ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Universiteti i Beogradit themelohet si “shkollë e madhe” në vitin 1808 nga Dositej Obradoviq, e serbomëdhenjt historikisht shqiptarëve ua fusnin kryet nëpër xhami!

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi
____
Serbia historikisht është treguar shumë largpamëse dhe e mençur në raport me Shqiptarët.
Krahasur me ne që përmes islamit ishim në rrugë të shndërroheshim në turq, Serbia, në anën tjetër ishte tepër larg me arsimimin e lartë, pasi Universiteti i Beogradit është themeluar në vitin 1808 , fillimisht si “shkollë e madhe” nga ana e Dositej Obradoviq, një personalitet kyç në arsimimin e popullit serb.
Prandaj, përderisa serbët ishin aq të hershëm në shkollimin universitar, ideologët serbomëdhenj nuk ndaleshin nga përpjekjet e tyre që ta identifikonin shqiptarin me Islamin, gjithsesi duke ia futë kokën nëpër xhami!
Kështu kanë vepruar qyshkur i ka dëbuar me dhunë e terror prej Jagodinës, e sidomos para e pas të së ashtuquajturës Kriza Lindore, e ka shfrytëzuar faktin se po dëbon mbeturina turko-osmane-islamike!
Edhe pasi i dëbuan me gjenocid të jashtëzaonshëm mbi 700 fshatra shqiptare nga Sanxhaku i Nishit e Pirotit, që pastaj sipas “konvenave ndërkombëtare” duhej të ktheheshin në vatrat dhe pronat e veta të mëdha, ata si lejuan të ktheheshin kurrë.
Me shpresën që do të ktheheshin një ditë, shqiptarët i ruajtën vetëm mbiemrat që ishin emrat e fshatrave e krahinave kah i kishin dëbuar dhunshëm.
Për shembull: Nishi, Nishliu, Pllana, Prokupla, Retkoceri, Kurshumliu, Toplica, Gërguri etj.
Madje, shumë shqiptarë të djegur nga malli për ti parë shtëpitë e rrënuara dhe pronat, nuk u kthyen kurrë më atje, se i vranë në oborre shtëpishe apo në arat e dikurshme të tyre.
Kurshumlia në kohën e vet ka qenë më shumë e banuar me shqiptarë, se sa shumë vende të tjera në brendi të Kosovës.
Kurshumlia dhe jo vetëm ajo, banohej me shqiptarë shumë trima që nuk ia kanë lëshuar rrugën as turkut e as serbit.
*
Superarma e islamit, në duartë e Serbisë…!
*
Serbia e zgjeruar terrritorialisht në hapësirat shqiptare, Islamin e ka pasur armën më të fortë antishqiptare për tu arsyeturar para botës.
Edhe pas vitit 1912, ishte e njejta “kangë e saj” në raport me superarmën e quajtur Islam!
Vetëm 12 vite pasi e “çliroi” Kosovën, në vitin 1924 ngriti në Shkup Veliku Medresu “Krala Aleksandra” (Medresën e madhe “Mbreti Aleksander”, që për ironin e fatit vet ai me emrin e të cilit emërtohej kjo medrese ishte kelmendas, shqiptar!), ndërsa në fillim të viteve të ’50-ta te shekullit të kaluar, ajo nxitoi dhe e nisi me Medresën “Alaudin” të Prishtinës, në kohën kur vet Aleksander Rankoviqi dhe politika e tij serbomadhe, nuk e lejonte asnjë shkollë fillore apo të mesme në gjuhën shqipe.
Në atë kohë nga vet Aleksander Rankoviq udhëhiqej Aksioni për Grumbullimin e Armëve në mbarë hapësirat shqiptare, ku mbyteshin shqiptarët në tortura shpesh për armën që se kishin. Qëllimi ishte që të mos tu linin shqiptarëve shteg në jetë dhe që ti detyronin të shkonin “në vendin e tyre” në hapësirat jetësore të Kurdëve e Armenëve, që kishin pësuar gjenocide të shumëta prej Turqisë së re.
Serbia e ka shfrytëzuar me precizitet të madh Superarmën e saj, Islamin, për shtrirjen territoriale në tokat e shqiptarëve.
Ajo në një anë nuk ka lejuar në asnjë mënyrë që Shqiptarët ta harronin Xhaminë dhe Islamin, dhe në të njejtën kohë ka bërë thirrje në mbarë botën duke thënë se ky “mish i huaj” , Shqiptarët pra, nuk kanë vend në keto pjesë të Gadishullit Ilirik se si islamist janë e kundërta e natyrshmërisë së kontinentit europian.
Disa mbeturina mendore ende flasin nga “odat” e ngecjes së tyre mendore për “islamin tradicional” të Serbisë…!
*
“Nasihaet” për kombin, nga ana e “familjeve të mëdha!”
*
E kanë huqur së tepërmi disa familje atdhetare nismën e vonuar për Braktisjen e Fesë Islame.
Askush nuk mund ta detyroj askend që të mos praktikoj fenë e caktuar, por nuk është mirë të propagadosh se familja ime apo familja yte, do të mbesin të këtillë apo të atillë.
Vendosë vetëm ti në emrin tënd e të ndërgjegjës tënde.
Kjo është e mjaftueshme.
Nisma për Braktisjen e Islamit, tashmë është nismë kundër antishqiptarizmit të brendshëm, kundër islamit politik, kundër islamistëve e politik, kundër turkoshakëve.
Pra, është nismë kundër islamizimit antishqiptar, kundër provokimit me “e-zan”, kundër xhamizimit të vendit tonë shqiptar. Kundër dhënies së hapēsirës në media islamistëve, kundër krijimit të “Njeriut të Ri “Arnaut” dhe kundër investimeve të hujaj religjioze në vendet shqiptare, etj.
Eshtë nismë kundër rrëmujës së huaj islamike, që hapur vazhdojnë ta hudhin plehun në vendin tonë.
Vendi ynë nuk është dhe nuk mund të jetë deponi bërlloku, ku hudhen problemt e huaja dhe ku investimet e huaja religjioze bëhen për ta formuar islamikun, qoftë edhe atë më të butin!
Atë që e mbronë islamin nga “odat e burrave”, pa asnjë grua brenda!
Islamizimi bëhet për me të futë në zënkë të përhershme me vetvetën tënde, historinë dhe kulturën shqiptare.
“Familjet e mëdha” , që deri tash nuk e kanë parë islamizmin e madh të vendit tonë që vazhdon të bëhet për interesat e huaja antishqiptare, ato familje edhe nëse janë të mira, – e të mira janë pa dyshim, kanë probleme me dëgjimin dhe shikimin.
Kanë probleme me perceptimin e realitetit, shfytyrimin e madh, që para syve e veshve tanë duan të na e ndryshojnë për interesa antishqiptare!
Kuptojeni e mos lejoni të gënjeheni më tej, se nuk ka pasur e nuk ka më Islam Tradicional.
Ai ka ekzistuar kur imamët e medreseve, që i mbante e mbikqyrte Serbia, nuk e njihnin Kuranin.
Dhe që si gjysmëanalfabetë u flisnin analfabetëve nëpër oda!
Tash pothuaj të gjitha xhamitë janë nën përkujdesjen, qoftë edhe të fshehur të Turqisë neoosmane, pasi ajo i meremetoi dhe ndërtoi ato… !
Dhe po ashtu nën mbikqyrjen e fshehtë të serbo-rusëve !
A po ndërtohen ato për ty apo për interesat e veta…? Apo që ta shtrij ndikimin e saj Turqia me Islam, në vendin tënd!?
Ndikim që i është dashur Serbisë përgjat gjithë hisorisë …!
Tash të gjithë e dijnë, madje disa Kuranin e dijnë edhe përmendësh.
Pranonie apo mos e pranoni, duhet ditë se Kurani është libri bazik, pra kanuni dhe platforma e nacionalizmit arab-islamik.
E “ti”, “ai”, apo “ajo”, a jeni Arab-Turq, apo Shqiptar ?!
Ndërsa “ti” nga odat e humbura të shekullit 21, vazhdo të flasësh kotësira për vetën e farefisin!
***
Por, nganjëhere mendja po të tradhëton dhe “ti” po flet si islamist për Rrripin e Gazes, e jo si Shqiptar, kur po flet në fb se, sipas teje, “Izraelin do ta zhdukë Hamasi dhe vendet arabe” dhe se “Amerika do të tërhiqet larg, në skajin e botës!”.
Duhet me të pyet: A je ti islamist apo shqiptarë, se trimëria yte si islamist nuk i duhet askujt në hapësirat e Gadishullit Ilirik, pasi me këtë mendje të cekët dhe mendimet e marra publike , “ti” sikur ke harruar se Serbinë si shtet e ka formuar dhe e mbanë në jetë Rusia Cariste dhe Federata e sotshme Ruse.
Prandaj , duhet të keni kujdes për secilën fjalë që e thoni, ju që, sidoqoftë, keni kontribuar për vendin, por mos e harroni asnjë herë se kontributet tuaja krahasuar me qëndresën e përgjithshme shqiptare përgjat gjithë historisë antiturke e antiserbe, janë zero e madhe që nuk ia vlenë as që të përmenden.
Mos u lazdroni duke rrëfyer pandërpre histori trimërie të pa mbulesë, se shteti në fund të fundit është për ta zbutur “bishën”, mua , ty apo këdo tjetër…!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu