ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Albin mos bën hopa pa e kapërcyer gardhin!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Pas çdo takimi me ndërkombëtarët Albini po bën hopa, mbështetësit po i duartrokasin. I tillë ishte takimi me treshen evropiane, Macron, Scholz dhe Meloni, pas të cilit Kurti e përseriti refrenin e njëjtë për gatishmërinë e nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë!

Një betejë e fituar nuk është një luftë e fituar

Pas sulmit të terroristve në 24 shtatorin e këtij viti në Bajnskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy polic të tjerë, pas kundërpërgjigjes së Policisë së Kosovës, grupi terrorist pësojë humbje të paparë (tre të vrarë e shumë të plagosur) deri më tani në këto 24 vjetët pas përfundimit të luftës.

Pas shpartallimit të grupit terrorist, për herë të parë në këto 24 vjetët e fundit ndodhi shtrirja “De Facto” e sovranitetit dhe integritetit të shtetit në tërë territorin e vendit tonë dhe për herë të parë ju ç’jerren maskat Serbisë para bashkësisë ndërkombëtare, thonë mbështetësit e Albin Kurtit.

Bazuar në informacionet zyrtare, përveq vrasjes së tre terroristëve, forcat tona të Policisë e shpartalluan dhe neutralizuan në tërësi grupin terrorist dhe konfiskuan sasi enorme të armatimit luftarak në pjesën veriore të vendit.

Deklasim apo inskenim i shtetit serb

Pas ngjarjes së 24 shtatorit, tek një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit është krijuar bindja se, forcat tona policore (pa e permendur fare KFOR-in) e deklasuan dhe nënshtruan shtetin serb në provokimin terrorist i cili për qëllim kishte aneksimin dhe pushtimin klasik të pjesës veriore të Kosovës.

Përtej kësaj, është krijuar bindja se është parandaluar versioni i Asociacionit në modelin e “Republika Srpska” dhe shuarja e të gjitha ëndërrave të presidentit serb për pushtimin e Kosovës!

“Propozimi modern” i pesshes evropiane për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka hapur një kapitull të ri të bisedimeve, ku bazament i diskutimeve do të jetë Marrëveshja e Ohrit, me gatishmëri apsolute për nënshkrim nga ana e kryeministrit Albin Kurti, por jo edhe të presidentit serb, Aleksandër Vuqiq!

Mirëpo, këtij draft-statuti apo “Propozimi Modern Evropian”, përveqse i mungojnë detajet për opinionin publik, po mungon edhe debati parlamentar dhe konsultimet me ekspertët e fushave përkatëse, në mënyrë që propozimi i BE-së të shkojë në “Kushtetuese” para nënshkrimit e jo pas tij, për çka mund të kemi përseritje të vitit 2015!

Që kjo të mos ndodhë, “Propozimi Modern Evropian” duhet t’u bëhet publik deputetëve, partive politike dhe qytetarëve. Dhe sa më parë të bëhen publike detajet, aq më mirë do të jetë përt të gjithë, në radhë të parë për kryeministrin Kurti, që të mos pësojë fiasko politike pas rishikimet të përmbajtjes së marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Heshtja e Serbisë pas debaklit në veri, kërkon analizë të thellë

Debati Parlamentar për “Propozimin Modern” do të ishte me interes për vendin, në mënyrë që të mos ndodhin shkelje kushtetuese në përmbajtje, për çka, në procesin e zbatimit në praktikë mund t’i kushtojë shtrenjt Kosovës me humbje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale në veçanti!

Për shkak se, pas kësaj marrëveshje, nuk do të kemi më mundësi të rikthimit pas dhe as të rekuperimit të dëmëve eventuale që mund t’na sjellë marrëveshja finale!

Zotimet e ndërkombëtarëve se “Propozimi Modern” është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e rrezikon sovranitetin e shtetit të Kosovës, nuk duhet t’i marrim si ideale dhe punë të kryer pa e shqyrtuar në tërësi këtë “Draft-Statut” Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Anipse treshja evropiane (Macron, Scholz dhe Meloni) thonë se Draft-Statuti është në përputhje me Kushtetutën, duke i bërë thirrje Kosovës që të nis menjëherë procedurën e themelimit të Asociacionit si në draft-statut, pa i garantuar njohjen “De Facto” nga Serbia!

Pala kosovare, paraprakisht duhet të analizojë me kujdes përmbajtjen dhe të merrë garanca për njohje reciproke, në të kundërtën mund t’na ndodhin zhgënime të mëdha, më të mëdha sesa në vitet 2013 dhe 2015!

Heshtja e Serbisë pas debaklit në veri dhe mosgatishmëria e Vuqiqit për nënshkrim të marrëveshjes finale, përveqse kërkon analizë të thellë politike, kërkon maturi dhe mençuri të palës kosovare në pjesën finale të dialogut të Brukselit.

Andaj, çdo nguti e Kurtit për të bërë “hopa pa e kapërcyer gardhin” do ta dëshprojë atë dhe qytetarët e vendit dhe çdo nguti për t’i thurur lavde kryeminstrit Albin Kurti pa e shqyrtuar mirë përmbajtjen e marrëveshjes finale, mund t’na çojë në thyerje të mëdha shpirtërore!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu