ARKIVI:
19 Janar 2025

Nuk është e vërtetë se nuk ka pasur luftëra ndërfetare mes nesh, Shqiptarët nuk duhet ti durojnë xhihadistët

Shkrime relevante

Disa mendime për Profetin Muha Haxhiibreti dhe kërkesën për një shërbim të vajzës së Haxhi Ridvanit

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti nga Prishtina (Lirim Gashi) ____ ABSURDITETI YNË POLITIK ËSHTË...

Vdekja e heroit kombëtar/ Lezhë, përkujtohet me nderime Gjergj Kastrioti Skënderbeu(Video)

https://www.youtube.com/watch?v=geZDXqY0slk&t=8s&fbclid=IwY2xjawH4yqhleHRuA2FlbQIxMAABHdHdezRzUR6Wfc81JuS-klTUCKXpc9yk7gdajnc76eoXskEtKdfox4xzMQ_aem_cl4DPXEdRDdIYcILMZ45uA Shikojeni videon ne YouTube

Xheladin Rekaliu, stoiku i paluhatshëm deri në vdekje…!

Nga: Arif Ejupi STOIK DHE I PALUHATSHËM DERI NË VDEKJE! Ode kushtuar z.Xheladin...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
VETMASHTRIMI
___
*“Shqiptarët nuk kanë pas asnjëherë armiqësi fetare në mes tyre.”
___
Kurdo që bëhen glorifikime (vetë)mashtruese, si ky që shqiptarët nuk kanë pas asnjëherë konflikte religjioze (ndërsa popujt tjerë kishin), është gënjeshtër pozitive!
Ta zëmë, kur Shën Pali (Paulus), sajuesi i Krishterimit, gjatë rrugëtimit të tij nga Jerusalemi drejt Rome, ka ndaluar për pushim në qytetin makedon Philipi (afër Selanikut të tanishëm). Aty ai ka gjet streh të “Lydia makedone”, e graduar si Shenjtëri biblike. Me atë rast Shën Pali e ka konvertuar Lydian nga pagane në Kristiane.
Por, për atë konvertim administrata vendore (romake) e ka burgos Shën Palin, sepse atë konvertim e ka vlerësuar si armiqësi subverzive kundër Perandorisë Romake. Kjo legjendë kristiane është e vitit 49. E solla për të treguar që konvertimi i njeriut të parë në Europë, Lydias makedodone, ka ndodh me një armiqësi, e cila ka vazhduar përherë në mes të pjesëtareve të religjioneve të ndryshme.
Fatkeqësisht ne kemi memorie të shkurt historike. Nuk e dimë as qysh kur i përdorim emërtimet SHQIPTAR, SHQIPËRI, GJUHË SHQIPE. Rezulton se këto emërtime duhet të jenë produkti i zhvillimeve gjatë katër shekujve të fundit. Pra, as në kohë të Gjergj Kastriotit nuk janë përdorë këto emërtime. Atëherë, si të dimë për armiqësitë fetare.
Tashmë e dimë, të gjithë myslimanët shqipfolës e mallkojnë publikisht dhe në heshtje Heroin Gjergj Kastrioti si “kaurr” që ka luftuar kundër myslimanëve. Gënjejnë! Gjergji ka luftuar pushtuesit osmanë, jo pse ata ishin myslimanë, por pse ishin pushtues…
Rëndom, popujt e pushtuar nuk kanë kapacitete për të bërë as lufta fetare, po të donin, sepse po të kishin kapacitete për lufta, fillimisht do të bënin luftë çlirimtare. Pra, pushtuesit osmanë i ka shpërdoruar myslimanët, por edhe katolikët dhe ortodokset, për të shtyp rrebelimet lokale, duke i karakterizuar ato si rebelime fetare.
Ta zëmë, kundër Kryengritjes çlirimtare të Dervish Carës të vitit 1841-1844, që nis në Tetovë dhe shtrihet deri në Durrës, Tivari, Nish, Manastir, Pushtuesit osmanë kanë organizuar ushtri që përbeheshin kryengritësit nga jo-myslimanët…
Kur ka invadua ushtria e Serbisë në Makedoni, gjatë viteve 1912-1913, rezistencë kanë bërë pothuajse vetëm shqiptarët ortodoksë në betejat në mes të Strugës dhe Manastirit. Një pjesë e shqiptarëve myslimanë ushtria serbe i ka shpërdoruar, duke i dezinformuar se shqiptarët ortodoks po luftonin për t’i konvertuar shqiptarët myslimanë…
Fakti më kokëfortë për luftë fetare është Kryengritja e Haxhi Qamilit në Shqipërinë e sapopavarësuar (e nisur në korrik 1914). Ai bastard e luftonte Pavarësinë e Shqipërisë dhe donte ta rikthente nën pushtimin osman! Pra, ishte rasti i parë në Histori që Shqiptarët, si shqiptarë, kishin Shtet të tyre, por që e luftonin myslimanët e kryengritur nën udhëheqjen e Haxhi Qamilit.
Fatmirësisht në malisitë e thella, larg qendrave urbane, pushtuesit nuk kanë mund ta shtrinë sundimin e tyre, prandaj atje shqiptarët kanë jetuar kryesisht si paganë, edhe pse kanë menduar e besuar se u përkisnin muhamedanëve apo kristianëve. Që do të thotë, në ato hapësira, dominues ka qenë rrojtja sipas normave të kanuneve që kishin krahinat përkatëse.
Në Dukagjin ka dominuar Kanuni i Lekës, në vend që të zbatohej Sheriati islam. Kjo formë e rrojtjes ka rregulluar bashkëjetesën në mes të shqiptarëve që u përkisnin religjioneve muhamedane (sunite, shiite, bektashiane) e kristiane (katolike, ortodokse).
Tani kemi dëshmi të reja, se si po eskalon armiqësia, sidomos në mes të SHQIPTARËVE dhe islamistëve agresivë xhihadistë.
Uroj që kjo armiqësi të marrë përmasa, sepse nuk duhet të tolerohet rreth 4 mijë myslimanë xhihadistë ta rrezikojnë etninë shqiptare dhe Shtetin e Kosovës.
Mirë do të ishte ky luftim të ishte pa përplasje të mëdha fizike, sepse xhihadistët janë të përcaktuar, nga çasti në çast, të bëjnë kryengritje xhihadiste, kundër shqiptarëve.
Pra, nuk duhet nënvlerësuar kapacitetin kryengritës të rreth 4 mijë myslimanëve xhihadistë…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Rreziku xhihadist është prezent kudo,se është i gjallë e në aktivitet Turqia,që i ushqen organizatat terroriste për interesin e Turqisë! Turqia ka arritur të vejë shqiptarët kundër shqiptarëve! Shqiptarët nuk kanë problem vetëm me Turqinë e me Islamin në përgjithësi, por me atë pjesë shqiptare të Islamit ,që i shërben me dashje apo pa dashje turqisë

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu