ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Nuk duhej të dorëhiqeshe nga SHH “Salih Çekaj”, për shkak se Saim Tahiraj u largua nga feja islame, zotëri Xhemajl Haxhiu

Shkrime relevante

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Më datën 20 tetor 2023 në Deçan një grup i përzgjedhur shqiptarësh nga mbarë Kosova, e bëri publike Nismën për Largim nga Feja Islame.
Nisma e tillë bëri jehonë të madhe në mbarë opinionin publik të Kosovës, atë shqiptar përgjithësisht si dhe në mediat ndërkombëtare.
Në nismën e tillë, që në realitet është një e drejtë elementare njerëzore, kushtetuese dhe nëse duam edhe kombëtare, të gjithë të pranishmit kishin ardhur në mënyrë vullnetare, pa qenë të nxitur e të shtyrë prej askujt.
Në krye të nismës që u bë publike në Deçan, ishte edhe ushtari i njohur i UÇK-së dhe pjesëmarrësi në Betejën e Koshares, z. Saim Tahiraj, përndryshe edhe publiçist i njohur.
Saim Tahiraj është njëherit edhe kryetar i Shoqatës Humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër.
Si reagim që nuk është pritur, pasi ta praktikosh një fe, ta refuzosh apo mos ta pranosh asnjë fe (religjion) është e drejtë që i takon intimës së njeriut, brendisë së secilit prej nesh, ndërgjegjës sonë njerëzore, ishte reagimi i nën/Kryetarit të kësaj shoqate z. Xhemajl Haxhiu.
Arsyeja për dorëheqje e z. Haxhiut, ishte kjo: “Pasë ngjarjës që u zhvllua në Deçan më datën 20.10.23 për braktisjen e fesë Islame,e tj.e tj.e që në kët iniciativë, ndër të tjerë, ësht organizatorë edhe krytari ynë i Shoqatës humanitare kulturore Salih Çekaj në Zvicër z Saim Tahiraj,në shenj paknaqësie me autoritetin e kryetarit të Shqatës,unë kam oftue dorheqje nga antrësia dhe nga detyra Nënkryetarë i Shoqatës, më datën 25.10.23.”

Në të vërtetë kjo ngjarje nuk ka pasur si ta prekte shoqatën fare, pasi largimi nga feja islame e ka para historinë e vet që nga paslufta dhe ndërlidhet jo me të drejtën për praktikimin e një feje të caktuar )asaj islame në këtë rast), por me islamizimin e kombit, islamizimin dhe fushatat e hapura antishqiptare për shkatërrimin e kombit shqiptar. Këtu duhet kërkuar pakënaqësinë e arsyeshme të Saim Tahirajt dhe të mbarë atyre që me ndërgjegje ndihen se janë vetëm shqiptarë dhe që nuk lejojnë e nuk duan të pajtohen me asimilimin dhe pushtimin e brendshëm islamik.

Kjo është e vërteta, që nuk e preokupon dhe shqetëson vetëm Saim Tahirajn, por mbarë Dardaninë tonë dhe hapësirat jetësore të popullit Shqiptar në Gadishullin Ilirik.

Prandaj, i nderuari z. Xhemajl Haxhiu e bëri një gabim të madh publik me dorëheqjen pasi veprimi i z. Saim Tahirajt nuk ka asgjë që mund ta ndërlidhësh me punën dhe angazhimet e tij të sinqerta në Shoqatën Humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër.

Veprimet e tij sikurse të Xhemajl Haxhiut deri tash kanë qenë veprime e angazhime kryekëkut humanitare dhe kombëtare, angazhime për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Nga ky këndvështrim, dorëheqja e s. Haxhiut mund të keqkuptohet nga masa që vlerëson në mënyrë të drejtë e njerëzore, pasi asnjë shqiptar nuk ka të drejtë e nuk duhet të pajtohet me islamizimin antishqiptar. Sigurisht askush, pra as Saim Tahiraj, nuk ia cënon e kritikon të drejtën e Xhemajl Haxhiut për të qenë mysliman praktikant, por fjala, qysh u theksua, është për sulme të jashtme dhe të brendshme ndaj natyrës së kombit shqiptar, kulturës, historisë, dokeve e zakoneve të tij.

Për Fe a Parti nuk duhet të prishet askush me askend, kjo është punë që ka qenë gjithmonë e ditur.

Më poshtë janë deklarimet e plota të z. Xhemajl Haxhiut, nënkryetar i kësaj shoqate dhe të Saim Tahirajt, kryetar i Shoqatës Humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër.

Të nderuar antarë, dhe përkrahës të Shoqatës humanitare kulturore Salih Çekaj në Zvicër.
Pasë ngjarjës që u zhvllua në Deçan më datën 20.10.23
për braktisjen e fesë Islame,e tj.e tj.e që në kët iniciativë, ndër të tjerë, ësht organizatorë edhe krytari ynë i Shoqatës humanitare kulturore Salih Çekaj në Zvicër z Saim Tahiraj,në shenj paknaqësie me autoritetin e kryetarit të Shqatës,unë kam oftue dorheqje nga antrësia dhe nga detyra Nënkryetarë i Shoqatës, më datën 25.10.23.
Të shtunden më datën 28.10.23 u mbajt mbledhja e rradhës, në kët mbledhje u miratue dorheqja ime dhe gjthsejt u dorëhiqen 8 antarë të kryesisë. Ësht për keqëardhje por ësht fakt.
Uroj që Shoqata humanitare Salih Çekaj të vazhdoj aktivitetin e të ketë shum suksese.
Gjithmonë në sherbim tuajin.
XHEMAJL HAXHIU
Oftringen më 29.10.2023.

Saim Tahiraj

Me 28.10.2023 u mbajt mbledhja e kryesisë së SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër, në klubin “DARDANI” në Zofingen.
Në raprtin financiarqë e dha arkatari Muhamet Krrasniqi,njofton të pranishmit me të hyrat dhe të dalurat nga kontoja e shoqatës.
Investimet e bëra në ngritjen e lapidarve, ndertimin e dy shtëpive, bursat për tre studentë si dhe ndihma për disa familje në nevojë. Shuma e përgjithshme e të dalurave deri më 28.10.2023 është 122370 Euro. Në konto mjete të mbetrua, deri sa ky raporton janë 20740 Fr. Lidhur më ketë pikë, keti proqesverbali i bashkangjitët edhe Raprti financiar Janar- Tetor 2023.
Anëtarë të shoqatës me anëtarsi të paguar, deri më tani janë 186 anëtar
Raporti miratohet nga të gjithë të pranishmit pa asnjë vërejtje.
I falëmnderojmë të gjithë anëtarët e shoqatës dhe kontribuesit për kontributin e tyre dhënë shoqatës. SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër është shoqatë mbarkombëtare e cila mbetët e përkushtuar të punoj dhe veproj mbi bazën e qëllimit që është formuar. Qëllimi kryesorë i sajë është bamirsia dhe kultura shqiptare, andaj ftojë të gjithë shqiptarët pa dallim feje, ideologji dhe partie politike të na bashkohen
Me shumë repekt kryetari Saim Tahiraj!
_____
Redaksia e Drinit

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu