ARKIVI:
20 Nëntor 2024

A po tretet nisma “Guxo” në LVV!?

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Sikur është bërë praktikë dhe retorikë e thirrjes në ngjarje historike për secilin zhvillim politik dhe aktivitet të zakontë dhe të pazakontë në vendin tonë, saqë është bërë e vështirë të dallohen datat historike nga ngjarjet e zakonshme!

Thirrja në data historike, retorikë politike

Loja më fjalë me tri datat në të cilat po thirret kryeministri Albin Kurti se janë historike; 14 shkurti, 22 marsi dhe 4 prilli i vitit 2021, jo vetëm që nuk janë historike, janë me afat të kufizuar deri në zgjedhjet e radhës!

Sikurse zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 që nuk janë historike, për shkak se ishin të tetat më radhë në Kosovën e pasluftës, edhe krijimi i ‘Qeverisë Kurti 2’ më 22 mars të këtij viti nuk është datë historike. Datë historike nuk është as 4 prilli i 2021-s, i zgjedhjes së presidentes përmes marrëveshjes politike.

Historike ishin zgjedhjet e para parlamentare të vitit 2001, historike ishte qeveria e parë e dalë nga ato zgjedhje dhe historike ishte zgjedhja e presidentit të parë (Ibrahim Rugova) në Kosovën e pasluftës. Gjithçka tjetër është vazhdimësi e jetës parlamentare deri në ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e presidentit të vendit drejtëpërdrejtë nga populli ose me ndërrimin e sitemit politik, gjegjësisht të kalimit nga sistemi parlamentar në atë presidencial!

Mirëpo historik do të mbetet viti 2021 për ish partinë opozitare që erdhi në pushtet dhe për zonjën që e braktisi amzën (partinë) e saj për t’u katapultuar në postin e presidentit, duke e mashtruar elektoratin rugovian, kinse për formimin e partisë së re “rugoviane” përmes slloganit mashtrues “Guxo”!

Loja me fjalë dhe simbole nuk u bë për shtet, por për pushtet!

Zonja Vjosa Osmani e joshi një pjesë të konsiderueshme të elektoratit rugovian të LDK-së me premtimin (mashtrimin) për formimin e partisë së saj, ndryshe aq lehtë nuk do të shkonin votat e elektoratit rugovian në LVV.

Siq dihet, zonja Vjosa Osmani përmes slloganit mashtrues “GUXO” e zhvendosi një pjesë të konsiderueshme të elektoratit nga LDK-ja në LVV për interesat e saj personale e jo të shtetit të Kosovës siq abuzoj me elektoratin, duke i dhënë kështu goditjen më të rëndë ish subjektit politik në historikun 31 vjeçar!

Quditërishtë, për këtë veprim mashtrues politik Vjosa Osmani u shpërblye me kuorum nga bashkëpunëtorët e saj sorosian dhe surroian nga radhët e LDK-së në parlamentin e Kosovës që i mundësuan zgjedhjen në postin e presidentes si kandidate e LVV-së!

Nuk mund të thuhet se ishte krejtësisht e paguximshme loja e zonjes Vjosa Osmani me fotografi dhe simbole. E hoqi fotografinë e ish presidentit Thaçi nga zyra e presidentit kur ai shkoi në Hagë, por nuk e hoqi edhe nga zemra! Kur gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” e quajti Hashim Thaçin “zagar të amerikanëve”, e para që e kundërshtoi dhe i doli në mbrojtje Hashim Thaçit ishte po vetë zonja Vjosa Osmani, duke thënë se askush nuk ka të drejtë ta quajë atë “zagar të amerikanëve”, duke shtuar se “Thaqi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike”!

Zonja Vjosa Osmani sillet e pshtillet me flamur dardan në presidencë, por jo edhe në takime të përbashkëta me Albin Kurtin dhe zyrtarët e tjerë të LVV-së, ngase aty rregullat e lojës i përcakton dikush tjetër dhe jo ajo!

Subjekti i paralajmëruar, i harruar edhe pas një viti

U mbetet votuesve të zonjes Vjosa Osmani që t’i parashtrojnë asaj pyetjen, pse nuk po e formon dhe regjistron në KQZ subjektin e paralajmëruar tani e një vit më parë, për mosformimin e të cilit para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 arsyetohej me “kohën e shkurtër”, ndërsa tani kur e ka në dispozicion të gjithë kohën e mjaftueshme për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, këtë nuk po e bënë!

Të gjithë i kemi të njohura pengesat ligjore pse zonja Vjosa Osmani tashmë nuk mund të jetë kryetare e partisë, por karrieristen e krisur asgjë nuk e pengon që të jetë anëtare e thjeshtë e një partie të re politike! Por, e vërteta është se zonjës në fjalë, pas arritjes së qëllimit personal (të zgjedhjes në postin më të lartë politik në vend), nuk i bëjnë më përshtypje postet tjera, nuk i interson partia dhe nuk i intereson elektorati i mashtruar rugovian!

Kërkesa e një grupi qytetarësh nga Ferizaji drejtuar KQZ-së për regjistrimin e nismës qytetare “Guxo” për zgjedhjet lokale në këtë qytet pa formimin dhe zyrtarizimin e partisë së re si subjektivitet politik në nivel vendi, duhet kuptuar si një kundërshti ndaj rrugës së gabuar që po e ndjek zonja Vjosa Osmani dhe të arratisurit e tjerë në LVV!

Mungesa e iniciativës për formimin e subjektit të ri politik, është tregues, se edhe në vjeshtë kandidatët për kryetar dhe asambleist nëpër komuna të nismës inekzistente “Guxo” do të garojnë sërish si kandidat të një subjekti tjetër politik. Pak rëndësi ka si e quajmë, tretje (proces kimik) apo shkrirje (proces natyral), nisma “Guxo” lindi nga LVV-ja dhe dhe aty po përfundon pa flamur dardan!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu