ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, lutuni shqip në Manastirin e Deçanit!  

Shkrime relevante

Shpërndaj

Foto nga Manastiri i Deçanit me shqiptarë në fillim të Shekullit XX-të! 

Nga: Luan Dibrani 

Dhjetëra burrat para disa  ditësh janë mbledhur në Deçan dhe kanë formuar një këshill iniciues”. 

Rreth kësaj kanë reaguar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, duke shprehur shqetësimin në lidhje me këtë organizim, duke thënë se kanë manifestuar duke nxitur urrejtje me qëllim propagandimin fetarë etj .  

Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Dega në Deçan dyshohet se ka lëshuar këtë deklaratë, krye në veti pa u konsultuar me historianët tjerë kundër iniciativës së këshillit  iniciues ” Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame” ndër shqiptar. Pamje  e  tij në një takim me  Myftiun Naim Tërnava  drejtues i  lidhjes  me ekstremin islamist nga shtetet aziatike!!! 

Shpesh , historianët nga Deçani janë prononcuar me  paraqitje të mira  publike lidhur me “Manastirin e Deçanit “, përkatësisht uzurpimet e pronave te komunës se Deçanit nga “Manastiri serb” qe dikur ishte një objekt fetar i shqiptarëve ortodokse. 

” Lidhja e Historianeve të Kosovës “përmban emrin e madh te akademikut Ali Hadri . Ai  i mbajti tezat e tij mbi historinë tonë kombëtare ne nivelin më të larte shkencor me argumente dhe fakte  te nëpërkëmbura nga pushtuesit serb dh i rrezoj edhe ato të Perandorisë osmane.  

   

Pamje e këshillit  iniciues ” Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame” ndër shqiptar. 

Mu për ketë , arsye historianet e Kosovës me  habisin me reagimin e tyre kundër kësaj Lëvizje gjithë popullore si synim qe kanë mbrojtjen  a atdheut nga  barbaria e depërtimeve  te rrymave të errëta  aziatike,këtu në  vendin tonë me futjen e dhunshme te ekstremizmit fetar.  

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan lutuni shqip në Manastirin e Deçanit: 

Po,  flas në planin global për ata qe konvertohen  nga një fe ne tjetrën , por te shqiptaret nuk ka të bëjë  të  konvertimi  nga një fe në tjetrën, por këtu synohet qe masivisht të kthehen në fenë paraprake .Skënderbeu në kushtet  e atëhershme  dhe ne forcën e Perandorisë osmane depërtoj dhe e theu ushtritë osmane për ta ruajtur gjenezën  shqiptare.  

Si ndryshuat  aq ne formë drastike me  një detruktivitet si  “Lidhje e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, kur keni reaguar shpeshherë për  vlerat tona   siç është rasti i datës 28 prill 2017, në orën 11:00 deri në orën 12:00, në mënyrë paqësore  e bllokuat rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit për ta   kthyer drejtësinë  në vend qe ai Manastir ka qenë dhe është pronë e kultit tonë etnik shqiptar.  

Ju historianet e mbrapsht dhe te pa kurrfarë baze e keni fyer ketë  grup, përkundrazi është dashtë te përkrahet nja iniciativë e tillë edhe nga  ju qe synimet e juaja t’i bashkoni me këtë grup dhe të shkoni ne Manastirin e Deçanit të luteni shqip  bashkërisht, pikërisht aty ku që e  ndërtuan dhe u luten baballarët dhe gjyshërit tanë. 

Pra Lidhja e Historianëve të Kosovës sipas kësaj paska vendosur te vihen ne anën a terrorit te tmerrshëm 500 vjetar ndaj popullit shqiptar, edhe pse ata e dinë me se miri sa i tmerrshëm ishte ai terror kundër popullsisë shqiptare deri sa ia imponuan këtë një pjese te popullit tonë!

Prandaj Iniciativa për braktisjen e islamit nuk cenon te drejtën fetare te askujt! 

Ne baze te prononcimeve te juaja  publike   ne te kaluarën bini ndesh me veten  e juaj .Ne baze te  situatës  aktuale te këtij fenomeni nuk rezulton se ju jeni  te një  zëri ne këtë  deklarate  të pa vlere  kur  një numër te historianëve edhe i njoh shuamë mirë, dhe ata nuk kane këto qëndrime, por aty ka ndonjë  historian i ndikuar apo  i paguar nga qarqet  e grupeve  ekstremiste islamike  te portretizuara me  veprime  armiqësore dhe të xhihadisteve   kundër Kosovës. 

