnjëshme, duke i paraqitë në fillim si kërkesa përfundimtare:
1. “më shumë të drejta e siguri për serbët”,
2. “gjuhën serbe si gjuhë të dytë zyrtare”,
3. “kanal të veçantë për serbët në televizonin e Kosovës”
4. “vende të garantuara për serbët në Kuvend”,
5. “të drejtën e vetos për serbët për çdo ndryshim të kushtetutës”,
6. “më shumë kompetenca për komunat serbe”,
7. “më shumë komuna për serbët me territore sa më të mëdha”,
8. “ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh”
9. “ekstraterritorialitet për kishat ortodokse”
10. “Zajednicë” e kështu tutje deri te shkëputja dhe aneksimi i veriut.
Sapo përmbushej njëra fazë, Serbia paraqiste kërkesën tjetër, fillimin e fazës së re, gjithmonë me synimin që të ripushtojë, të ndajë Kosovën ose të mos e lë Kosovën të zhvillohet në asnjë drejtim. Nuk është bë fjalë asnjëherë për kurrfarë të drejtash të serbëve, sepse kushtetuta e Kosovës garanton të drejta që pakicat e tjera kudo qoftë vetëm mund t’i shohin në ëndërr. Për me kuptu këtë mjafton me kërku gjysën e të drejtave të shqiptarëve si pakicë kudo qoftë tjetër në Gadishullin Ilirik për me pa reagimin e palës tjetër dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Menjëherë kjo bëhet e vështirë dhe e pamundur.
Në këtë mënyrë, Serbia e ka varrosë Kosovën hap pas hapi deri në fyt, me duart e vetë ndërkombëtarëve dhe të një klase politike të Kosovës. Dje në Bruksel për herë të parë Serbia u mbështet për mur, u ekspozu me krejt pamjen dhe qëndrimin klerofashist. Vucici e tha haptas atë që Serbia e ka pasë qëndrim të përhershëm. Mirëpo, tash, e thënë në Bruksel, para udhëheqësve më të lartë të BE-së, kjo ka tjetër peshë dhe i jep qartësinë dhe drejtimin e duhur çdo diskutimi të ardhshëm.
Kosova nuk është shtet i fuqishëm, që të mund të imponojë kahje politike, por ka mundë, ashtu siç po e bën tash, të nyjëtojë qartësisht kërkesat e veta dhe të kërkojë parimësi në veprime e vendime të bashkësisë ndërkombëtare.
Ky është çasti kur Kosova nisi me zhgroposë veten, nga gropa ku e futën Serbia dhe një klasë proserbe ndërkombëtare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu