Lirim Gashi, Prishtinë
Dua ta ndajë një shqetësim me ju.
Kam informata që Krimineli Vuçiq po planifikon së bashku me kriminelët tradhtarë Edvin Kristaç Ramen, Ali Ahmetin, Baton Haxhiun dhe disa politikanë të shitur nga radhët e Ldk-së dhe Pdk-së, trazira në Veri të Kosovës, në muajin tetor.
Qëllimi është ndarja e Kosovës, respektivisht bashkangjitja e Veriut Serbisë dhe pjesës së mbetur jofunksionale Shqipërisë.
Frika e tyre nga Albin Kurti është aq e madhe, saqë për ta pamundësuar realizimin e qëllimeve të tij skajshmërisht të drejta, duhura, dobishme, humane, atdhetare, legjitime dhe legale, ata janë në gjendje për t’ia dorëzuar Vuçiqit jo vetëm veriun, por edhe gjysmën e Kosovës.
Sepse në tradhti e shohin shpëtimin e vetëm nga përgjegjësia dhe llogaridhënia politke e ligjore, për krimet e panumërta politike, ekonomike, financiare, monetare, pronësore, diplomatike, arsimore, shkencore, shëndetësore, kulturore dhe edukative.
Prandaj apeloj tek Qeveria Kurti dhe populli i Kosovës, që të jenë sa më vigjilentë dhe të mos lejojnë lojëra të tilla fatale.
Qeveria Kurti duhet t’i njoftojë për këtë sidomos amerikanët, gjermanët, britanikët dhe izraelitët.
Jo pse ata nuk e dinë, por në mënyrë që ta kuptojnë se edhe ne dimë diçka.
Albin Kurti duhet të krijojë mardhënie aq të besueshme me amerikanët, britanikët, gjermanët dhe izraelitët, saqë të mos depërtojë as letra më e hollë në plasaritjet që ia krijuan në legjislaturën e kaluar tradhtarët vendorë, me qëllim që të shpëtojnë nga përgjegjësia, llogaridhënia dhe konfiskimi i pronës së plaçkitur materiale dhe monetare.
Dhe ata këtë e bënë pa asnjë mëdyshje me direktivën e Vuçiqit, Edi Rames dhe Hashim Thaçit, të cilët në kriminelin Grenell e gjetën një biznismen të gatshëm për korruptim.
Këta njerëz janë aq të poshtër, saqë nuk ka shkrimtar, poet, filozof dhe shkencëtar që mund t’i përshkruaj me fjalë.
Për ta shpëtuar plaçkën dhe prapanicën e tyre, këta (pa) njerëz janë në gjendje që ta kthejnë Serbinë sërish në Kosovë.
Sepse në familjet e tyre nuk e paten asnjë viktimë.
Sepse i larguan me kohë nga Kosova.
Po flas për njerëzit vendimmarrës, jo për ata që e rrezikuan dhe dhanë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre, për lirinë e ketij populli dhe pavarësinë e këtij shteti.
Prej tyre kurrë mos u tutni.
Ata jetojnë për ta parë Serbinë e këtillë siç është në kurriz.
Donika duhet të jetë në kontakt të përditshëm me gjermanët, ndërsa Vjosa me amerikanët, britanikët dhe izraelitët.
Albini do të bënte mirë sikur të krijonte raporte sa më të ngushta dhe besueshme me shtetin e Izraelit.
Sepse vetëm preventiva në raste të tilla e neutralizon qëllimin.
Me pëlqeu shumë mënyra se si u prezantua në Greqi.
Mjerimi dhe fatkeqësia më e madhe e këtij populli është fakti që këtij njeriu kaq të ditur, të ndershëm, të drejtë, të pa korruptuar, të vyer, të dobishëm dhe atdhetar, nuk ia mundësoi shumë më herët ardhjen në pushtet me kaq shumë vota.
Sepse do ta kishte kursyer 100% vetveten nga krimi, varfëria, mjerimi, migrimi, helmimi dhe tradhtia.
Krejt për fund një sqarim :
Mos e ngatërroni fjalën trazira me ndërhyrje ushtarake apo luftë frontale.
Sepse në këto rrethana për Serbinë lufta frontale do të ishte fatale.
Prandaj ajo zhvillon ndaj Kosovës luftë speciale.
Sepse lufta speciale është në raste të tilla për armikun shumë më e dobishme dhe produktive, ndërkaq për ne shumë më e vështirë për t’u lexuar.
Prandaj mos i përzieni dardhar me molla duke pirë në këtë vapë kaq të madhe CocaCola.