Gjergj Kabashi
___
Tri fjalë për Shqiptarët…!
___
A ju kujtohet se si elitat intelektuale dhe politike të Kosovës dhe ato shqiptare përgjithësisht, me përjashtim të Ibrahim Rugovës, ranë në kurthet e shërbimeve sekrete armiqësore, duke e ndarë popullin që i përkisnin në bazë të përkatësisë fetare?
I kishin përzgjedhur edhe islamistët politik në Tiranë, Prishtinë, Shkup e gjetiu; që ishin njerëzit e besueshëm të Vëllazërisë Muslimane për ta mbikqyrur të ashtuquajturën «çëshje e islamit» dhe përhapur fjalorin panislamik të islamit politik , që rrjedh nga kjo Vëllazëri fetare!
A e dini që fjalori i tillë u është dërguar i gatshëm, vetëm që është dashur tu ofrohet atyre që kishin ndikim në formimin e opinionit publik?!
Me pagesë, kuptohet !
Ky ishte mercenarizëm i kohës moderne, kur përzgjidheshin persona të njohur për publikun që ta fetarizonin politikisht popullin që i përkisnin, për hirë të politikave panislamike!
Sigurisht ju kujtohet se si si rrjedhim i ndikimeve të tilla, «udhëheqësit tonë» filluan ta ndanin popullin në bazë të përkatësisë fetare, njejt si BIK-u, lavdërimmuhaxherët, ridvanaqifët e të tjerë.
Ju kujtohet akademiku Qosja me mësymjet e tij për identitetin e dyfisht kombëtar, Isa Mustafa, një ldk-ist i madh që i shplonte bythët “tuj u falë” në xhami, deri tek këta të fundit?
Ju kujtohet se si kryeakademiku i tashëm, në fillim të viteve të 2000-ta, pra menjëherë pas luftës, se si e kritikonte ndërtimin e Katedrales Katolike “Nënë Tereza” në Prishtinën “me shumicë muslimane”, që ndikoi të ngritej si objekt me ndikimin e Ibrahim Rugovës, kritika që e patën entuziazmuar edhe historianin islamist Muhamet Pirrakun , që ta lavdëronte dhe madhëronte publikisht.
Mua një ish-kryeministër, pa ia thanë asnjë fjalë, më pati thënë në banesën e vet se i përkitkam “pakicës 3 %”.
Njejt si Davutogllu i “depertimit strategjik” me Islam?!
A e patët kuptuar se me këtë donin ti hiqnin qafës shqiptarët e krishterë, që ta bënin vendin “sallamadi” , rrëmujë ku se njef as qeni t’zotin, në mënyrë që të mos mundet askush ta pengoj krijimin e “hezbollahut” – partisë së allahut, he u pshu… në të!
Si dhe të “hamasit tonë”?
Me na e shndërruar vendin tonë Shqiptar në “Kandahar” dhe Lindjen e Mesme?!
Shqiptarët që mendohej se e praktikojnë krishterizmin, duhej gjithsesi të liheshin anash, si “të vegjël” – “pakicë” e pa zë, që të mos të ketë mundësi askush ti pengoj në marshin e tyre triumfues-antishqiptar!
A e mbani në mend ndonjë politikan në pozitë apo opozitë, që e ka kritikuar e-zanin, këtë kushtrim të përjetshëm arab-islamik?
A e ka kritikuar kush faljen provokative rrugëve, shtrimin e “iftareve” politike në rrugët e qyteteve?
Fyerjet antishqiptare televizioneve ?
Jo, jo!
Vetëm intelektualët e ndjekur rrugëve të botës dhe ata brenda Dardanisë, janë kryesisht ata që i dolën së keqës përpara dhe janë mu këta që pa asnjë mëdyshje do të triumfojnë.
Se me Anti-Shqiptarizmin nuk mund të debatohet kurrë!
***
Në këtë mënyrë antishqiptarizmi i pavetëdijshëm fliste me fjalorin e “Vëllazërisë Muslimane” (1928) , të ndaluar edhe në Egjipt!
Të mallkuarit…!
I gjithë organizimi botëror xhihadist, ne krye me Al Kaeda-n, është i frymëzuar prej Vëllazërise Muslimane!
Ndërsa ju…, e përdornit fjalorin e saj!?
Turpi ju mbuloftë, o Shqiptarë naiv!
*
Izraeli, Hamasi, Hezbollahu…, “arnautët” …
*
Eshtë padrejtësi e madhe ndaj jetës të mos ndjesh dhembshuri dhe të mos solidarizohesh me vuajtjet e civilëve të pafajshëm, sidomos të fëmijëve , qofshin ata fëmijë palestinez të Gaza-s, apo të cilësdo pjesë të botës.
Njëherit në këtë botë duhet pasur qëndrim të qartë ndaj prapavijës së solidarizimit religjioz (panislamizmi, për shembull), pasi fjala është për pësimiet e njerëzve, fëmijëve të pafuqishëm.
Nuk duhet të harrojmë se solidarizimet në baza religjioze, paraqesin mungesë emancipimi, urrejtje, shovenizëm religjioz dhe mospranim të tjetrit.
Sikurse qyqari “arnaut” , i krijuar si qenie e shfytyruar në “fabrikat për prodhimin e turqve” (Teki Dervishi), apo të panislamikëve, qysh them une; që janë krijesa të zbrazura nga përkatësia kombëtare dhe ndërgjegja shqiptare, që madje shkojnë aq larg sa se pranon Shqiptarin në vendin e vet…!
Qysh nuk e pranojnë Izraelin dhe izraelitët, palestinezët e ndikuar prej Hamasit, Hezbollahut, Xhihadit Islamik, apo apo qoftë edhe të budallicave “arnaute”.
Si ajo Budallica shqipfolëse, mashkulli i njohur Musliman, që për natë e ke studiove të Kosovës, që pati shkuar para shumë vitesh deri afër Izraelit që të dërgonin ndihma humanitare në Gazë, por që qenë ndalur dhe detyruar të ktheheshin mbrapsh me vëllezërit Musliman me anijen e tyre!?
Dua të them askush në këtë botë nuk ka të drejtë të ketë plane e programe historike për shkatërrimin e popullit tjetër, qysh kanë Serbia dhe Turqia (neoosmane) ndaj Shqiptarëve, apo Arabët dhe Irani ndaj Izraelit.
Me 7 tetor 2023 ishte Hamasi që e bëri një sulm mizor – “historik” ndaj Izraelit, duke i vrarë mbi 1400 veta brenda shtetit izraelit dhe sulmuar me mbi 5 mijë raketa.
Eshtë dhimbje e madhe për secilën jetë njerëzore të humbur, për secilin civil të vrarë, pavarësisht se a është ai palestinez apo izraelit, por sidomos për fëmijët.
Fëmijët e Palestinës po pësojnë, vuajnë dhe vriten për ditë, sherri i Hamasit që deshti ta pushtonte dhe shkatërronte Izraelin.
Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë.
Ndërsa Shqiptarët, nëse duan të mbijetojnë duhet të jenë gjithmonë në KUFI, e jo me dëgjuar kotësira nga trimat e “odave të burrave” – pa asnjë grua brenda…!
Ka kaluar Koha e Heroit të Kombit Ahmet Delia apo rrëfimet për trimëritë e saktificat familjare të kujtdoqoftë.
Popujt që janë të vetëdijshëm se janë fqinj me atë që nuk ka shprehur kurrë pendesë për gjenocidet e ushtruara përgjat gjithë historisë, ata nuk duhet të flejnë kurrë, por ta presin sulmin eventual armiqësor në KUFI.
Ashtu ruhet paqja, që e duam të gjithë !
Fotot u morën nga portali norvegjez VG (Verdens Gang)
___
Ku është Prokuroria…?
___
Prokuroria e Pejës por edhe shërbimi përkatës policor i Kosovës në atë qytet të madh të vendit, në vend se të merret pa asnjë arsye me hetime rreth braktisjes vullnetare-paqësore të fesë islame, do të duhet të merreshin me ata që për qëllime qartësisht antishqiptare “ua kanë ngulur sytë” fëmijëve në shkolla për ti asimiluar në islamik!?
Islami dhe asnjë fe tjetër që dikush do ta braktisë apo mos ta braktisë, nuk ka pse të jetë çështje që u dashka ti preokupoj organet shtetërore.
Madje, parasëgjithash Ministrja e Arsimit të Republikës së Kosovës, Zonja Arbërie Nagavci, në mënyrë sa më të shpejt do të duhej të dilte me një vendim ne nivel ministror, sipas të cilit askush nuk guxon të manipuloj me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme , duke i futur turinjt islamik nëpër shkolla.
Populli shqiptar gjithandej duhet ta thërras shtetin, por nëse shteti nuk do të dëgjoj duhet të bisedojnë me hoxhën e caktuar se “pse po nxiton” që të krijoj islamist prej fëmijëve?
Islami politik në mbarë botën ua mësyn fëmijëve se e di se në fazat e hershme jetësore të fëmiut nguliten idetë që prej asaj moshe e gjithë jetën pastaj e mbajnë individin peng të islamit, duke “i vënë syze” jo vetëm për të pa , por syze të errta edhe në ndërgjegje , që e bëjnë defekt në jetë !
Pse fëmijët u dashka të preokupohen me fe dhe pse ata u dashka të dehen me religjion, kur i kanë planprogramet mësimore të lëndëve në shkollën laike të shtetit të Kosovës?
Dikush naivisht mund të flas për “mina” e “përçarje kombëtare”, duke synuar që vëmendja popullore të hiqet nga indoktrinimi dhe shovenizmi islamik.
Ne duhet domosdo ti mësojmë fëmijët, qofshin ata nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, për vlerat edukative dhe botëkuptimet shkencore, për kulturën, historinë kombëtare, për humanizmin dhe liritë dhe të drejtat e njeriut dhe para së gjtihash për Kufinjt e Kosovës, e jo për shtrirjen dhe kufinjt e islamit!
Të tjerat nuk kanë se për çka ti interesojnë asnjë nxënësi të Kosovës, sidomos jo shqiptarëve.
***
Kushdo qoftë ai imam që nënshkruan ftesa të tilla, apo cilido imamë që sillen si polici religjioze islamike rreth shkollave në Kosovë, duhen të përcillet dhe ndiqen penalisht për veprimtari antikombëtare e antishtetërore, pasi Kosova ka nevojë të formoj njerëz të arsimuar, të edukuar dhe me botëkuptime shkencore për jetën, e jo fëmijë që dikush e shihka të arsyeshme për shkak të dehjes së vet me islam apo agjendave islamike, ti ndaj nxënësit nga fëmijëria dhe ti bindë se qenkan Musliman!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para pak ditësh tha:
“Vazhdojmë me investime në trashëgimi kulturore. Punët nuk po ndalen.
Ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm.
Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm.
Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen.”
Bravo, Kryeministër !”
***
Sidoqoftë, Kryeministër, Arbër Gashi, njëri ndër nismëtarët për Braktisje e Islamit, i është përgjigjur preokupimit tënd për “investime në trashëgimi kulturore”, me këto fjalë: “Investimet e qeverisë së RKS në Hamamin e Gazi Mehmet Pasha Sokolloviq (Bajica Nenadiq), vezirit të madh të Perandorisë Osmane, uzurpatorit të Patrikanës së Pejës. Kaq rreth investimeve në kulturën islamosllave.”
A e ke dëgjuar vërejtjen e tillë, z. Kryeministër…?
Pastaj, a more deri tash ndonjë masë për ta shkarkuar Arbër Vokrrin, që në “iftarin” e Shefqet Krasniqit u shfaq si një nostalgjik-osmanli i madh, duke i shpaluar planet për “pushtimin e Europës”, – pasi islamizimin e shqiptarëve e konsideroka punë të kryer, pra për të vazhduar aty ku e kanë lënë paraardhësit e tij turq-osmanlinj?
Atëhere kur na patën shndërruar në pjesë të thesit me m… të Perandorisë Osmane?
Nuk është lehtë të dihet se a do të këndellesh apo nuk do të këndellesh kurrë, por ajo që dihet është se gara çubilloviqiane për shkatërrimin e popullit shqiptar me Islam është duke vazhduar, ku pseudopolitikanët “shqiptarë” po shtyhen me njëri-tjetrin se kush po e asimilon-islamizon më shumë popullin shqiptar.
_____
Shin videon e Hamamit të Gazi Mehmet Pasha Sokolloviq në Prizren (Bajica Nenadiq), vezirit të madh të Perandorisë Osmane, që e serbizoj , uzurpoi dhe pushtoj Patrikanën e Pejës.