ARKIVI:
24 Nëntor 2024

T’i braktisim religjionet…!

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Që të mos keqkuptohet “nisma për të braktisur Islamin”, ajo duhet kuptuar si thirrje për të braktisur religjionet, por meqë kjo nismë është e Kosovës, përqendrohet për braktisje të Islamit, spese kristianët janë sasi simbolike në Kosovë, pa ndonjë ndikim politik.
Fatkeqësisht ka ca idotë (të pa informuar), që shpërdorojnë këtë nismë, prandaj propagandojnë Krishterimin si religjion më përparimtar, me human. Në fakt, Islami është kopje primitive e Krishterimit.
Religjionin Kristian e ka sajuar një marionetë që pushtuesit romakë e kishin penetruar pranë grupit që e rrethonin Jezusin (legjendar / inekzistent), si survejues (spiun). Quhej Saulus (izraelisht: אוּל / Scha’ul). Ishte nga Taurus i Kilikisë. Mendohet, – sipas legjendave kristiane, – të jetë i lindur në vitin 10 dhe duhet të ketë vdekur në Romë në vitin 60. Ky Saulus është konvertuar në Paulus, pas një vegimi që duhet të ketë pësuar. Nga ai moment shndërrohet në kristian dhe fillon të sajon legjenda (mashtrime) për jetën e Jezusit, duke sajuar edhe dogmë përkatëse – për sajim të religjiont të radhës. Në gjuhën biblike Saulus/Paulus quhet Pali i shejt, gjegjësisht Shën Pali.
Në vitin 49 Pali ndërmerr një rrugëtim të gjatë, nga Jerusalemi në Romë, sepse donte ta propagandonte religjionin që po e sajonte. Rrugëtimi kalonte pranë qytetit Filipi (pranë Selanikut të tanishëm). Aty ndalon për pushim. Buzë Lumi has në një grup grash që po lanin pejëra të sapongjyrosur me bojë potpuri. Ai ishte biznes që e zhvillonte Lydia.
Në fakt Lydia ishte emri i prejardhjes gjeografike, sepse ajo ishte nga Krahina e quajtur Lydia (dardane). Para shpërnguljes në Filipi ka jetuar në Tyatira të Lydias (tani quhet Akhisar, në Turqinë e sotme). Prej andej ishte shpërngul në Pilipi, për ta menaxhuar biznesin që ia ka dhuruar pronari i saj, meqë Lydia paraprakisht ka qenë skllave, pasi burri i ishte vra në luftë dhe kishte mbet nanë që rriste tre fëmijë… (sipas romanit historik “Lydia: Purpurhändlerin in Philippi”, i shkruar nga prifti gjerman Josef F. Spiegel).
Duhet të ketë ndodhur në vitin 49. Pali, me shoqëruesin Silas, gjenë strehim pushues te Lydia. Pali shfrytëzon bujarinë e Lydias për ta mashtruar të konvertohet, nga Paganizmi në Krishterim. Në historinë e krishterimit evropian, pikërisht Lydia është njeriu i parë në Europë, i konvertuar në krishterim. Prandaj 3 gushti i çdo viti është shpallë ditë shejtëruese për Shën Lydian.
Megjithatë menaxhuesit romakë të qytetit Filipi e burgosin Palin për atë angazhim diversant, blasfemik…
Përhapja e Krishterimit përndiqej nga sundimtarët romak, deri ë vitin 313. Në këtë vit, Konstandini i Madh, dardan, i lindur në Najsus (Nish), si Perandor i Romës, miraton Dekretin e Milanos, i cili përmban lirinë e shprehjes së mendimit dhe lirinë e praktikimit të të gjitha religjioneve, duke e përmend shprehimisht lirinë për Krishterimin (deri në atë vit i përndjekur).
Aty e tutje ndërpritet përndjekja e kristianëve klandestinë. Në vitin 380 Perandori romak Flavius Theodosius miraton dekret për Krishterimin si religjionin e vetëm zyrtar të Perandorisë Romake. Nga ai moment zë fill imponimi me dhunë i Krishterimit, duke përndjek barbarisht praktikuesit e religjioneve paraprake pagane. Ky vit quhet fillimit të sundimit kristian, i cili simbolikisht quhet “mesjeta e errët 1000 vjeçare e europiane”. Edhe ISIS-i islamik ka qenë lule, nëse do të krahasohej me Krishterimin fashistoid që është praktikuar në Europë nga viti 380 deri të lindja e RILINDJES iluministe evropiane në shekullin 14 (i emërtuar nga Francesco Petrarca, i cili ka jetuar gjatë viteve 1304–1374).
Ky është aspekti historik.
Kë aspektin dogmatik, po të krahasohet teksti i Bibles dhe i Kuranit, do të rezultante se në Bibël ka tekste me përmbajtje edhe më fashistoide se sa tekstet e Kuranit. Bazuar në këtë fakt, broçkullisjet se Krishterim është më human. Tjetra: Krishterimi qenkësh më i mirë se Islami sepse populli ynë para se të konvertohet me dhunë në islam, i përkiste Krishterimit, është një spekulim idiot apo propagandist, për ta komprometuar nismën për braktisjen e religjioneve (siç po i braktisin nordikët, holandezët, blegët, zvicëranët, anglezët, gjermanët, francezët…)!

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Nje sqarim. Bibla perbehet nga Beselidhja e Vjeter dhe Beselidhja e Re. Beselidhja e Vjeter perfshin periudhen prej koheve me te lashta e deri ne pragun e Beselidhjes se Re. Pra Beselidhje e Re eshte pjesa e dyte e Bibles. Beselidhja e Re, apo Ungjilli eshte libri (kushtetuta) e te krishtereve. Ne Beselidhjen e Vjeter ka tekste fashisoide si te tekstet e Kuranit. Ne Beselidhjen e Re askund nuk mund te gjesh tekste dhune apo mizorie.

  2. Z. Albert vetem kete vërejtje keni per budalleqet qe shkruan komunisti , sigurismi i dikurshëm i viteve 1976 – 2010 ??? Cudi paksa kjo indiference e juaj . Vetem ne se jeni Ateist tërhiqem nga vërejtja e mesiperme . Ne se flasin per Ateizem njerez te thjeshte , pa nje te kaluar te erret s’do t’i keqkuptoja aspak ,perkundrazi dhe respekt do te kisha . Nje propagande ku se pari shkruan cfare te pjell mendja e deshira se pari duhet respektuar deshira e kujdo ne nje objekt , teme, qe eshte krejtsisht private .Largimi nga kushdo besim eshte sa intime aq private .Pra krejtsisht shpirtërore. Nuk shoh dallim nga dikush apo disa qe dalin ne prag te shtepise , ne mehalle apo maje majit duke lajmëruar se po ndahem nga gruaja / burri . Ky paralajmërim ne kor do te ngjalle vec te qeshur e gallate . Te paktën unë nuk habitem nga keto pamflete , thirrje ,deshira .qe vijne vetem nga njerez komuniste .Nuk e deklarojne haptas kete doktrine dhe pse trathtohen ne cdo shkrim te tyre. Shqipëria e provoi ateizmin me menyren me te shëmtuar. Ne ate ne krijimin e njeriut te ” RI ” .E le t’a provoje dhe Kosova kete ” mirësi ” qe te shikojne brezat e ardhshëm njeriun e ” fantastik “. Ironike historia e popullit shqiptar ne te dy shtetet perkatese .Perseritet jo rastesisht por qellimisht. Koha do te tregoje me qarte se c’ka dua te tregoj unë. .

  3. Znj. Rita!
    Kam lexuar Biblen dhe Kuranin. As Bibla e as Kurani nuk mundën te me bëjnë per vehte. Nuk jam ekstremist sic jane disa ateistë qe kundershtojne religjionin dhe shkojne deri ne fyerje. Bindjet e mia me shume anojne kah ateizmi. Ky “ateizmi” im fare nuk ka te beje me komunizmin. Perse e them këtë, e them sepse ne mentalitetin tone te jesh ateist menjehere nenkuptohet se je komunist. Pra ateizmin une nuk e shoh nga prizmi i komunisteve. Une komunizmin gjithmone e kam urryer. Dhe gjithmonë kam thene se e keqja me e madhe per shqiptarine, pas pushtimit 450 vjecar osman ishte komunizmi i Enverit. Respektoj te drejten e secilit qe ta ushtroje religjionin. Por religjioni nuk duhet te perzihet ne politikë sic po perzihet (fatkeqesisht) tek ne.
    Sa per z. Kelmendi, nuk di se c’te them. Ka raste kur nuk pajtohem me opinionet e tij por ne shumicen e rasteve me pelqen. Nuk e di se a ishte sigurims i dikurshem apo jo…Nuk do te deshiroja qe thenja yte te jete e vertetë!

  4. Znj Rita,
    ka një keqkuptim, ne në Kosovë nuk duam regjimin e Enver Hoxhës asesi Jo,ai regjim që ka “hangër” bijtë më të mirë të kombit të vet, mos u ktheft kurrë më as në Shqipëri!! Ne në Kosovë nuk duam që një grusht njerëz të vendosin Sheriatin në tokat shqiptare.Kaq! A nuk po e sheh se si duan ta çmendin një Kontinent? Kush e ka lexuar Illyricum Sacrum (Iliria e shenjtë) do të bindet se ne kemi kulturën tonë para Bibelës dhe Kuranit.

  5. Dhe pse hutimi me kaplon tash , respektoj pranimin t’uaj se anoni nga Ateizmi . Pershtjellimi me vjen pasi me poshtë nuk pranoni se jeni bashkudhtar i teorise famekeqe komuniste . Dihet qe ne krejt boten ka individe nga klasa intelektuale te degeve te ndryshme qe deklarohen Ateiste dhe kjo pranohet si nje veti ,cen ( per mua ne kete rast ) e shkeputur nga politika .Ne kete kategori ndoshta hyni dhe ju z. Albert .Tregoni se keni lexuar Biblen dhe Kuranin dhe ,,,,,,,,,,. Eshte mendimi ,deshira juaj private . Ne mbydhje disa fjale per znj. Arta. E vertete qe rregjimin e Hoxhes askush nuk e don me pasi vargonjte e burgut jane copetuar . As ne Shqiperi e as ne Kosove .askush nuk mund te eksperimentoje me me popullin shqiptar .Cdo popull ka kulturen e tij sic thoni ju per kulturen tone Ilire , shqiptare , albaneze . Por te mos njohesh Allahun Zotin , krijuesin e planetit personalisht e shoh si bukeshkalsi . Sic e shkruaj dhe me siper besimin eshte shpirtror ,privat .Thërritja e nje grupi per shkeputje i jep emërtimin bukeshkale . Nentoka e rrjetit te pinjolleve enveriste ( dorasit , bashkpuntoret e ngushte te diktatorit ) jetojnë fizikisht akoma .E nenvizoj nentoka pasi si urithe punojnë, programojne plane ,ide qe sot p.sh.te perputhen me idetë e veprimet e diktatorit dikur ne ate bote .Ne Shqiperi kjo shkeputje filloi me 1991 me ndihmen e pare dhe jo te vogel nga Greqia .Ku nje përqindje e madhe nderruan atesine , emrin ,besimin jo per Kulturen ILIRE por per nje dokument ,leje qendrimi .Gjithmone me ka habitur qendrimi i shqiptareve te Kosoves ne krahasim me ate te Shqiperise kur bisedoja per fene . Shqiptaret e Kosoves asnjehere nuk shprehin përbuzje apo mosrespekt per fene e gjysherve e stergjysherve te tyre . Qe e vazhdojnë dhe sot e kesaj dite .Numërohen me gishtat e dores ata qe jane konvertuar ne besim tjeter si p.sh. z. Kabashi .Dëshire dhe e drejte e cdo kujt . Thirrjet kolektive te ndalohen para se te lexoni mburrjet e uritheve ,pse jo dhe si parrulla te lexohen ne mure e male si dikur ,,,,, se ,,,,,,per kete shkeputje , largim nga besimi , cdo besim e kishte pas thene , parashikuar ‘ heroi legjendar ” gjirokastrit .Qofsha e gabuar 1000 here se sa te vërtetohen c’ka shkruaj !! Nuk dyshoj se ka njerez te sinqerte qe shtyhen thjeshte nga deshira te largohen nga nje besim dëshire, dashuri qe nuk i permbush , nuk ja ka plotsuar lutjet e deshirat .Keto njerez me te vertet i dua t’i kem miq . Dhe se sa shpetim , plotsim te deshirave do te gjejnë ne Kulturen ILIRE ( deshiroj te me kuptoni znj. Arta ketu se nuk shpreh ironi apo nje qasje talljeje ) miqte e mij te pa fe tashme vec shpirti i tyre e din .Se ku kam lexuar diçka qe s’me shqitet nga mendja kurre . Kërkoj ndjese qe e zgjas biseden . ; ” Nje dite ,dikur Djalli po fluturonte lart ne qiell .Befas ndalon ate sorrollatjen e tij shikon Diellin qe shkelqente me rrezet e tij , qe ngrohte nje bote te tere per pak verbohet nga ajo drite ,shkelqim kombinim ngjyrash ultraviolete dhe me duart perpara syve belbezon , therret me ngasherim : – Falme , falme ne pac Zot se jo cdo gje kam urryer ne kete bote ! Do thoni c’lidhje ka kjo me temen qe bashkbisedojme ? Ndoshta asgje , ndoshta per te sinqertet te pafe se mos perserisin fjalet e djallit ne momente kritike apo te fundit .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu