ARKIVI:
17 Tetor 2024

Rreth dekretit për asimilimin e shqiptarëve përmes ndalimit të gjuhës shqipe të Sulltan Hamidit të I-rë

Shkrime relevante

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

Shpërndaj

Sipas mediave greke, Perandoria Osmane, që mbajti të pushtuar për pesëqind vjet popullin shqiptar, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kulturës dhe gjuhës greke: Sulltani Abdul Hamidi I (1725-1789), pasi mori një thes me flori nxori  “Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe. Ligji u lëshua nga sulltani i Perandorisë Osmane, më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789).

Në ligj përcaktohej saktë, marrja në mbrojtje nga ana e turqve, e kulturës dhe gjuhës greke dhe përkundër saj, lufta dhe shfarosja e gjuhës shqipe.

Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki”, të vitit 1999. Dekretin e pasqyrojnë mediet greke më 1999-ën, bashkë dhe burimin e marrjes së floririt prej sulltanit Abdul Hamid I.

Abdyl Hamiti II (1842-1918) ishte sulltan i Perandorisë Osmane (1878-1909), i cili vendosi një nga regjimet më të egra dhe për masakrat kundër popujve të shtypur u mbiquajt “sulltani i kuq”. Zbatoi ndaj shqiptarëve politikën e mohimit të të drejtave kombëtare dhe të shkombëtarizimit. Abdyl Hamiti II kundërshtoi të gjitha kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe e shtypi atë me dhunë, ndërsa nga ana tjetër mbante me privilegje krerët feudalë shqiptarë, që u shërbenin interesave të sundimit osman.

Populli shqiptar bëri kryengritje të armatosura të njëpasnjëshme kundër tiranisë së Abdyl Hamitit në fund të shek.XIX deri në fillim të shek.XX. Shqiptarët morën pjesë në shpartallimin e komplotit të organizuar nga sulltani më 13.04.1909 kundër regjimit kushtetues. Më dështimin e komplotit, Abdyl Hamiti ra nga froni.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Sulltan Abdul Hamidi i II, fotoja është marrë nga faqja e islamistëve shqipfolës: Islami, feja e Allahut e datës 29 janar 2020.

Ndërkaq islamisti i njohur, Imami Muhamed B. Sytari nga Shkodra, umetit të vet Musliman i drejtohet kështu:”Dua të ndaj me ju një fjalë të madhe nga Sulltan Abdulhamidi i dytë, që thoshte: “Islami është forca e vetme, që na bën të fortë! Ne jemi një ymet i gjallë dhe i fortë, por me kusht që të jemi të sinqertë në Fenë tonë të Madhnueshme!”

Ky është thelbi i krejt çështjes, me të cilin duhet të përballet sot, çdo musliman shqiptar, por jo vetëm: Sinqeriteti në Fé!”

Sa më me vendosmëri që sulltanët e Perandorisë Osmane e kanë mohuar dhe shkatërruar “haram” kulturën shqiptare, gjuhën shqipe dhe historinë shqiptare, duke bërë gjenocide të pandërprera ndaj shqiptarëve në mbarë historinë e pushtimit turk-osman, aq më shumë u hyjnë në zemër hoxhallarëve tonë, puna e “islamit famëlartë”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu