ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Poema e mjerimit

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Të jesh në këtë vend i varfër në xhep dhe i pasur në kokë e zemër, do të thotë të përballesh për çdo ditë jo vetëm me një luftë të ashpër për mbijetesë, por edhe me një cenim permanent të dinjitetit njerëzor.
Sepse pikërisht njerëzit që kanë plaçkitur dhe rrënuar gjithçka para vetës, të mbajnë ligjërata duke të të thënë: “nëse nuk je për vetveten, s’je për askënd”.
Sepse nuk mund ta imagjinojnë që jeta në Kosovë, me një pagë të rëndomtë, të bën automatikisht të varfër.
Sepse pagat në krahasim me nevojat thelbësore, çmimet dhe kostot e jetesës, janë aq të ulëta, saqë sidomos peshqit e vegjël dhe të ndershëm që s’dinë të notojnë në ujëra të turbullta, i shndërrojnë në lypsarë.
Apo në mumie që vegjetojnë para vetës si hije, të shokuar nga ajo që po u ndodh pa pikën e fajit.
Që vegjetojnë para vetës si njerëz të vdekur për së gjalli nga shokimi, gërdia dhe neveria me atë që shohin, dëgjojnë dhe përjetojnë për çdo ditë.
Ndërkaq ata që u mbajnë ligjërata dhe japin lëmoshë, janë në fakt xhelatët e tyre dhe të familjeve të tyre.
Sepse ata përmes manifestimit dhe celebrimit të përkryer të pafytyrësisë, poshtërsisë dhe energjisë së paskajshme krimogjene, respektivisht përmes përdorimit të bërrylava në pushtet, kanë celebruar dhe jetësuar ambicie të papara lakmitare, grykëse dhe gllabëruese dhe në këtë mënyrë i kanë sjellë në buzë të greminës viktimat e tyre.
Po, po pikërisht ato viktima, të cilave u mbajnë ligjërata dhe predikte mafioze, në emër të moralit cinik dhe dashamirësisë së rrejshme.
Ajo që më lë pa tekst e për të cilën kam shkruar në librat që kam ndërmend t’i botojë në tri gjuhë, (sepse fatmirësisht këtë talent e kam nga natyra), do t’i dedikohet pikërisht sojit të tillë të specieve dy këmbëshe, të cilët nuk ngopen me asgjë, aq që janë të poshtër, lëkurë trashë, tru tredhur, grykës, lakmitarë, egoist, krimogjen, psikopatik, narcisoid, sadist dhe dashakeq ndaj të tjerëve.
Në librat e mia atyre do t’ua deshifroj madje edhe hieroglifet gjenetike, e lërë ma karakterin e zi si katran dhe unin e zjarrtë për të poseduar gjithçka si flakadan.
Unë e di që atyre nuk u ha palla pavarësisht cilësisë së fjalëve më të cilat i përshkruaj, por edhe unë e di që fjalët e mia janë në gjendje mrekulli për të prodhuar.
Dhe jo rastësisht pikërisht të tillët në momentin e parë që kam filluar ta përkrah ndryshimin e nevojshëm dhe domosdoshëm në këtë shoqëri dhe shtet, më kanë quajtur utopist.
Mirëpo analizat, prognozat dhe diagnozat e mia kanë dëshmuar se jam shumë, shumë realist.
Sepse asgjë të keqe që ka ndodhur në këtë shoqëri dhe shtet, nuk kam lënë pa përshkruar dhe paralajmëruar deri në detajet më të imta.
Dhe ja ku janë sot.
Është koha që të bëj diçka edhe për vetveten, sepse edhe ata të cilët i kam përshkruar dhe identifikuar si pishtarë të shpresës jo vetëm që nuk ma kanë lehtësuar, por edhe ma kanë vështirësuar jetën.
Tek e fundit unë nuk jam aspak i rëndësishëm për këtë botë, por fëmijët e mi dhe të popullit tim, janë gjithçka për mua.
Sepse janë engjëjt e vetëm të Universit, prandaj shumë i dua.
Dhe më besoni :
Pikërisht te tillët do goditën dhe shokohen nga rezultatet e punës sime dhjetëfish më tepër, sesa që jam goditur dhe shokuar unë nga keqbëria e tyre..

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu