ARKIVI:
17 Tetor 2024

Detyra e politikanëve, përfshirë Albin Kurtin, është që të nxjerrin nga moda gënjeshtrat e të tjerëve me të tyren

Shkrime relevante

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Albini ruan një sekret që të gjithë e dinë se çfarë është në të vërtet. Kushdo që nuk merr informacion nuk mund të marrë përgjegjësi. Kushdo që merr informacion nuk mund të shmangë marrjen e përgjegjësisë. Në rastin konkret, për herë të parë jam shumë dakord me fjalët (reagimin) e sotëm të  opozitës. Me z Walker, si gjithmonë po. 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/2076980/walker-e-keshillon-kurtin-te-veproje-keshtu-per-asociacionin/#disqus_thread 

*** 

Syri i së vërtetës është i turbullt dhe shformues. Vetëm nëse mungon lakmia, vetëm nëse nuk kemi konflikt interesi, vetëm nëse pikësynimi ynë shndërrohet thjesht në vëzhgim çelet shpirti realist e bukuria. 

Të gjitha llojet e asociacioneve (zajednica serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la… 

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri. 

“Dialogu”!!!  

Ishte një bisedë e gjatë, zgjati gati tridhjetë vjet. 

Të përballesh, veçanërisht me dy ndërmjetësit e këqij të BE-së, vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe që simpatizojnë sulmuesin nazist, është e vështirë. Ju duhet të zgjidhni njerëzit e duhur nëse doni të bëni një bisedë, sepse “ndërmjetësit” fals e të korruptuar, kërcënojnë viktimën në favor të fashistëve-terroristëve duke kërkuar me këmbëngulësi një Republikë Serbe në mes të Kosovës, të kamufluar në “asociacion”. Është e pamundur dhe e pakuptimtë të vazhdohet “dialogu” (shpërbërja e Kosovës si shtet). Prit pak. Harrova të them se Serbia de facto do ta njoh Kosovën. Kështu “garantojnë” vdekatarët e rëndomtë të botës demokritike. Dhe sa më shumë të zgjasë kjo bisedë e ndyrë, aq më shumë tokë dhe kompromise kërkojnë nga ne. 

I gjithë rreziku vjen nga brenda. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një somnambul. Dashuria vëllazërore, bashkimi i fortë dhe i pandashëm që mbështetet në qëllime dhe interesa të përbashkëta kur vendi kërcënohet nga pushtuesit terroristë, është e vetmja urë lidhëse mes jetës dhe vdekjes, e brishtë si një fije kokrrizë, e fortë si një litar shpëtimi. 

Atdhetarët e mirëfilltë lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e tyre për të pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimet e tyre. 

*** 

Asociacioni është 100% copëtimi, shpërbërja e Kosovës… 

Kosova nuk është pronë private e asnjë individi, partie apo qeverie. As e Kryeministrit. Prandaj, askush përveç qytetarëve të saj nuk mund të vendosë në këtë çështje, ku bëhet fjalë për jetë a vdekje. 

Ndërkaq, shakaxhinjtë e huaj, të ashtuquajtur “ndërmjetës”, sidomos ata sllovakë dhe spanjollë (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, prandaj, meqë janë të zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallen të paaftë për ndërmjetësim), le të krijojnë shoqata (asociacione) paraprakisht në vendet e tyre… 

Qeveria e Kosovës është e obliguar të organizojë një Referendum, në të cilin qytetarët e Kosovës (dhe diaspora) do të votojnë për krijimin ose refuzimin e tij. 

  • A e pranoni asociacionin?
  • A jeni kundër asociacionit? 

*** 

Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë. 

Çdo njeri që mban një magji të fshehtë dhe të rrezikshme në fytyrën e tij; do të ngjall gjithmonë dashurinë e dikujt, por edhe urrejtjen e dikujt! 

Kombi shqiptar është në buzë të greminës, përballë shkatërrimit. Ne jemi të varur nga një fije e hollë, dhe ajo fije është tjerrë nga hija e rastësisë. 

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 
  • Të dashur vëllezër e motra, një sqarim:

    Me kalimin e viteve, shumë bashkëkombës (disa prej tyre i kam takuar, të tjerët jo ende) më kanë pyetur pse në artikujt e mi nuk postoj fotografi timen në të cilën shihem qartë por vetëm këtë aktualen, të cilën në fermën tonë e ka shkrepur gjyshi im nga largësia… Përgjigjem:  

    Kur në vitin 2002 fillova të shpreh mendimin tim për portalet shqiptare, postova foton time të qartë, por u abuzua nga të huajt në disa portale pornografike. Dhe, përveç tjerash, unë jam ushtarak, me liri të kufizuara… Deri më tutje nuk gjendem as në Facebook etj., të paktën jo privatisht.

    Kështu, sipas këshillës së “punëdhënësit”, prindërve dhe bashkëshortes sime, etj., vendosa të mos postoj foto ku të shihesha qartë.

    Por kur të ndaloj së shkruari dhe të botoj një libër të tyre, do të prezantohem me fotografi të qarta. Patjetër…

    PS: Konsideroni veten një laps me ngjyrë. Mund të mos jeni ngjyra e preferuar e të gjithëve, por një ditë dikush do të ketë nevojë që ju të plotësoni foton e tij…Emoji

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu