Këto foto mi nisën sot nga nga një restorant i Novi Pazarit, Tarik Zahitoviqi, Amina Nuraj dhe Sajma Hasanoviq.
Në të vërtetë përpara se të ma dërgonin foton, më thirri në telefon djaloshi Zahiti (Zahitoviq), duke e hapur kamerën ku kishin qenë duke ndejtur në në restaurant të këtij qyteti të Serbisë, që është kryeqendra e asaj pjese të Sanxhakut, sëbashku me Amina Nurajn dhe Sajma Hasanoviqin.
Ishte hera e parë që flisja me kamerë me tre nga të rinjt e Masbjeshkës (Sanxhakut) që i kam intervistuar, ndërsa me Amina Nurajn edhe jam takuar. Ndjeva një kënaqësi të madhe tek i shihja ato fytyra aq të bukura të rinjsh nga ajo anë pothuaj e harruar nga Shqipëria dhe Kosova dhe kënaqësinë që e shprehnin derisa flisnin me mua.
Të tre këta të rinj, janë ndër shumë të tjerë më të vjetër nga Masbjeshka (Sanxhaku), që i kam intervistuar përpara luftës dhe pas saj.
Kjo ka ndodhur në kohën kur si gazetar endesha gjurmëve të pikëllimit dhe të qëndresës njerëzore në Gadishullin Ilirik.
Aminen e kam intervistuar pak para se ajo ti bënte 16 vjet. Duke biseduar me të mendoja se është shumë më e vjetër, për shkak të fjalorit të saj intelektualisht të ngritur.
Andaj, ishte befasi e madhe për mua kur e kuptova se ajo ishte aq e re dhe se si në atë moshë fëmijënore e kishte kuptuar se është Shqiptare dhe donte ta bënte publik njoftimin e saj triumfalist.
Përkatësia kombëtare e gjithkujt, qoftë e Serbit, Shqiptarit, Romit, Indasit a tjetrit, assesi nuk duhet të jetë dhe mbahet e fshehur, pasi fshehja e saj nënkupton se personat që detyrohen ti fshehin përkatëistë e njëmendta kombëtare, bindjet fetare apo afetarizmin e tyre, janë të ndjekur.
As populli Serb e as Populli Shqiptar nuk duhet ta ndjekin askend për shkak të përkatësive etnike a bindjeve religjioze, por ti japin hapësirë e përparësi shpalimit të hapur identitar.
Të rinjt e Masbjeshkës (Sanxhakut) andaj duhet ta kuptojnë se nëse ndihen që u përkasin familjeve shqiptare, pavarësisht se mund ta kenë harruar gjuhën shqipe qyshkur, kanë të drejtë absolute t’i heqin maskat e “boshnjakizmit” të rrejshëm, jo që duhet të kenë vlerësim të keq për boshnjakët, që janë po aq të mirë sa shqiptarët, por askush nuk mund t’ua jep artificilisht identitetin pseukombëtar që s’është i tyre.
Amina Nuraj, Tarik Zahitoviq dhe Sajma Hasanoviq, tre të rinjt që i hodhën maskat e përkatësisë së rrejshme kombëtare dhe iu kthyen shqiptarizmit të mohuar në Sanxhak.
***
Këta të rinj i kam intervistuar për librin tim Biseda (të papërfunduara) me Hasan Mekuli & Intervista nga Masbjeshka-Sanxhaku, Plava dhe Gucia , që shpresoj se do të botohet deri kah fundi i vitit 2023.
Më 04.11.2023
Gjergj – Bajram Kabashi
BRAVO.