Korab Blakaj, Vjenë
___
Elitat politike janë vet kobi i kombit tonë.
Ka qenë e ditur mëse dy muaj më herët që përgaditet sulm në veri të vendit .Konkretisht deputetja e parlamentit anglez, Kryeministri Kurti dy javë para sulmit, AKI ja , Policia e Kosovës , zyrtarë të ndryshëm serbë, ndërkombëtarë dhe shqipëtarë gjithashtu, përfshirë edhe Korabin e shkretë nga Vjena .
U kuptua se shërbimet e ndryshme, përfshirë edhe ato tonat, jo vetëm që e kanë ditur por e kanë monitoruar, përgjuar, i kanë filmuar madje edhe stërvitjet e tyre në vazhdimësi.
Gjithashtu u pa qartë tërheqja e grupit terrorist pa asnjë nguti por në „alla pinkik tempo“.
U lanë pa u eliminuar apo kapur një dyzinë e më shumë teroristesh nga njësitë speciale të Kosovës apo KFORit.
U la pa u arrestuar Radojqiqi për të mos ju dorëzuar nga Serbia as Kosovës e as BE së !
Pse u bënë të gjitha këto në sinkron?
Pse Qeveria hoqi dorë nga qëndrimet të sai për sanksione ndaj Serbisë ?
Ajo nuk e kushtëzoi as heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës në këmbim me kthimin në bisedime.
Pse Qeveria kohëve të fundit aludoi në rrezik dhe kërkoi nga ndërkombëtarët , KFORi të sigurohen kufijtë , nga sulmi potencial i Serbisë ?
Kujt iu desht dhe i duhët kjo narrativë dhe për çka shërben?
Arritja e marrëveshjes për Asosacion para dy ditëve pa ndëshkim ndaj Serbisë, pa heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës , pa ekstradimin e Radojqiqit , me deklarimin e Vucicit për mosnjohje nga ana e Serbise, pa premtimin me shkrim dhe të garantuar për njohje prej Pesë shes së BE së ,konkluzioni është vetimponues dhe i qartë.
Për të demistifikuar këtë narativë të shohim kush ishin përfituesit dhe kush humbësit nga kjo strategji.
Përfituan rusët me nacionalistët brenda Serbisë , kreu i Armatës serbe me shërbimin sekret në krye me Vulinin, duke e sfiduar BE në dhe SHBA në – humbës „humbēs“ mbet Vucici, u degradua në sytë e BE së dhe u provua loja e tij e qëndrimit në Dy Karrige.
Por ai paralajmëroi që trika ishte me përfitime të përkohëshme .
Përfitoi Kryeministri Kurti politikisht, por humbëse është Kosova që po shantazhohet hapur dhe po kërcënohet me kryengritje të armatosura afatshkurtëra nga Serbia nëpër të gjitha enklavat serbe nga Istogu deri në Gjilan për të ndryshuar gjendjen faktike në terren dhe po i imponohet zajednica.
Serbia kërkon rikuperimin e asaj që pësoi me 24 shtator në veri. Instrument i saj në terren është edhe lëvizja e përçudnuar përçarëse me motivacion fetar brenda shqiptarëve!
Përfitoi SHBA ja- ekipi negocioues i saj , duke forcuar trysninë mbi dy palët madje mbi BE në!
Humbi BE ja, e cila u ngut të korigjohej me propozime tjera pas Samitit të Berlinit të mbajtur në Tiranë.
Kuptohet, përfitoi politikisht Kryeministri Rama, por humbi Shqipëria. Skena politike atje trazohet si me buton saherë Kosova kalon momente rreziku!
Përfitoi Qeveria Kurti duke krijuar në publik përceptimin e liderit të fortë e të pakompromis ndaj ndërkombëtarëve e jo si paraardhësit .
Nominatori i të gjitha përfitimeve – SHBA-ja.