Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
KURANI (ALLAHU) – LEGALIZON KURVERINE E MOHAMEDIT ME KUSHERINAT E TIJ
Për ata që ende nuk janë të informuar, duhet theksuar se myslimanët besojnë se autor i Kuranit (recitalit) është vet Allahu (“zoti” mohamedan).
Por, nëse zberthejmë tematika të caktuara që i përmban Kurani, njeriu neveritet edhe për amoraletet që assesi nuk do të duhej ta kishin Allahun për autor.
Kësaj radhe po e sjell një tematikë, e cila në dukje të parë mund të mos besohet se është pjesë e Kuranit. Megjithatë është surja (kapitulli) 33, ajeti (versi) 37 (të cilin do ta citoj më vonë). Shqip e shkurt, është tematikë që e legalizon kurvërinë seksiste të “profetit” Mohamed me vajzë të hallës, gjegjësisht nuse të djalit, e quajtur Zejneb bint Xhash / زينب بنت جحش.
Mohamedi dhe Hatixheja, Bashkëshortja e Mohamedit, blenin skllevër, meqë Hatixheja ishte grua e pasur. Ata u duheshin për punë. Ndër skllëverëtit e blerë ka qenë një fëmijë me emrin Zaid ibn Haritha / زيد بن حارثة. Meqë Mohamedi nuk kishte djal, e birëson (adapton). Ndërkohë Zejdin e martojnë me Zejnebën, vajzën e Hallës së Mohamedit. Aty e tutje Zejnebja bëhet edhe reja (nusja e djalit).
Në vitin 627 Mohamedi shkon në kolibë të çiftit Zejdi dhe Zejnebja për një konsultim, meqenëse Mohamedi tashmë Zejdin e kishte ngarkuar me komandim të xhihadistëve. Kur hynë në kolibë e gjen Zejnebën duke u la. Meqë Mohamedi shquhej për seksizëm ekploziv, i vardiset Zejnebës “në emër të Allahut” dhe bën seks me te.
Atë kurvëri për një kohë Mohamedi dhe Zejnebja e mbajnë të fshehtë. Medinasit e hetojnë, prandaj e përfolin. Atëherë e quanin amorale kurvërinë e Mohamedit me nuse të djalit dhe jo pse ajo ishte vajzë të hallës, sepse atëherë dhe tani, në ato hapësira gjeografika e kulturore mohamedane, seksi në mes të kushërnjve të gradës së parë (djali me vajzë halle, teze, xhaje dhe anasjelltas), quhej hallall (i lejueshëm nga Allahu).
Që Mohamdi t’i sfidonte përfoljet denigruese të medinasve, mashtron t’i ketë “zbrit” nga Allahu ajeti kuranor 33:37:
“(Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kij frikë nga All-llahu!”, e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësoheshe njerëzve. Por, më e drejtë është që t’i friksohesh vetëm All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzojmë ty ate (Zejneben), e për të mos pasur besimtarët mëkatuar në martesë me gratë e djemve të adoptuar, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.” [shpipëruar nga Sherif Ahmeti].
Fatkeqësisht përkthimet e Kuranit janë torturë në vete, meqë teksti “origjinal” i Kuranit është tepër primtiv. Por, edhe nga ky lloj përkthimi që ka bërë Imami Sherif Ahmeti rezulton se Allahu e paskësh arsyetuar kurvërinë e fshehtë të Mohamedit me Zejnebën, por e paskësh kritikuar pse e ka mbajt fsheht. Siç rezulton nga teksti, Allahu i ka dhanë leje Mohamedit ta marton Zejnebën.
Ndërsa ajeti 33:50 arsyeton martesat e Mohamedit me vajzat të dajave, hallave, tezeve, xhaxhallarëve. Mohamedit nuk i është saktësuar sa gra mund të martonte, ndërsa mohamedanëve ua ka përkufizua martesën me maksimalisht katër gra, të cilat duheta ta “ndajnë” mes tyre të njëjtin burrë…
Skandaloz është edhe ajeti 33:53. Mohamedi është këshilluar të bënte dasmë me Zejnebën për ta legalizuar martesën mes tyre. Në përmbyllje të dasmës një dasmor nuk shkon në shtëpinë e tij, si dasmorët tjerë. Mohamedi nuk di si ta dëbon, prandaj mashtron se nga Allahu, aty për aty, i ka “zbriti” ajeti përkatës. Ky ajet përmban edhe një perde (hixhab), të cilën Mohamedi e tëheq në hapësirën ku ende ishte ai dasmori, që ai të mos i sheh Muhamedin me Zejnebën duke bërë seks.
Shumë tefsirologë (siç quhen interpretuesit e Kuranit) këtë ajet e quajnë ajeti i hixhabit (perdës), të cilën njëkohësisht e prezantojnë si ajet që obligon mbulimin e grave. Në fakt nuk është!
Ja teksti edhe i këtij ajeti skandaloz:
“O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit (Mohamed), ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj. Por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin. Vërtet këto e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet t’ua thotë; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës (hixhabit), kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te All-llahu mëkat i madh.” [Kurani, 33:53.]
Duhet me qenë besimtar tepër injorant e amoral për me besua se vet Allahu është marrë me legalizim të kurvërive të Mohamedit edhe me vajza halle, teze, daje, axhe…
***
[Foton ilustruese e kam huazuar nga: https://www.hanisauland.de/…/isl…/islam-kapitel-1-2.html ]
Këtë tematikë e ka shtjelluar edhe Islamologia turko-gjermane Dr. Ayşe Başol, ligjëruese në Universitet të Frankfurt am Main. Kujt i intereson për krahasim, ja linku, sepse e paskësh publikuar radio publike gjermane:
Po e tëra e vërtetë!
Të paqim miku im.
Kultura e huaj ka vrarë në raste edhe më shumë se plumbi i armikut.
Fëtyra të tilla si puna e këtij blafsemisti ka patur dhe do të ketë përherë. Koha ka treguar që mollën kur nuk arrijnë ta kapin në pemë e gjuajnë me gurë. Zoti vonon po nuk harron.
A ke ndonje fakt qe ta kundershtosh kete “blasfemist”? Nese ke atehere urdhero e ofroi faktet dhe mundohu qe te na bindesh. Nese nuk ke mos kundershto pa lidhje!
O I mallkuar t’i mendon se flet për ndonjë si puna jote me këto gënjeshtra.
Po ai është krijesa më e mirë e Allahut në Tokë dhe ishte më i turpshëm se një virgjërshë siç e përshkruajnë atë shokët e tij, o rracë komunizmi që e degjeruat vëndin tonë nga çdo lloj fushe.