ARKIVI:
6 Prill 2025

Shqiptarizëm apo fe shqiptarizmi?

Shkrime relevante

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”

Nexhmije Mehmetaj Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe...

Zonja Anna Luhrmann, kërcënimi juaj vie nga lëshimet ndaj serbëve dhe masat ndaj Kosovës

Në foto: Anna Luhrmann Gani I. Mehmeti Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe...

Mbresa e kujtime apo kur e prisnim të shtunave Ali Sutajn

Arif Molliqi, Llukë e Epërme  Mbresa dhe kujtime KUR E PRISNIM TË SHTUNAVE ALI...

Refugjate, në vendin tënd…!

Dijana Toska, gazetare, Shkup Të ndjehesh refugjate në vendin tënd! Si ta duash...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Për ditë e javë është bërë temë e nxehtë iniciativa deçanase për braktisje vullnetare të fesë islame! Duke pasur parasysh 24 vite të promovimit të vehabizmit si “rrënjë” e fesë islame apo e Kuranit origjinal, na dolën pantollshkurtë, njekrrat, qullafa haxhinjësh, burka, shamija, uniforma arabe, madje dhe aksesorë, stoli e parfume orientale. U ndërtuan shumë xhami, u shkolluan shumë kuadro hoxhollarësh për t’i ndrrue shtetit laik të Kosovës dhe përcaktimin e tij sekular. Tani klerikët pretendojnë se në Kosovë ka 95%
muslimanë, duke përfshirë këtu shqiptarët, romët, egjiptasit, ashkalinjët, turqit, goranët e madje dhe Radovanin serb, qe u konvertua në musliman para pak ditësh, nga fundamentalisti, Shefqet Krasniqi. Tendenca e tillë e hoxhollarëve është mohimi i kombit shqiptar, si dominues në Kosovë, sipas kërkesave të agjenturave qe financojnë këta antikombëtarë!
Ndërtimi i xhamive të panumërta, edukimi i adoleshentëve në to përmes ligjeratave me karakter fetar, nuk ka tjetër qellim veçse largimin nga kombëtarja dhe përfaqësimi i vlerave naive dogmatike fetare.
Kjo iniciativë, deçanase, nuk me duket e pa qëlluar sidomos sot kur populli shqiptar është pranë shkatërrimit kulturor, gjuhësor, tradicional, trashigimor, demografik, gjeografik e historik!
Slogani, ” Feja e shqiptarit është shqiptaria” e nxjerrur nga vjersha e Vaso Shkodranit,
“O moj Shypni”, është i duhur, po lë mbas disa dilema. Sipas një foto, qe pash sot të lansuar në internet, se me 6 maj 2024, do të bëhët zyrtarizimi i i “fesë se shqiptarizmit”, lë prapa shumë paqartësi!
E para, çdo fe e lindur, deri me sot ka një profet përmes, të të cilit përhapët dogma fetare!
E dyta nuk mund të ketë fe e shqiptarizmit, sikur qe nuk mund të ketë fe të serbizmit, polonizmit, të anglizmit apo spanjizmit.
E treta Feja nuk mund të lindë me një dekret dhe kur të teket ose t’u teket ndonjë grupi njerëzish, qofshin figura të njohura apo personalitete publike dhe e Katërta, asnjë fe nuk prediekon kombin, veç dogmën mbi zotin dhe botën irreale të amshueshme.
Unë mendoj se kjo iniciativë duhet të ketë qëllimin thelbësor, largimin nga besimi islam, si dogmë e rrezikshme antishqiptare. Sidomos në këtë kohë, kur po luan rolin dekombëtarizues, përmes klerikëve muslimanë.
Promovimi i 6 majit në Prishtinë do të ishte kuptimplotë sikur të kishte qëllimin e ikjes nga islami dhe kthimi në rrënjët tona, traditën tonë origjinale pagane! Me respekt Bajram Binaku, prof.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu