ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kryemyftiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al-Hysejn, që krijoi divizionin “SS” boshnjak

Shkrime relevante

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Në foto: Kryemyftiu Muhammad Amin al-Hysejn me Hitlerin

Si rezultat i bashkepunimit të ngushtë të nazizmit gjerman me nacionalizmin arab Kryemyfiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al Hysejn (1893-1974) krijoi në Ballkan dy divizione SS: Në Bosnje divizionin SS bosnjak “Hanxhari” dhe ne Kosove Divizionin “SS” shqiptar “Skenderbeu”.

Forhåndsvisning av bilde

Shumë dokumenta flasin per bashkepunimin e ketij kryemyftiu (ish oficeri turk) me nazistat gjerman gjatë viteve 1934-1945, të nxjerruna nga arkivate e“Kripo”  (KriminalPolizei gjermane) dhe Gestapoja, nga dosjet e seksionit të Lindjes së Mesme te AbWehr (Sherbimi Sekret gjerman i admiralit Wilhelm Kanaris); nga Departamenti i Çeshtjeve Islamike të “Qendres se Stervitjes te Elementve Musulman” të Waffen SS (te Armes SS), qe varej nga Heinrich Himmler; nga “Komanda e Operacioneve Orjentale” të Divizionit Special Brandenburg –  vullndetaret e lindjes afarme, veri-afrikane, pertej-kaukaziane dhe ruso-aziatike si dhe te Arab Bureau (Zyres Arabe) të dikasterit të Ministrise së Jashtme gjermane të Joahim Ribbentropit.

Forhåndsvisning av bilde

Kryemyftiu palestinez u takue me Hitlerin në Berlin me 28 nandor 1941 me të cilin vendosi nji aleance të ngushtë ideologjiko-politiko-ushtarake. Kryemyftiu u vendos në zyret qendrore të SS-ve në Berlin prej ku organizoi dhe ndoqi personalisht aktivitetin e reparteve SS muslimane në Bosnje, në Kosove si dhe ne republikat aziatike muslimane sovjetike. Per kete ai bani disa udhetime ne Bosnje e Kosove. Po ashtu ai organizoi bashkepunimin e arabve me trupat naziste gjermane te gjeneralit Rommel në Afriken Veriore. Ai bashkepunoi edhe per zhdukjen e çifutve në Europen Lindore, si zbatim i ideologjise së perbashket e nazizmit me ektremizmin islamik arab.

Simbas shkresave zyrtare të Ministrise Jashtme gjermane rezulton, se ai ka fshirë nga  listat e vizave, që do tu jepshin çifutve per te ikur në Palestinë me 13 maj 1943 : ( 4000 femijeve dhe 500 të rriturve nga Bullgaria); me 28 korrik 1943 (te 1800 femijve dhe 200 të rriturve nga Rumania) si dhe (900 femijve dhe 100 të rriturve nga Hungaria), të cilet perfunduen në kampet e çfarrosjes.

Forhåndsvisning av bilde

Shikò në Youtube « 1941 KryeMufti takohet me  Hitlerin »: https://www.youtube.com/watch?v=7E54Vd0h9BQ

Shikò « PHOTOS AND DOCUMENTS » :  me foto te takimeve te Kryemyftiut me Hitlerin, me Geringun, me Himmlerin, Rippentropin etj, si dhe inspektimi nga ana e tij e reparteve SS gjermane dhe SS bosnjake.

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu jepen fotografi të Myftiut mbas luftes dytë botnore si nji nder organizuesit me aktiv dhe një nder drejtuesit kryesor të « Konferences Vendeve Islamike ».

Lexo « ADOLF HITLER E IL MUFTI’ DI GERUSALEMME » italisht : https://www.ilvangelo-israele.it/approfondimenti/Hitler-Mufti.html .

Krijimi i divizionit SS bosnjak “Hanxhari” – (Ne foto stema e divizionit SS Hanxhari) Materjal i permbledh nga linku gjermanisht:

13. Waffen-Gebirgs-Division der SS „Handschar“ (kroatische Nr. 1) – Wikipedia

 

Që nga viti 1943 Krye Myftiu i Jeruzalemit, si funksionar i zyreve SS ne Berlin asht  marre me rekrutimin dhe organizimin e njisive luftarake islamike bosnjake të Armes SS ëe Wehrmachtit. Divizioni nr.13 i armes malore bosnjake SS “Hanxhari” u krijue me 1 mars 1943 si divizion vullnetarsh musliman bosnjak. Disa myfti dhe imam bosnjak nxiten rekrutimin në këtë divizion dhe çdo repart pati nga nji myfti si keshilltar, ndersa në drejtim të ketyne reparteve ishin oficeret gjerman. Ne prill 1943  u bene rreth 12.000 ushtar, që ma vone numri i tyne u arrit ne 21.065 veta.

Forhåndsvisning av bilde

Në veren e vitit 1943 rekrutet u derguen per stervitje ne Gjermani. Që nga shkurti 1944 Divizioni “Hanxhari” veproi me egersi në Ballkan. Në pranveren dhe veren e vitit 1944 anetart  e ketij divizioni bane vrasje dhe krime lufte ndaj popullsise te atyshme. Numri i sakt i viktimave nuk njihet, por çmohet se ka qene shume mijra të vdekur. Mbas fitoreve të aleatve rreth muejit tetor 1944 shumë anetar të repartit dezertuen, 2000 iu dorezuen partizanve dhe keshtu reparti u shkri. Nji pjesë e tyne, që ndoqi repartet gjermane, u  zu rob në Austri nga anglezt.

Forhåndsvisning av bilde

E përgatiti: Paul Tedeschini, Itali

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu