Fahri Xharra, Gjakovë
Një pasdite tragjike e vitit 415 pasKr gjer sa ishte duke e zhvilluar shkencën në mendjen e saj , ia mësyni masa e tërbuar nga fanatizmi fetar dhe e filloi djegën e vlerave të mëdha të Bibliotekës së Aleksandrisë dhe e mori Hypatinë duke e shkëputur nga realja dhe e nxori në rrugë duke u rrah dhe dhunuar barbarisht deri në vdekje. – ishte fanatizmi fetar kundër dijës së shenjt.
Hypatia e Aleksandrisë e lindur rreth vitit 370pasKr, e bija e Theonit të Aleksandrisë , matematikanit famëmadh të kohës , mbeti pionerja e rëndësisë së gruas në historinë e civilizimit njerëzor, një grua që përfaqësonte inteligjencën femërore dhe e cila aktivisht punonte për të mirën e njerëzimit. Ajo ishte diçka e posaçme që ngërthente në veti bukurinë dhe intelektin e lartë .Ajo ishte përgjegjëse për atë që që e bashkoi kukturën , dijen dhe të kuptuarit filozofik të së vërtetës njerëzore – Biblioteka e Aleksandrisë .
Biblioteke e Aleksandrisë ishte historikisht vendi ku mësohej, hulumtohej dhe i dhurohej njerëzimit ajo që nuk blihet me para dija , kultura dhe shkenca .
Theoni , i ati i Hypatisë ia mësoi të bijës matematikën dhe astronominë por thuhet që Libri III Teorisë versionit të Teonit për Almagestin e Ptolomeut , ku paraqitej model ii Universit i cili mbeti i heshtur deri në kohë e Kopernikut dhe Galileos – ishte vepër kryekëput e Hypatisë .
A ishte Hypatia filozofja më e madhe e Aleksandrisë dhe martir i vërtetë vlerave të të mësuarin? Ajo u shndërrua në copë e grimë nga një grup “ qenjeve njerëzore, jo pse ishte femër por sepse mësimi i saj ishte aq i thellë , aftësitë e saja dilektike aq të shtrira gjerë e gjatë sa që i pengonte ata që e donin heshtjen mendore të saj. Të ballafaqoheshin me Hypatinë ishte e pa mundur por ata zgjodhën vrasjen e saj.