Një adoleshente iraniane, e cila sipas grupeve të mërgimit, përfundoi në koma si pasojë e dhunës nga policia morale iraniane, ka vdekur, raportojnë mediat shtetërore iraniane.
– Armita Geravand, studente në Teheran, vdiq një orë më parë pas trajtimit intensiv mjekësor dhe qëndrimit 28-ditor në spital në repartin e terapisë intensive, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Borna.
Agjencia shtetërore e lajmeve Irna , raporton gjithashtu se Geravand ka vdekur.
16-vjeçarja Geravand ka qenë në koma në një spital në Teheran gjatë javëve të fundit. Në fillim të kësaj jave u raportua nga mediat iraniane të kontrolluara nga shteti se ajo kishte vdekur në tru.
Sipas organizatave iraniane të mërgimit, ajo përfundoi në koma si pasojë e dhunës nga policia morale iraniane, e cila dyshohet se e sulmoi për shkak se ajo nuk kishte veshur hixhab.
Mediat shtetërore në Iran pretendojnë se shkaku i lëndimeve është se vajza pësoi një rënie të presionit të gjakut dhe më pas goditi kokën brenda një vagoni në metro në Teheran.
Vdekja e Geravand vjen pak më shumë se një vit pasi 22-vjeçari Mahsa Amini vdiq në paraburgimin e të ashtuquajturës policia e moralit në Teheran.
Vdekja shkaktoi një valë masive protestash që u shtypën me dorë të fortë nga regjimi. Mbi 500 njerëz janë vrarë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.