Në saj e kësaj  i bej thirrje kësaj Lidhje  te historianëve  te Deçanit qe spastroni  terrenin nga të tillët qe kanë ndikuar me dal  me ketë deklaratë edhe antikombëtare.  

 Ju të tillët  historianë jo të gjithë shihni me sytë e Myftiut Naim Ternava,Shqfqet Krasniqi,Ikballe Huduti  dhe disa të tjerë, qe Kosovën  ta  shihni me shamia ,dhe gruan e mbuluar. Prandaj Iniciativa për braktisjen e islamit nuk cenon te drejtën fetare te askujt por mbron gjenezën tonë  kombëtare! 

Iu pyes a e  shihni  të rrugës qe  këto grupe ta sjellin sheriatin në Kosovë dhe shtetet qe e kane promovuar nuk e duan  në shtetin dhe popullin e vet!? 

Historian te Deçanit  mbroni Manastirin tonë  te uzurpuar nga okupatori serb dhe distancohuni nga deklarata  e lëshuar qe po e fyeni   vete emërtimin  dhe Akademikun Ali Hadrin !?. 

Kisha e Manastirit të Deçanit është ndërtuar në vitet 1327-1335 nga mbretërit nemanjid Stefan dhe Dushan, babai Stefan Uroshi III Deçani dhe i biri. Kjo kishë është realizim arkitektonik romaniko-gotik e shkollës dalmato-arbërore e bregut dalmat. Në arkitraun e portalit jugor të kishës lexohet mbishkrimi i arkitektit Arbënor Dom Vita Çuçi Françeskani. Dom Vita Çuçi ishte kryemurg i Kishës së Shën Mërisë në Kotorr, funksiononte edhe në këto anë qe  e kryenin përgjithësisht priftërinjtë arbërorë. Në ditët tona është ruajtur burimi se Dom Vita me 18 shqiptarë gurgdhendës ndërtoi “Kishën e Manastirit të Deçanit” 

 Thuhet se për projektimin e kishës së Deçanit, projektues Dom Fra Vita është influencuar nga tipologjia e Kishës së Shën Serxhite Bakut, në fshatin Shirgj në lumin Buna të Shkodërs, e cila është realizuar nga abati Pjetër Doka nga Shkodra. Në ato kohë, në Dalmaci ishin të njohura atelietë e skulptorëve dhe gurskalitësve arbërorë në Ulqin,Tivar,Kotorr, Zarë e Split. Një skulptor i njohur ishte Miho Tivarasi, autor i punimeve në Kuvendin Françeskan në Raguzë  të  (Dubrovnut ), i cili mendohet se ka lënë gjurmë edhe në Manastirin e Deçanit. Veç Deçanit, motivet e tij të ngjashme hasen edhe dhe në Raguzë e në Katedralen e Novobërdës. Veç burimeve nga arkiva e Raguzës, edhe mjaft studiues të huaj shprehen për origjinën arbërore të Miho Tivarasit. Manastiri i Deçanit u ndërtua si vepër përshpirteshe e Stefan Uroshit III Deçanasit.    

Naim Tërnava …

Nga ky prizëm shtroj një pyetje ndaj disa  anëtareve te   “Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega ne Deçan ” pse demagogjitë antishqiptare (me emrin: Islam apo Krishterim apo Judaizëm etj.) duhet te zëne një vend te veçantë në shoqërinë shqiptare, kur për gjithë kohen kanë përjetuar vetëm  fatkeqësi nga ato demagogji dhe këtë e dinë me se miri anëtaret e “Lidhjes së Historianëve të Kosovës, por edhe të Deçanit”? Si këta historian  iu japin përparësi ceremonive  përkujtimore për vrasësit më të mëdhenj  të shqiptarëve (p.sh  për Sulltan Muratin e Dyte) midis Prishtinës paskan të drejtë për të përhap demagogji antishqiptareve, mirëpo organizatat tjera shqiptare, sikur këta dhjetëra burra në Deçan nuk paskan të drejtë për aktivitete të cilat forcojnë identitetin kombëtar. Me ketë reagim, Lidhja e Historianeve te Kosovës e ka diskredituar vetveten tërësisht. Turp për ju te ashtuquajtur “historian te Deçanit dhe  ju historian ne tërësi të Kosovës qe heshtni ne këtë akt  barbar kundër  vlerave tona qe po promovon për çdo dite ekstremizmi islamik  i depërtuar dhe i  financuar nga qarqe aziatike  dhe serbo-ruse”!!! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu